• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Buxheti ka para për të përballuar krizën të paktën për 3 muaj”, Basha: Të anullohen 120 milionë euro koncesione

nga Fast News
5 years më parë
në Të gjitha
0
“Buxheti ka para për të përballuar krizën të paktën për 3 muaj”, Basha: Të anullohen 120 milionë euro koncesione

Kryedemokrati Lulzim Basha

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se buxheti i shtetit mund ta përballojë krizën e koronavirusit për 3 muaj.

Gjatë një komunikimi me gazetarët, Basha tha se nëse anulohen koncensione me vlerë 120 milionë euro rriten shanset për qytetarët për të përfituar dhe të mos vuajnë në këtë situatë.



Më tej kryedemokrati theksoi në fjalën e tij se Shqipëria nuk ka asgjë më pak se vendet e rajonit dhe se për këtë arsye nuk duhet të bëjë asgjë më pak se këto vende.

Lulzim Basha: Nuk ka nevojë të merremi me modelet që kanë mundësi ekonomike të ndryshme nga vendet tona. Mjafton të shikojmë përkushtimin e vendeve të cilat kanë ekonomi të ngjashme, buxhete të ngjashme dhe sfida të ngjashme me vendin tonë. Prandaj le të rrimë tek Kosova, le të rrimë tek Maqedonia e Veriut për të parë se si mund të zgjidhim problemet nëse ka vullnet, nëse ka vizion dhe nëse ka dëshirë për të ndihmuar njerëzit.  Në këtë kuadër ne kemi propozuar një paketë të plotë e cila ka të bëjë me të gjitha aspektet. Ka të bëjë me aspektin në shëndetësi, ka të bëjë me detyrimet e shtetit që burojnë nga shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, ka të bëjë me efektet ekonomike të krizës dhe masat që duhen për të garantuar stabilitetin ekonomik të vendit, ka të bëjë me efektet tek shtresat në nevojë, tek shumica e njerëzve që janë në vështirësi të mëdha ekonomike sot dhe ka të bëjë po kështu me mënyrën sesi mund të garantojmë mirëfunksionimin e autoriteteve shtetërore në këto kohë krize. Këto propozime i kemi bërë në mënyrë të vazhdueshme dhe të përditshme do të vazhdojmë t’i ndërmarrim.

Por le të marrim një shembull edhe një herë, si mundet që Shqipëria t’i dalë parë dhe jo ta ndjekë pas pasojat e krizës së koronavirusit në ekonomi? Duke bërë të mundur që jo vetëm të flasim, por edhe të veprojmë. Në qoftë se tjetër flasim dhe tjetër veprojmë, atëherë të jeni të sigurtë që kriza ekonomike do të shkatërrojë me qindra mijëra vende pune. Edhe sot që flasim asnjë qindarkë nuk është shpërndarë për njerëzit në nevojë. Njerëzit kanë nevojë për mbështetje financiare, kanë nevojë për para. Përgjigjja për pyetjen ku t’i gjejmë paratë është fare e qartë:  anullo 120 milionë euro kontrata koncensionare si fillim. Sot e ke krejtësisht të mundur me ligjin për fatkeqësinë natyrore.

Së dyti, rialoko 140 milionë euro të tjera nga shpenzime operative, shpenzime luksi dhe shpenzime të tjera të cilat nuk janë domosdoshmëri në kushtet e krizës. Kjo shumë do të mjaftonte për të administruar të paktën 2 ndoshta 3 muaj të një situate të tillë. Dhe të jeni të sigurtë që buxheti dhe ekonomia shqiptare kanë edhe mundësi të tjera, edhe rezerva të tjera për të përballuar krizën në qoftë se ka vullnet.

Pra, të mos shohim Amerikën, le të shohim Kosovën dhe të veprojmë pa vonesë. Në këto kushte nga opozita ka patur vetëm bashkëpunim sepse të propozosh zgjidhje, të nxisësh që këto zgjidhje të adoptohen për sigurinë, shëndetin dhe jetën e qytetarëve është detyra jonë por edhe bashkëpunimi më luajal që opozita e një vendi mund të bëjë për hir të interesit të qytetarëve.

Etiketa: Bashabasha per koronavirusinLulzim Basha
Pas

E bujshme, COVID-19 e çon Ronaldon drejt largimit nga Juventus

Para

Nga rënia e kriminalitetit te rritja e solidaritetit, cilat janë anët pozitive te koronavirusit

Para
Rregullat për vetëkarantinimin, ja çfarë duhet dhe nuk duhet bërë në kushte shtëpie

Nga rënia e kriminalitetit te rritja e solidaritetit, cilat janë anët pozitive te koronavirusit

Të Gjitha

Mijëra objekte të grabitura nga muzeu ukrainas gjatë tërheqjes ruse në vitin 2022

Mijëra objekte të grabitura nga muzeu ukrainas gjatë tërheqjes ruse në vitin 2022

nga Fast News
09:20 | 19/05/2025
0

Me dhomë gjumi, 11 tualete dhe 40 televizorë… Brenda avionit luksoz që Katari i dhuroi Donald Trump-it

Me dhomë gjumi, 11 tualete dhe 40 televizorë… Brenda avionit luksoz që Katari i dhuroi Donald Trump-it

nga Fast News
09:00 | 19/05/2025
0

Njerëzit mund të bëhen të pavdekshëm deri në vitin 2030 – thotë një ish-shkencëtar i Google

Njerëzit mund të bëhen të pavdekshëm deri në vitin 2030 – thotë një ish-shkencëtar i Google

nga Fast News
08:40 | 19/05/2025
0

Mos u mundo të jesh më i miri në punë! Sekreti që shefat nuk duan ta dish…

Mos u mundo të jesh më i miri në punë! Sekreti që shefat nuk duan ta dish…

nga Fast News
08:20 | 19/05/2025
0

Recent News

Mijëra objekte të grabitura nga muzeu ukrainas gjatë tërheqjes ruse në vitin 2022

Mijëra objekte të grabitura nga muzeu ukrainas gjatë tërheqjes ruse në vitin 2022

09:20 | 19/05/2025
Me dhomë gjumi, 11 tualete dhe 40 televizorë… Brenda avionit luksoz që Katari i dhuroi Donald Trump-it

Me dhomë gjumi, 11 tualete dhe 40 televizorë… Brenda avionit luksoz që Katari i dhuroi Donald Trump-it

09:00 | 19/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar