Një situatë kaotike mund të quhet ajo që ka shkaktuar deri më tani koronavirusi në botë.
Mësohet se numri i viktimave ka shkuar në 4.018 dhe të infektuarit janë gjithsej 113.009 persona.
Shumica e këtyre rasteve kanë ardhur nga Kina, por për fat të mirë gjendja atje është duke u stabilizuar, me 19 rastë të reja, ku një apo dy muaj më parë kishte 2000 të tillë në vetëm një ditë.
Megjithatë koronavirusi po përhapet me shpejtësi në vende të tjera të botës si SH.B.A., Itali dhe Gjermani. Këtu janë shifrat e paraqitura, sipas CNN:
Në territorin e Kinës: 80,754 të infektuar, 3,136 viktima
Jashtë Kinës: 32,255 të infektuar, 882 viktima
Në nivel global: 113,009 të infektuar, 4,018 viktima
882 viktimat në vendet jashtë Kinës:
Itali: 463
Irani: 237
Koreja e Jugut: 54
Francë: 30
Spanjë: 28
Shtetet e Bashkuara: 26
Japoni: 16
Irak: 7
Angli: 5
Hong Kong: 3
Australi: 3
Gjermani: 2
Filipine: 1
Zvicër: 1
Hollandë: 1
Argjentina: 1
Egjipt: 1
Tajvan: 1
Tajlandë: 1
Kanada: 1