• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Britaniku që “mposhti” Koronavirusin tregon për eksperiencën e tij dhe fazat që ka kjo sëmundje

nga Fast News
6 years më parë
në Bota
0
Britaniku që “mposhti” Koronavirusin tregon për eksperiencën e tij dhe fazat që ka kjo sëmundje
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

“Njerëzit nuk duhet të krijojnë panik, duhet të qetësohen dhe të ndihmojnë njëri-tjetrin. Nuk duhet të jenë egoist në këtë kohë krize.”- kështu nis të tregojë për eksperiencën e tij Connor Reed, britaniku që ishte një prej njerëzve të parë që rezultuan pozitiv për Koronavirusin, në Wuhan të Kinës.

Ai tregon se u ndje i sëmurë në fund të muajit nëntor dhe simptomat e para ishin të njejtat me ato të një ftohje të zakonshme, si kolla, rrufa, një lloj dhimbje pas syve dhe në sinuse. Për Connor kjo është pikërisht faza kur një person mund të jetë më i rrezikshëm për ambientin përreth pasi mund të infektosh të tjerët pa vetëdije, sidomos në kohën kur i ndodhi atij dhe askush nuk kishte dëgjuar për Koronavirusin.





Për fazën e dytë, kur simptomat fillojnë dhe janë si të gripit, ai thotë se është ajo e cila të ngatërron më shumë. Kjo pasi të jep përshtypjen që po e kalon të ftohurën, megjithatë të godet menjëherë dhe shëndeti yt përkeqësohet. Është si një “grip i keq”, që të detyron të qëndrosh në krevat dhe të mos bësh asgjë. Më pas të fillojnë problemet me veshët, me fytin, një kollë shumë e keqe që të ndryshon dhe zërin. Britaniku i përshkruan simptomat jo vetëm si të vështira fizikisht por dhe mendërisht.

Nisja e fazës së tretë është si një përsëritje e asaj të dytës, pra fillon të ndjesh sikur po shërohesh nga gripi dhe ditën tjetër virusin avancon dhe e kthen atë në pneumoni. Sipas Connor kjo ishte faza më e frikshme, i dukej sikur nuk merrte frymë nga mushkëritë por nga një qese kartoni, nuk mund dot të mbushej dot me frymë plotësisht. Situata për të ishte mjaft e keqe dhe ajo çka e bënte më të vështirë është se nuk kishte as teste mjekësore, prandaj nuk ju bënë analizat për një kohë të gjatë.

Ndërkohë, për sa i përket situatës në Wuhan, ai thotë se gjithçka është mbyllur, askush nuk punon më dhe gjërat që dikur mund t’i blije me lehtësi, tani të duken si gjëra luksi. Askujt nuk i lejohet që të shkojë personalisht të bëj pazaret, gjithçka bëhet sipas rregullave të komunitetit, madje dhe ushqimet shpërndahen në shtëpitë e njerëzve, nuk lejohen të dalin jashtë, secilit i është dhënë një numër dhe kur ai numër thirret, mund të shkosh jashtë dhe t’i japin ushqimet me anë të një shkopi të gjatë që të mos kenë kontakt me ty.

Gjithashtu ai thotë se në momentin kur qyteti u vendos në karantinë, problemet erdhën për shkak se njerëzit ishin në panik. Prandaj ai ju këshillon që në çdo vend ku Koronavirusi ka ardhur, nuk duhet të udhëhiqeni nga paniku, thjesht duhet të ndihmoni veten dhe njëri-tjetrin./news31

Rrëfimi i plotë:

Pas

Rozana Radi i quan injorantë njerëzit që nuk mbajnë distancë në lokale në Shqipëri

Para

Koronavirusi/ Policia e Shtetit vihet në lëvizje, zbardhet urdhëri i rreptë i Ardi Veliut

Para
Koronavirusi/ Policia e Shtetit vihet në lëvizje, zbardhet urdhëri i rreptë i Ardi Veliut

Koronavirusi/ Policia e Shtetit vihet në lëvizje, zbardhet urdhëri i rreptë i Ardi Veliut

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

nga Fast News
14:58 | 09/09/2025
0

Del raporti: Cmimet rriten lehtë në gusht, ndikojnë kryesisht ushqimet

Del raporti: Cmimet rriten lehtë në gusht, ndikojnë kryesisht ushqimet

nga Fast News
14:56 | 09/09/2025
0

UMSH marrëveshje bashkëpunimi me Qendrën e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve, ja mesazhet që u dhanë

UMSH marrëveshje bashkëpunimi me Qendrën e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve, ja mesazhet që u dhanë

nga Fast News
14:49 | 09/09/2025
0

Në Tropojë, një nga projektet më të mëdha për energjinë e erës, ja kush e financon

Në Tropojë, një nga projektet më të mëdha për energjinë e erës, ja kush e financon

nga Fast News
10:34 | 09/09/2025
0

Recent News

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

14:58 | 09/09/2025
Del raporti: Cmimet rriten lehtë në gusht, ndikojnë kryesisht ushqimet

Del raporti: Cmimet rriten lehtë në gusht, ndikojnë kryesisht ushqimet

14:56 | 09/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar