Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sërish ditën e sotme Komitetin Kombëtar të Rindërtimit.
Gjatë fjalës së tij, Rama deklaroi se ky projekt nuk do të trajtojë thjesht dëmet nga tërmeti, por edhe do të jetë një mundësi e shkëlqyer për Shqipërinë.
Gjithashtu shefi i qeverisë falenderoi dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për themelimin e Akademisë së Transparencës si dhe të gjithë donatorët që dhanë fonde për rindërtim.
Për ne projekti i rindërtimit nuk është thjesht një program që do trajtoj dëmet, por një mundësi e jashtëzakonshme për Shqipërinë në vetvete.
E dimë shumë mirë që ka rezultate të ndryshme në përballimin e katastrofave. Ka përvoja suksesesh të mëdha siç ka edhe suksese ndërtimi. Mbështetur në të gjitha këto duke qenë mjaft të vetëdijshëm dhe duke qenë përvoja e parë sepse është diçka që Shqipëria nuk është marrë kurrë më parë. Ju mund të sillni këtu mjaft njohuri falë ekspertizës që ju keni realizuar në vendet tuaja. Është një mundësi e re për vendit të eci me një shpejtësi të re drejt një situate të re ekonomike.
Kjo pra nënkupton se sfida që ende përballemi është ende e pranishme. Jemi përpjekur dhe e kemi bërë këtë përpara konferencës së donatorëve. Padashur të marr më shumë prej kohës tuaj, dua të them që përvoja ka treguar se donatorët janë njerëz të vështirë. Kjo është arsyeja që nuk ishte formale për tu thënë, por ju falenderoj shumë. Më lini t’ju them po t’jua ilustroj me shembuj shumë të thjeshtë. Sfida aktualisht është që të gjitha këto të bëhen bashkë, jo kush të merret me shkollat, dikush me diçka tjetër.
Nëse dikush do thoshte që këto fonde duhen çuar diku tjetër, atëherë mendimi i parë do të ishte dyshimi. Do të përgëzoja edhe një herë SHBA që ka marrë parasysh propozimin për Akademinë e Transparencës, por kjo duhet të jetë vetëm një pjesë e mozaikut, do të doja që BE të bënte të njëjtën gjë, me ekspertizë, sy e monitorim procesin e ekzekutimit të shpenzimeve, që nga tenderimi te mbikëqyrja dhe marrja e produktit’, u shpreh kryeministri.