• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Zbulohet arsyeja se përse koronavirusi u përhap kaq shpejt në Italinë e Veriut

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në vetëm pak ditë, numri i të prekurve me koronavirus në Itali ka arritur në 152 raste (sipas përditësimeve të orëve fundit), më shumë se 90 në Lombardi, 25 në Veneto, por të dhënat pritet të rriten në orët e ardhshme.

Të premten në mëngjes, Italia u zgjua me një ëndërr të keqe: u shënua viktima e parë nga koronavirusi – Adriano Trevisan, 78 vjeç, vdiq në spitalin Schiavonia (Padova) pas 10 ditësh i shtruar.

Një rrufe në qiell të hapur, pak orë pas lajmit të rasteve të para të infeksioneve sekondare, domethënë kur personat infektohen nga të tjerë që vijnë nga vende të epidemisë në Kinë. Në 48 orë, Lombardia dhe Veneto e panë veten të blinduar, me shkolla, kinema, pishina etj., të mbyllura për të paktën një javë, me qëllim ndalimin e përhapjes së virusit.


Roli i spitaleve

Por përse dy rastet me koronavirus, ai në Veneto dhe ai në Lombardi, u përhapën kaq shpejt? “Pati një mungesë njohurish të punonjësve të sistemit të shëndetësisë, të cilët nuk ishin në gjendje të njohin menjëherë simptomat e virusit” – komentoi komisioneri i emergjencës, Angelo Borrelli.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Në spitalin e Codogno, ku u shtrua pacienti i parë, mbetën të infektuar të paktën edhe pesë mjekë dhe infermierë. Në spitalin e Dolo, ku u shtrua një pensionist nga Mira, mjeku, infermieri dhe një tjetër punonjës shëndetësor që e ndoqën rastin, rezultuan pozitiv ndaj Covid-19.

 

Në spitalin e Schiavonia, ku humbi jetën pacienti i parë, deri më tani nuk rezulton i prekur asnjë punonjës i spitalit, por ai do të zbrazet, pasi pacienti i ndier qëndroi aty për dhjetë ditë. Për të dy rastet e para që humbën jetën, nuk u dyshua për infektim nga koronavirusi. Pacientit të Schiavonia, iu bë testi pak orë para se të vdiste.

“Ka pasur situata në të cilat nuk kemi arritur të njohim menjëherë simptomat e virusit” – shtoi komisioneri i emergjencës, Angelo Borrelli, i cili theksoi se nuk ishte “faji” i mjekëve, por “vështirësia” për të identifikuar simptomat.

“Në Itali, një ose shumë njerëz infektohen nga ata që vijnë nga vende të epidemisë, më pas janë rastet e të infektuarve sekondarë, me të njëjtën kohë inkubacioni”– shpjegoi Ëalter Ricciardi, profesor i Higjienës dhe Shëndetit Publik në Universitetin Katolik ‘Sacro Cuore’ në Romë dhe anëtar i Këshillit Ekzekutiv të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. “Ndër të tjera, kur infektohen mjekë do të thotë që nuk janë zbatuar rregullat e përshtatshme, duke qenë se virusi është shumë ngjitës”.

Koronavirusi nuk qarkullonte

Për më tepër, deri para pak ditësh, koronavirusi nuk qarkullonte në Itali. Asnjë prej pacientëve nuk kishte qenë kurrë në Kinë dhe as që kishte kontakte me persona të kthyer nga Kina.

“Manifestimet klinike të personave të shtruar ishin ato të gripit: nuk u mendua për koronavirus, thjesht për faktin sepse në Itali nuk ishte raportuar më parë, përveç dy turistëve kinezë të shtruar në Institutin Kombëtar për Sëmundje Infektive ‘Lazzaro Spallanzani’ në Romë” – shpjegon Fabrizio Pregliasco, virolog dhe studiues në Departamentin e Shkencave Biomjekësore për Shëndetin në Universitetin e Milanos.

As protokollet për mbrojtje të veçantë për mjekët që kujdesen për pacientë të sëmurë me grip nuk vihen në zbatim dhe kjo ka ndikuar në përshpejtimin e përhapjes së virusit, pasi punonjësit e sistemit shëndetësor nuk ishin të mbrojtur si duhet. “Mjekët dhe infermierët janë më shumë të rrezikuar ndaj infektimit, sepse kanë një afërsi më të madhe me pacientin, pikërisht për këtë ata duhet të zbatojnë rregulla strikte” – thotë mjeku virolog, Fabrizio Pregliasco.

Italia (thuajse) si Kina

Italia ka përjetuar të njëjtën situatë si Kina: u gjend përballë një virusi të ri. E vërtetë, në Itali flitej për koronavirusin prej një muaji, por deri para pak ditësh, nuk ishte shënuar asnjë rast dytësor.

“Ndryshimi është që Kina nguroi pak deri sa t’ia komunikonte botës ekzistencën e një virusi të ri, ndërsa Italia i vuri në dispozicion të dhënat menjëherë” – saktëson mjeku Pregliasco. Për koronavirusin, është bërë një screening “i thelluar, pikërisht për këtë numri i të prekurve është shfaqur shpejt” – shkruan zv.ministri i Shëndetësisë, Pierpaolo Sieri në një postim në Facebook.

Kërkuesi Fabrizio Pregliasco shton: “Nuk e përjashtoj faktin që edhe në vende të tjera të Europës të ketë po kaq raste sa në vendin tonë, edhe nëse nuk ka pasur raste serioze, mund të mos jenë kryer verifikime të sakta si te ne”.

Revista Monitor

 

Pas

Vijojnë surprizat/ Ja çfarë ka rezervuar moti për këtë javë

Para

E rëndë, shënohet viktima e katërt nga koronavirusi në Itali

Para
E rëndë, shënohet viktima e katërt nga koronavirusi në Itali

E rëndë, shënohet viktima e katërt nga koronavirusi në Itali

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga ardhja e Trump në pushtet

Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga ardhja e Trump në pushtet

nga Fast News
18:02 | 06/02/2026
0

Emërimet e reja të qeverisë/ Shkëlqim Hajdari Prefekt i Tiranës, Dashnor Sula kryeinspektor

Emërimet e reja të qeverisë/ Shkëlqim Hajdari Prefekt i Tiranës, Dashnor Sula kryeinspektor

nga Fast News
17:56 | 06/02/2026
0

Shitjet online në 2025, rrobat dhe enët e kuzhinës më të shiturat, kryesisht në Instagram

Shitjet online në 2025, rrobat dhe enët e kuzhinës më të shiturat, kryesisht në Instagram

nga Fast News
17:44 | 06/02/2026
0

Qeveria propozon dy emrat për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, mes tyre ish-ministri i Financave

Qeveria propozon dy emrat për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, mes tyre ish-ministri i Financave

nga Fast News
17:33 | 06/02/2026
0

Recent News

Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga ardhja e Trump në pushtet

Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga ardhja e Trump në pushtet

18:02 | 06/02/2026
Emërimet e reja të qeverisë/ Shkëlqim Hajdari Prefekt i Tiranës, Dashnor Sula kryeinspektor

Emërimet e reja të qeverisë/ Shkëlqim Hajdari Prefekt i Tiranës, Dashnor Sula kryeinspektor

17:56 | 06/02/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar