Ka folur për herë të parë, 31 vjeçari nga Tirana që erdhi përpara pak ditësh nga Milano, dhe u cilësua si i personi i gjashtë i prekur me koronavirus në Shqipëri.
Ai është shprehur i shqetësuar në lidhje me këtë situatë, ku shprehet se asnjë nga mjekët nuk i ka komunikuar rezultatet e analizave, por thjesht sa e kanë vvendosur në një vënd me ata që kanë dalë pozitiv nga koronavirusi.
“Ka dalë ministria e Shëndetësisë në publikim zyrtar e thotë që unë jam i prekur nga koronavirus por mua askush nuk më ka thënë se jam i prekur nga koronavirus. Kam mbi 36 orë i izoluar. Ka ardhur dje një doktor më ka marrë analizat dje dhe nuk ka ardhur askush tjetër, vetëm infermierët. Edhe infermierët janë të cuditur e nuk e dinë si ka mundësi që jam i infektuar.
S’kam asnjë përgjigje. Unë jam top, por më ka kapur paniku. Jam trembur për familjarët e mi nuk po i bëjnë tamponët. Kam takuar shumë miq dhe shokë, kam frikë për ta“, ka thënë ai në një lidhje telefonike për Ora News.
Ai tregon se kishte udhëtuar në të njëjtin avion me gruan nga Lushja e cila pak ditë më parë ishte paraqitur në Infektiv dhe menjëherë më pas kishte shkuar vetë me këmbët e tij dhe kishte insistuar per te bere tamponin.