• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Thirrja për 2 marsin/ Ngjela i përgjigjet Metës: A e di që SPAK të arreston në flagrancë?

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet
0
Thirrja për 2 marsin/ Ngjela i përgjigjet Metës: A e di që SPAK të arreston në flagrancë?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën e djeshme thirrja e fortë e presidentit Ilir Meta bëri përshtypje në opinionin publik, teksa kërkoi që populli ti bashkohet më 2 mars në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” , përpara godinës së Kryeministrisë, për të arritur atë që e cilësoi si “shpartallim të grushtit të shtetit”.

Mirëpo menjëherë pas kësaj deklarate te Metës ka ardhur dhe reagimi “rrufe” i avokatit të njohur Spartak Ngjela.



Ai thekson se  Prokuroria e Posaçme me forcën juridike që i jep Kushtetuta mund ta arrestojë në flagrancë Presidentin me akuzën e kryengritjes ose aktit kundër rendit kushtetues.

“Por, a e di Ilir Meta që Prokuroria e Posaçme, me forcën juridike që i jep neni 135/2 i Kushtetutës së Shqipërisë dhe neni 235 i Kodit të Procedurës Penale, e arreston atë në flagrancë, dhe brenda disa ditëve ia dërgon për gjykim Gjykatës së Posaçme me akuzë për kryengritje, apo për akt kundër rendit kushtetues?
E di Meta që paragrafi i dytë i nenit 221 të Kodit Penal, i kryengritjes, e dënon atë me burgim të përjetshëm, si kryetar të lëvizjes kundër rendit kushtetues”., shprehet Ngjela.

REAGIMI I PLOTE I AVOKATIT SPARTAK NGJELA

Çfarë po u thotë Ilir Meta shqiptarëve?
Jo, Meta kërkon të trembë politikën amerikane me kryengritje.
Kurse Zeusi po qesh.

l.
Meta po na thotë këto ditë se në datën 2 mars të këtij viti do të shkelë nenin 221 të Kodit Penal, duke drejtuar popullin kundër institucioneve dhe rendit kushtetues.
Dhe është ndërkohë Presidenti i Republikës.
Në fakt, kuptohet se ka rënë në një injorancë ala shqiptare: deri tani bota ka parë individë që kanë bërë kryengritje për t’u bërë presidentë të republikave të tyre, kurse, një shqiptar, po i tregon Perëndimit se paska dhe një president që bën kryengritje të mos rrëzohet me vota në parlament. E dini pse? Se ky president nuk ka ushtri në drejtimin e tij.

ll.
Zoti Meta, po të do populli, ai të mbron pa qenë nevoja që ti të biesh në krime. Por ja që shqiptarët të përbuzin. Ende nuk e ke marrë vesh këtë?
Por, a e di Ilir Meta që Prokuroria e Posaçme, me forcën juridike që i jep neni 135/2 i Kushtetutës së Shqipërisë dhe neni 235 i Kodit të Procedurës Penale, e arreston atë në flagrancë, dhe brenda disa ditëve ia dërgon për gjykim Gjykatës së Posaçme me akuzë për kryengritje, apo për akt kundër rendit kushtetues?
E di Meta që paragrafi i dytë i nenit 221 të Kodit Penal, i kryengritjes, e dënon atë me burgim të përjetshëm, si kryetar të lëvizjes kundër rendit kushtetues?

lll.
Dhe ja pyetjet e tjera që ngrihen për këtë rast.
E di Meta që nuk i tremb dot amerikanët në lidhje me reformën?
E di Meta që tragjedinë e tij, që i ka sjellë humbjen e ekuilibrit, në Perëndim, do ta shkruajnë si komedi?
E di Ilir Meta që SPAK, i cili do ta arrestojë në flagrancë, ka mbështetjen e aleancës perëndimore?
E di Meta që asnjë institucion politik apo juridik i Bashkimit Europian nuk ia përkrah nonsenset që po thotë?
E di Meta që, për krimet e më sipërme, nuk e gjykon Gjykata Kushtetuese, por, në bazë të nenit 135/2 të Kushtetutës, është SPAK-u ai që e heton dhe e gjykon Presidentin e Republikës së Shqipërisë për një krim të kryer prej tij?
Po, VËRTET mendon ky Meta se mund të trembë politikën amerikane, dhe më gjerë në Perëndim, me një kryengritje fantazëm?
E di Meta që, arrestimi i tij në flagrancë do të krijonte eufori gëzimi te të gjithë shqiptarët?

Nëse Meta i di të gjitha këto, është më mirë për të, të zbatojë këshillën e dhënë nga Dante Aligeri: merre jetën ashtu si të vjen! (prendi la vita come ti viene!)…

Pas

Ish-ministri në Apel/ Këto janë gjyqtaret që kanë në dorë fatin e Saimir Tahirit (EMRAT)

Para

“Bizneset shqiptare duan skllevër, jo punëtorë” Dash Shehi e thotë hapur: Janë ngritur nga injorantë

Para
“Bizneset shqiptare duan skllevër, jo punëtorë” Dash Shehi e thotë hapur: Janë ngritur nga injorantë

“Bizneset shqiptare duan skllevër, jo punëtorë” Dash Shehi e thotë hapur: Janë ngritur nga injorantë

Të Gjitha

Përfitimet nga Samiti, ga politikat për të rinjtë tek tregu i përbashkët

Përfitimet nga Samiti, ga politikat për të rinjtë tek tregu i përbashkët

nga Fast News
17:00 | 16/05/2025
0

Ku t’i kaloni pushimet këtë verë?

Ku t’i kaloni pushimet këtë verë?

nga Fast News
16:45 | 16/05/2025
0

Kush janë 10 sportistët më të paguar në botë në 2025? Cili kryeson?

Kush janë 10 sportistët më të paguar në botë në 2025? Cili kryeson?

nga Fast News
16:30 | 16/05/2025
0

Si të paraqiteni më të mençur sesa jeni?

Si të paraqiteni më të mençur sesa jeni?

nga Fast News
16:15 | 16/05/2025
0

Recent News

Përfitimet nga Samiti, ga politikat për të rinjtë tek tregu i përbashkët

Përfitimet nga Samiti, ga politikat për të rinjtë tek tregu i përbashkët

17:00 | 16/05/2025
Ku t’i kaloni pushimet këtë verë?

Ku t’i kaloni pushimet këtë verë?

16:45 | 16/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar