• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

A mund të merret koronavirusi me anë të ushqimit? Vjen përgjigja përfundimtare e autoriteteve europiane

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet
0
A mund të merret koronavirusi me anë të ushqimit? Vjen përgjigja përfundimtare e autoriteteve europiane
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në kohën që koronavirusi përbën një rrezik të madh për botën, një nga pyetjet që ngrihet më shumë padyshim është se nëse mund të transmetohet me anë të ushqimit..

Por një lajm i mirë vjen nga Autoriteti Evropian për Sigurinë e Ushqimit (EFSA) ku drejtoresha shkencore e këtij instituti Marta Hugas, bën me dije se nuk ka asnjë provë që koronavirusi mund të transmetohet nga ushqimi.





Ky mesazh është postuar dhe nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, i cili

këshillon qytetarët që të tregohen të kujdesshëm ku blenë produktet dhe të lajnë mirë frutat dhe perimet që përdorin.

Mesazhi nga Autoriteti Kombetar i Ushqimit

Auroritetet Evropiane të sigurisë ushqimore, janë prononcuar në lidhje me mundësinë e kontaminimit nga produktet ushqimore me COVID-19

Nuk ka asnjë provë që koronavirusi i ri mund të transmetohet nga ushqimi. Autoriteti Evropian për Sigurinë e Ushqimit (EFSA) përsërit këtë përmes fjalëve të drejtoreshës së saj shkencore Marta Hugas, i cili shprehet se “përvojat me shpërthime të mëparshme të epidemive që i atribuohen koronaviruseve, siç janë ato të SARS dhe MERS, tregojnë se transmetimi përmes konsumit të ushqimit nuk vërtetohet. Aktualisht nuk ka asnjë provë që Coronavirusi është i ndryshëm nga viruset e tjerë për sa i përket transmetimit përmes konsumit të ushqimit”.

Edhe sipas ECDC, Qendrës Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, është e pamundur që ushqimi të jetë një burim i transmetimit të virusit. Në fakt, edhe nëse në origjinën e epidemisë në Kinë ka pasur një kalim të koronavirusit të ri nga kafshët tek njerëzit, tani patogjeni po përhapet nga një person në tjetrin, kryesisht përmes teshtitjes dhe kollitjes.

Po kështu edhe Instituti Federal Gjerman për Vlerësimin e Riskut (BfR) ka të njëjtin mendim: “Aktualisht nuk ka raste të provuara të infektimit nga ky lloj i ri i koronavirusit përmes rrugëve të tjera të infeksionit, siç është konsumimi i ushqimit të kontaminuar”.

OBSH gjithashtu, pretendon se aktualisht nuk ka prova të transmetimit të koronavirusit përmes ushqimit. Sidoqoftë, pasi njohuritë tona për virusin e ri janë akoma të kufizuara, OBSH ka publikuar një numër rekomandimesh paraprake për përgatitjen dhe konsumimin e ushqimit, siç është:

mbajtja e distancës të paktën 1 metër nga njëri-tjetri gjatë blerjes së produkteve ushqimore,
larja e duarve gjithmonë para gatimit dhe pasi prek ushqimin e papërpunuar,
shmangien e konsumit të produkteve ushqimore me origjinë shtazore të papjekur ose pak të pjekur,
larjen e frutave dhe perimeve,
respektimin e rregullave normale të higjienës për të shmangur kontaminimin e kryqëzuar.

Për sa më sipër, AKU si pjesë e Task Forcës, për zbatimin me rigorozitet në marrjen e masave për të luftuar Covid-19 ka vëne në zbatim Listën e Verifikimi për OBU-të përmes masave të marra kundër përhapjes së Covid-19.

Përdorimi i masave mbrojtëse dhe dorezave, ruajtja e largësisë gjatë shërbimit ndaj konsumaorëve si dhe respektimi në mënyrë rigoroze i futjes së konsumatorëve në subjekt jo më shumë se një individ,
Hartimi dhe afishimi i masave mbrojtëse i një plani masash që duhet të ndiqen nga stafet brenda ambienteve të punës,
Prania e dezinfektantevë në ambientet ku shërbehet produkti ushqimor,
Mirëmbajtja, pastrimi dhe dezinfektimi, kontaminimi nga ajri dhe kushtet e përshtatshme të punës,
Eleminimi i prerjes së bukës dhe largimi nga ambientet e shërbimit të makinës prerëse të bukës për subjektet që tregtojnë bukë dhe prodhime brumi,
Tregtimi i produkteve të sigurta brenda afatit të përdorimit për konsumatorin,
Etiketimi i rregullt i produkteve ushqimore,
Respektimi i kushteve së ruajtjes së produkteve ushqimore.

Frikë Aspak, Kujdes Po

 

Pas

Historia e trishtë/ Burrë e grua vdesin nga koronavirusi larg njëri-tjetrit, nuk i thonë dot lamtumirë as fëmijëve

Para

Shqipëria në izolim/ Ambasadorja Kim bën lëvizjen e papritur, i shkon Metës në zyrë

Para
Shqipëria në izolim/ Ambasadorja Kim bën lëvizjen e papritur, i shkon Metës në zyrë

Shqipëria në izolim/ Ambasadorja Kim bën lëvizjen e papritur, i shkon Metës në zyrë

Të Gjitha

Larg syve, pranë zemrës – Sot falënderojmë ata që kujdesen nga larg

Larg syve, pranë zemrës – Sot falënderojmë ata që kujdesen nga larg

nga Fast News
16:32 | 16/06/2025
0

Zhvillohet ministeriali i SEECP në Tiranë, ja rrugët që bllokohen

Zhvillohet ministeriali i SEECP në Tiranë, ja rrugët që bllokohen

nga Fast News
11:54 | 16/06/2025
0

A është koha për të investuar në kriptovaluta? Ja çfarë thonë ekspertët

A është koha për të investuar në kriptovaluta? Ja çfarë thonë ekspertët

nga Fast News
10:30 | 16/06/2025
0

Përmirësohet situata, 3% më shumë kontribues në skemën e sigurimeve shoqërore

Përmirësohet situata, 3% më shumë kontribues në skemën e sigurimeve shoqërore

nga Fast News
10:00 | 16/06/2025
0

Recent News

Larg syve, pranë zemrës – Sot falënderojmë ata që kujdesen nga larg

Larg syve, pranë zemrës – Sot falënderojmë ata që kujdesen nga larg

16:32 | 16/06/2025
Zhvillohet ministeriali i SEECP në Tiranë, ja rrugët që bllokohen

Zhvillohet ministeriali i SEECP në Tiranë, ja rrugët që bllokohen

11:54 | 16/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar