Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka zbuluar më shumë detaje rreth dy personave të parë të prekur nga koronavirusi në Shqipëri.
Njëri prej tyre është i riu 28-vjecar banues në Tiranë, i cili konsiderohet tashmë si “pacienti zero”-
I kthyer nga Italia, ai infektoi dhe të atin.
E ftuar në “Opinion”, Manastirliu shpjegoi disa simptoma që këta pacientë kishin.
“Kishin temperaturë, jo temperaturë të lartë, diare dhe këputje muskujsh. Menjëherë urgjenca kombëtare ka shkuar te ata dhe ka marrë tamponët përkatës dhe janë çuar në laborator. Kontakti me ta teksa kanë shkuar në spital ka qenë i mbrojtur.
Ata kanë qenë në shtëpi dhe iu është këshilluar të qëndrojnë në shtëpi deri në daljen e analizave. Ka një protokoll sipas OBSh që përcakton se kujt i merren mostrat.
Ndërkohë që ata janë një familje e madhe dhe menjëherë është ngritur alerti për të bërë hartëzimin. Sigurisht që është një punë e madhe. Ka filluar me 14 persona që kanë qenë më pranë dhe priten të dalin analizat”, tregoi Manastirliu.