• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Basha: Mjekët të pajisen urgjentisht me mjete, duhet të akordoheshin më shumë fonde

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Basha: Mjekët të pajisen urgjentisht me mjete, duhet të akordoheshin më shumë fonde
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i PD Lulzim Basha me anë të një deklarate për mediat shprehet se mjekët në rastin konkret duhet që të pajiseshin me mjete urgjente, duke shtuar se qeveria duhet që të akordonte më shumë fonde dhe që të blejë pajisjet e reja për të zbardhur mirë rastet e njerëzve që bartin virusin.

“Të gjithë jemi dëshmitarë të ngjarjes tragjike sot, ku një grua e moshuar ka humbur jetën nga koronavirusi. Rasti është shqetësues dhe shtimi i rasteve të reja duhet të shërbejë që të rrisim vigjilencën. Duhet të ndiqen me rigorozitet masat për ndalimin e përhapjes së koronavirusit. Qeveria duhet që të pajisen me mjetet e duhura mjekët. Nëse të parët që goditen nga valët e infeksionit janë mjekët, kush do të kujdeset për qytetarët? I bëj thirrje qeverisë që të blejë pajisjet e reja për të zbardhur mirë rastet e njerëzve që bartin virusin. Shtetet europiane kanë vënë miliona, ndërsa ne pak para. Fondi 3.5 milionë euro nuk mjafton”, tha Basha.





Kryedemokrati Basha vazhdoi të hedhë akuza në drejtim të qeverisë, teksa u shpreh se qeveria vazhdon të bëjë propagandë dhe se ka kërkuar marrjen e masave për sistemin shëndetësor dhe për popullin.

“Mjekët detyrohen që të vetëkarantinohen. Shqetësimi është i madh sepse shumica dërrmuese e stafit nuk ka pajisjet minimale. Nëqendrat shëndetësore kushtet janë thuajse inekzistente. Nuk kanë faj mjekët, ata janë heronj. Duhet t’i pajisim mjekët urgjentisht me mjete. Nuk është koha për propagandë. Nuk është koha për propagandë, kur gjysma e Tiranës nuk ka ujë. Kam kërkuar marrjen e masave për sistemin shëndetësor dhe për popullin”, deklaroi Basha.

Ndërsa, shqetësime për situatën ka shprehur edhe një mjek që po përballet me situatën, Ilir Allkja, që tha se doktorët duhet të pajisen me patjetër me veshje speciale për çdo rast të dyshuar.

“Unë dhe kolegët e mi jemi të parët në vijën e luftës dhe po shërbejmë qytetarët. Unë jam në vetë-karantinë. Duhet të shkonim me veshje. Unë kam thirrje për zotin Skënder Brataj, që të jenë më të kujdesshëm ndaj personave që kanë koronavirusin. Ne duhet të punojmë të gjithë që sistemi shëndetësor të mos bjerë në kolaps. Ju lutem na vishni me veshje speciale për cdo rast të dyshuar. Veshja vlen shumë më pak sesa jeta jonë”, u shpreh  mjeku.

Pas

Gjobë e re 20 milion lekë për këtë shkelje! Ministrja e Shëndetësisë një tjetër njoftim për ndalimin e pëhapjes së Koronavirusit

Para

Zyrtare/ OBSH shpall koronavirusin pandemi botërore

Para
Aksident në vendin e punës, humb jetën 52-vjeçari

Zyrtare/ OBSH shpall koronavirusin pandemi botërore

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

nga Fast News
14:58 | 09/09/2025
0

Del raporti: Cmimet rriten lehtë në gusht, ndikojnë kryesisht ushqimet

Del raporti: Cmimet rriten lehtë në gusht, ndikojnë kryesisht ushqimet

nga Fast News
14:56 | 09/09/2025
0

UMSH marrëveshje bashkëpunimi me Qendrën e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve, ja mesazhet që u dhanë

UMSH marrëveshje bashkëpunimi me Qendrën e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve, ja mesazhet që u dhanë

nga Fast News
14:49 | 09/09/2025
0

Në Tropojë, një nga projektet më të mëdha për energjinë e erës, ja kush e financon

Në Tropojë, një nga projektet më të mëdha për energjinë e erës, ja kush e financon

nga Fast News
10:34 | 09/09/2025
0

Recent News

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

14:58 | 09/09/2025
Del raporti: Cmimet rriten lehtë në gusht, ndikojnë kryesisht ushqimet

Del raporti: Cmimet rriten lehtë në gusht, ndikojnë kryesisht ushqimet

14:56 | 09/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar