Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj nuk tërhiqet nga vendimi për të shembur godinën e Teatrit Kombëtar.
I ftuar në programin “Real Story” me Sokol Ballën, Veliaj ka deklaruar se godina ekzistuese do të shembet sapo të jepet leja për ndërtimin e Teatrit të Ri.
“Teatri do te shembet pasi ne te kemi dhene lejen per ndertimin e teatrit te ri. Une jam mesuar me kete histori. Ky qytet ka ecur perpara kur ata qe kane drejtuar, kane pasur guxim per vendime te rendesishme”, u shpreh ai në studio.