• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Ç’po ndodh me Euron? Arrin nivelin më të lartë në tregun vendas pas 5 muajve

nga Fast News
5 years më parë
në Ekonomi
0
Ç’po ndodh me Euron? Arrin nivelin më të lartë në tregun vendas pas 5 muajve
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Euro ka kërcyer sot mbi 123 lekë, për herë të parë që nga fillimi i nëntorit të vitit të kaluar, duke u këmbyer në këtë mënyrë në nivelin më të lartë të 5 muajve. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 123.03 lekë, ose 0.14 lekë më shumë se një ditë më parë, niveli më i lartë që nga 7 nëntori 2019.

Monedha e përbashkët ka shfaqur shenja mbiçmimi përgjatë gjithë kësaj jave. Ekspertët e tregut valutor pohojnë se rritja e euros ka ardhur si rrjedhojë e kufizimit të aktivitetit të tregtisë pas masave për mospërhapjen e koronavirusit.





Që prej disa ditësh Shqipëria është vënë nën masa të rrepta të bllokimeve të lëvizjeve, çka ka sjellë pothuajse një paralizë totale tek bizneset në vend.

Në bursa, euro ka rënë ndjeshëm gjatë javës së fundit, duke zbritur në 1.074 dollarë gjatë ditës së sotme, nga niveli i lartë prej 1.14 dollarë që ishte në fund të marsit, si rrjedhojë e frikës së pasojave që do të ketë për ekonominë europiane shpërthimi i koronavirusit, ku Italia e Spanja po rezultojnë më të prekurat.

Rritja e euros në tregun e brendshëm, në një kohë që në bursa është në rënie është një tregues i ofertës së ulët për të në tregun vendas. Por ekspertët e tregut valutor pohojnë se ky kurs nuk është real.

Aktorët kryesorë të tregut thonë se këto ditë, edhe pse janë hapur me orar të reduktuar, nuk ka pasur asnjë lloj këmbimi dhe shkëmbimi. “Sot janë hapur pikat e këmbimit valutor, duke u përshtatur edhe me oraret e reja të qarkullimit të individëve, vetëm dy ore dhe neser  bankat tregtare do të jenë pushim. Sipas burimeve tona as tregu bankar nuk ka pasur ndonjë lëvizshmëri apo qarkullim të valutave. Megjithatë ecuria është normale për situatën që është,- u shpehën ata për Monitor.

Ekspertët argumentojnë se nëse do  të ishte si në botë, sikurse ka ndodhur në Britani apo ne BE me euron, luahtjet do të ishin shumë më të mëdha. Në vendet e mëdha monedha e reflekton e para krizën.

Sipas tyre edhe bankat janë pothuajse pa punë, me volume këmbimi të pa konsiderueshme. Ndërsa për sa i përket afatit të fundit për pagesën e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore, burime nga tregu bëjnë me dije se se vtëm kompanitë e mëdha janë munduar të bëjnë pagesa këto kohë.

Për aktorët e tregut ky nuk është një çmimi real, pasi ai përcaktohet në momentet kur ka shkëmbime tregtare, pra ka shit-blerje, tani po flasim për situata të jashtëzakonshme vëllimet janë në pikën më të ulët. Nëse në situatë normale aktorët e tregut masnin vëllime deri në 10 milionë euro, aktualisht janë në 0.5 mln euro.

Rritje ka shënuar edhe dollari, që këmbehet me 113.37 lekë, duke u këmbyer në nivelin më të lartë që nga nëntori 2017.

Revista Monitor

Pas

Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta gjyqtari i Matit (EMRI)

Para

Po nuk u mbyllëm, do të duhet të bëjmë spital stadiumin kombëtar!

Para
Po nuk u mbyllëm, do të duhet të bëjmë spital stadiumin kombëtar!

Po nuk u mbyllëm, do të duhet të bëjmë spital stadiumin kombëtar!

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

nga Fast News
14:58 | 09/09/2025
0

Del raporti: Cmimet rriten lehtë në gusht, ndikojnë kryesisht ushqimet

Del raporti: Cmimet rriten lehtë në gusht, ndikojnë kryesisht ushqimet

nga Fast News
14:56 | 09/09/2025
0

UMSH marrëveshje bashkëpunimi me Qendrën e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve, ja mesazhet që u dhanë

UMSH marrëveshje bashkëpunimi me Qendrën e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve, ja mesazhet që u dhanë

nga Fast News
14:49 | 09/09/2025
0

Në Tropojë, një nga projektet më të mëdha për energjinë e erës, ja kush e financon

Në Tropojë, një nga projektet më të mëdha për energjinë e erës, ja kush e financon

nga Fast News
10:34 | 09/09/2025
0

Recent News

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

14:58 | 09/09/2025
Del raporti: Cmimet rriten lehtë në gusht, ndikojnë kryesisht ushqimet

Del raporti: Cmimet rriten lehtë në gusht, ndikojnë kryesisht ushqimet

14:56 | 09/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar