• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Çfarë ofertash do të ketë për internetin? Rama i zbulon një e nga një (VIDEO)

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet
0
Çfarë ofertash do të ketë për internetin? Rama i zbulon një e nga një (VIDEO)
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama ka dalë sërish me një video mesazh, ku ka bërë thirrje për të gjithë qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar përhapjen e COVID19.

Ai u është drejtuar më shumë të rinjve, pasi edhe ata janë të rrezikuar sipas tij për tu infektuar, dhe solli shembull SHBA, ku 40% e të prekurve ishin të moshës 20-45 vjec.





Kryeministri ndër të tjera shpjegoi edhe ofertat në lidhje me internetin.

“Edhe unë në shtëpi sot dhe më vjen të qesh se ajo puseta e hapur dixhitale që kishte përhapur fjalën nuk shkoj në zyrë nga frika. Unë kam qenë i detyruar të shkoj në zyrë se ma ka dashur puna, por trimëria është të rezistosh mos të dalësh.

Mbrëmë shifrat e të prekurve në SHBA ishin të frikshme për rininë. 40 % e të shtruarve janë nga 20-45 vjeç dhe jo pak prej tyre në gjendje të rëndë. Është e vërtetë që ky armik merr në botën tjetër përgjithësisht ata që janë më të moshuar të dobët, por është e pavërtetë që të rinjtë janë të paprekshëm, madje edhe fëmijët nuk janë 100% të paprekshëm. Sot në Izrael luftohet për jetën e një fëmije 9-vjeçar. I lutem atyre që luajnë mes orës 4-6 të mos dalin nga shtëpia, se mund të transportojnë bombat dhe të vrasin mos e dhënë kurrë zoti, prindërit dhe gjyshërit, por mund të humbasin edhe jetën e tyre.

Është krijuar një kordon digjital. në kushtet kur shumica e qytetarëve po ushtrojnë një pjesë shumë të rëndëishme, pjesën më të madhe të veprimtarisë së tyre online, dhe po bëhet një përpjekje për të mos ndërprerë mësim dhënien online, këmi inkurajuar fuqishëm operatorët e shërbimeve elektronike dhe të ofrojnë për të gjithë abonentët internet me cilësi të lartë.

Në këtë kontekst edhe pas testeve që janë bërë dhe janë koordinuar në bashkëpunim me Vodafone Albian, Telecom Albania dhe Abcom, së pari do të keni 50% më shumë internet falas deri në fund të muajit, së dyti kanale falas përfshirë dhe RTSH-në që jep leksione.

60% më lirë krahasuar me ofertat normale për të gjitha paketat që kanë programe me fëmijë.

Ofertë për një muaj gratis për cdo paketë të re abonimi internet me Abtelecom.

Cdo paketë e re apo kontratë do të ketë përfshira të gjitha ofertat.

Këto janë maksimumi sot për sot. Përvoja e vendeve të prekura dëshmon se mbingarkimi i rrjeteve dhe abuzimi i përdorimit të tyre sjell kolapsin që nuk dëmton vetëm cilësinë, por kompromenton edhe dëmtimin e rrjetit. Situata në këto vende ku u ofrua në mënyrë jo realiste internet dhe paketa falas, pati probleme që ishin shkatërruese për abonentët. Javët e fundit është vënë re një rritje e kuptueshme e internetit në shtëpi. Jini të vëmendshëm për një përdorim të internetit në mënyrë të përgjegjshme. Përgjegjshmëria është e rëndësishme dhe për këto kohë është i nevojshëm interneti. Kursejeni internetin për ato komentet e panevojshme me këtë faqe. Kam një respekt për ato komente që kanë pyetje dhe kërkesa, por ato komentet pa lidhje mund ti evitoni.”, u shpreh Rama.

JA ÇFARË DO BËJMË PËR INTERNETIN SIÇ JU’A PREMTOVA, POR JU LUTEM SI KRISHTIT E MUHAMETIT, MOS DILNI XHIRO PO RRINI NË SHTËPI

DHE TË RINJTË TA DËGJOJNË MIRË FILLIMIN, SE NUK JANË ASPAK TË PAPREKSHËM EDHE VETË NGA ARMIKU, PËRVEÇSE MARRIN NË QAFË PRINDIN A GJYSHEN alt=”?” draggable=false role=img class=emoji v:shapes=”_x0000_i1026″>

NE DO T’IA DALIM VETËM NËSE NUK DO TË TRADHËTOJË ASKUSH PREJ NESH!

Pas

Frika nga koronavirusi: A duhet ti lini fëmijët tuaj të luajnë me fëmijet e tjerë?

Para

Humb jetën shqiptari i tretë nga koronavirusi, ja shteti në të cilin ndodhej

Para
Humb jetën shqiptari i tretë nga koronavirusi, ja shteti në të cilin ndodhej

Humb jetën shqiptari i tretë nga koronavirusi, ja shteti në të cilin ndodhej

Të Gjitha

Shifrat e fundit/ Turistët rrisin konsumin dhe të ardhurat në buxhet

Shifrat e fundit/ Turistët rrisin konsumin dhe të ardhurat në buxhet

nga Fast News
16:37 | 17/06/2025
0

Nafta e Patos-Marinzës “shpëton” eksportet, në rënie produktet e tjera shqiptare

Nafta e Patos-Marinzës “shpëton” eksportet, në rënie produktet e tjera shqiptare

nga Fast News
16:27 | 17/06/2025
0

Gati marrëveshja e pensioneve me Serbinë, ende larg ajo me Greqinë

Gati marrëveshja e pensioneve me Serbinë, ende larg ajo me Greqinë

nga Fast News
16:20 | 17/06/2025
0

Me sukses jo domosdoshmërisht do të ndiheni të përmbushur, si ta dashuroni atë që bëni

Me sukses jo domosdoshmërisht do të ndiheni të përmbushur, si ta dashuroni atë që bëni

nga Fast News
16:17 | 17/06/2025
0

Recent News

Shifrat e fundit/ Turistët rrisin konsumin dhe të ardhurat në buxhet

Shifrat e fundit/ Turistët rrisin konsumin dhe të ardhurat në buxhet

16:37 | 17/06/2025
Nafta e Patos-Marinzës “shpëton” eksportet, në rënie produktet e tjera shqiptare

Nafta e Patos-Marinzës “shpëton” eksportet, në rënie produktet e tjera shqiptare

16:27 | 17/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar