• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Veshur me përparëse grash me ngjyrë të zezë”/ Si analiza e ADN-së zbardhi grabitjen e çiftit Laze në Allias

nga Fast News
5 years më parë
në Të gjitha
0
“Veshur me përparëse grash me ngjyrë të zezë”/ Si analiza e ADN-së zbardhi grabitjen e çiftit Laze në Allias
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Një analizë ADN-je ka sjellë zbardhjen e grabitjes dhe tentativës së vrasjes në Allias, të ndodhur mesnatën e 19 janarit 2020 në dëm të shtetasve Petrit dhe Afërdita Laze. Kjo analizë shkencore është arritur të kryhet falë, marrjes së një kampioni pështyme në një nga maskat e gjetura jo shumë larg vendit të ngjarjes, ku rezultati i kësaj analize ka çuar në identifikimin e njërit prej autorëve pjesëmarrës në këtë grabitje Fatjon Mertënikaj. 28-vjeçari është arrestuar ditën e djeshme nga policia, e cila në bashkëpunim edhe me prokurorinë e Tiranës,kanë arritur të zbardhin këtë ngjarje të rëndë, ku veç Mertënikaj është identifikuar dhe shpallur në kërkim edhe Markelian Cungu, ky i fundit një vjedhës serial në Tiranë dhe jo vetëm.

“Plani për grabitjen e çiftit Laze në Allias të Tiranës, është thurur nga Markelian Cungu”-kështu ka deklaruar në polici pas arrestimit Fatjon Mertnikaj. Ky i fundit ka shtuar se plani është ideuar nga Markeliani, madje ai kishte siguruar armët, një automatik dhe një pistoletë, ku automatikun ja kishte dhënë Fatjonit ndërsa pistoletën Markeliani e ka mbajtur vetë. Gjatë rrëfimit në polici, 28-vjeçari ka treguar se Markelian Cungu, i kishte thënë që të shkonin të vidhnin një banesë, pasi aty nuk kishte njeri.





“Më dha automatikun ndërsa pistoletën e mbajti vetë, kemi hyrë në banesë natën vonë, pasi Markeliani më tha se në shtëpi nuk banonte njeri. Por jemi ndeshur me përballjen e të zotit të shtëpisë, ndaj dhe kemi reaguar me armë…”-ka treguar Fatjon Mertnikaj.

Ky i fundit ka shtuar se ditën e ngjarjes ishin veshur me përparëse grash ngjyrë të zeza dhe me maska. Pikërisht në njërën prej këtyre maskave të sekuestruara jo shumë larg vendit të ngjarjes, policia ka arritur të nxjerrë kampione pështyme, ku pas analizave në laboratorin e policisë shkencore është arritur të identifikohet se njeriu që kishte marrë pjesë në këtë grabitje me pasoja të rënda, ishte Fatjon Mërtnikaj. Ky i fundit para arrestimit është thirrur në polici dy herë, ku i është marrë kampion pështyme dhe urine, ku sigurisht është marrë në pyetje. Por shoqërimi disa herë në polici, solli dhe shqetësimin e 28-vjeçarit i cili ka kuptuar se po i ngushtohej liria dhe mund të arrestohej. Për t’iu shmangur një arrestimi të mundshëm, Mertnikaj mbrëmjen e djeshme është nisur me taksi nga Tirana në drejtim të Rinasit ku kishte planifikuar largimin e tij nga Shqipëria në drejtim të Italisë me qëllim shmangien e procedurave të hetimit. Pritet që në ditët në vijim 28-vjeçari i arrestuar të dalë para gjykatës së Tiranës për tu njohur me masën e sigurisë “arrest në burg”, ndërsa për Markelian Cungun është marrë masa “arrestit në burg” në mungesë.

Marrë nga Shqiptarja.com

Pas

“Shesh xhirimi një resort i boshatisur”/ Artan Hoxha kritika ndaj OFL: Aksionin e bëja vetëm me një OPGJ

Para

Nuk do të jepen më 5 000 lekët për të sapolindurit/ Çfarë përmban shporta e bebes?

Para
Nuk do të jepen më 5 000 lekët për të sapolindurit/ Çfarë përmban shporta e bebes?

Nuk do të jepen më 5 000 lekët për të sapolindurit/ Çfarë përmban shporta e bebes?

Të Gjitha

Paqartësitë e kursit të këmbimit, fakorët që po rrëzojnë euron. Sa pritet të zbresë?

Paqartësitë e kursit të këmbimit, fakorët që po rrëzojnë euron. Sa pritet të zbresë?

nga Fast News
16:44 | 16/06/2025
0

Një kapitull i ri për inovacionin në Shqipëri: One Albania nis bashkëpunimin me komunitetin EIT

Një kapitull i ri për inovacionin në Shqipëri: One Albania nis bashkëpunimin me komunitetin EIT

nga Fast News
16:34 | 16/06/2025
0

Larg syve, pranë zemrës – Sot falënderojmë ata që kujdesen nga larg

Larg syve, pranë zemrës – Sot falënderojmë ata që kujdesen nga larg

nga Fast News
16:32 | 16/06/2025
0

Zhvillohet ministeriali i SEECP në Tiranë, ja rrugët që bllokohen

Zhvillohet ministeriali i SEECP në Tiranë, ja rrugët që bllokohen

nga Fast News
11:54 | 16/06/2025
0

Recent News

Paqartësitë e kursit të këmbimit, fakorët që po rrëzojnë euron. Sa pritet të zbresë?

Paqartësitë e kursit të këmbimit, fakorët që po rrëzojnë euron. Sa pritet të zbresë?

16:44 | 16/06/2025
Një kapitull i ri për inovacionin në Shqipëri: One Albania nis bashkëpunimin me komunitetin EIT

Një kapitull i ri për inovacionin në Shqipëri: One Albania nis bashkëpunimin me komunitetin EIT

16:34 | 16/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar