• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Vjosa Osmani: “Për çdo pëllëmbë të Kosovës”, aty për ju

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet
0
Vjosa Osmani: “Për çdo pëllëmbë të Kosovës”, aty për ju
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Vjosa Osmani e mandatuar tashmë nga 65 deputetë si kryeparlamentare e Kosovës ka reaguar pas marrjes së postit të rëndësishëm me formimin e qeverisë së re të dalë nga zgjedhjet e gjashtë tetorit.

Ajo ka falenduar mbështetësit dhe ata që i kanë besuar këtë detyrë të rëndësishme, ndërsa ka shprehur edhe sfidat që e presin qeverinë e sapo formuar.





Osmani thotë se marrëveshja mes dy subjekteve, LDK dhe VV është zbatim I vullnetit të qytetarëve ndërsa premton se do të jenë “aty për ju dhe për çdo pëllëmbë të Kosovës”

Reagimi i plotë:

Të dashur e të respektuar qytetarë,

Gjatë gjithë angazhimit tim politik, qe gati 2 dekada, një gjëje nuk i jam ndarë asnjëherë: respektimit të vullnetit tuaj.

Gjithë jetën time në politikë e kam pasur një referencë: Dr. Ibrahim Rugova.

Asnjëherë, pavarësisht pengesave gjatë rrugës, nuk kam reshtur së punuari që vullneti i qytetarëve të Republikës sonë të jetësohet.

I falenderoj të gjithë qytetarët e Kosovës që kurrë nuk u ndalën se besuari se është vota e vullneti i tyre që do të bëjnë ndryshimin e madh në vendin tonë të dashur.

I falenderoj të gjithë deputetët për besimin që të udhëheqë Kuvendin e Republikës së Kosovës, tempullin e demokracisë ku përfaqësohet sovrani. Falenderoj Lidhjen Demokratike të Kosovës, partinë time të 20 viteve, për besimin dhe përkrahjen.

Uroj Qeverinë e Republikës së Kosovës, udhëhequr nga Kryeministri Albin Kurti dhe gjithë kabinetin qeveritar për marrjen e detyrës dhe shpresoj që me punën e tyre do të na bëjnë të gjithëve krenarë. Do të punojmë fort dhe bashkë me njëri-tjetrin e me miqtë e Kosovës që ky vend, të jetë i denjë për të mos e braktisur kurrë.

Asnjëherë, të dashur qytetarë, nuk do të harrojmë se jemi aty për Ju e për secilën pëllëmbë të Kosovës. Secili prej nesh është mirënjohës ndaj jush dhe vullnetit Tuaj, deri në përulësi.
Nderimi ynë më i madh për të gjithë ata që sakrifikuan gjithçka për lirinë tonë, deri edhe jetën e tyre, do të jetë nëse me nder e përgjegjësi punojmë për të gjallët dhe nëse Kosovën e bëjmë vend me të cilin krenohen gjeneratat pas nesh.

Ne, jemi Ju!

Sinqerisht e Juaja,
Vjosa Osmani-Sadriu

Etiketa: kosovemandatvjosa osmani
Pas

Këngëtari Sabri Fejzullahu uron Albin Kurti-n për postin e ri

Para

Deputetja sqaron paketën “Anti-KÇK” të miratuar nga qeveria: “Flitet për një katalog krimesh të rënda”

Para
Deputetja sqaron paketën “Anti-KÇK” të miratuar nga qeveria: “Flitet për një katalog krimesh të rënda”

Deputetja sqaron paketën “Anti-KÇK” të miratuar nga qeveria: “Flitet për një katalog krimesh të rënda”

Të Gjitha

Banka e Shqipërisë uli koston e lekut, cfarë pritet të ndodhë tani?

Banka e Shqipërisë uli koston e lekut, cfarë pritet të ndodhë tani?

nga Fast News
08:30 | 03/07/2025
0

Njerëzit e suksesshëm nuk i tregojnë të gjitha

Njerëzit e suksesshëm nuk i tregojnë të gjitha

nga Fast News
08:00 | 03/07/2025
0

Reduktim i furnizimit me ujë në disa zona të Tiranës, UKT shpjegon se cfarë ndodh sot

Reduktim i furnizimit me ujë në disa zona të Tiranës, UKT shpjegon se cfarë ndodh sot

nga Fast News
07:45 | 03/07/2025
0

Rama bën ndryshime në qeveri. Ja kush ikën e kush vjen

Rama bën ndryshime në qeveri. Ja kush ikën e kush vjen

nga Fast News
07:30 | 03/07/2025
0

Recent News

Banka e Shqipërisë uli koston e lekut, cfarë pritet të ndodhë tani?

Banka e Shqipërisë uli koston e lekut, cfarë pritet të ndodhë tani?

08:30 | 03/07/2025
Njerëzit e suksesshëm nuk i tregojnë të gjitha

Njerëzit e suksesshëm nuk i tregojnë të gjitha

08:00 | 03/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar