• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Të shkarkohet urgjentisht Besa Shahini” Aktivisti i njohur thirrje Ramës: Si prindi i një fëmije…

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
“Të shkarkohet urgjentisht Besa Shahini” Aktivisti i njohur thirrje Ramës: Si prindi i një fëmije…
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Altin Hazizaj është një nga aktivistët më të njohur në Shqipëri.

Së fundmi ai ka dërguar një letër të hapur për disa përfaqësues institucionesh kryesore në vend, përfshirë dhe kryeministrin Edi Rama dhe kryeparlamentarin Gramoz Ruçi.

Fakti që e ka shtyrë Hazizajn për të marrë këtë vendim, është rasti i fundit i shkollës së mesme artistike “Jakov Xoxa” në Fier, ku mësuesit ngacmonin seksualisht nxënëset.

Nga ana tjetër Hazizaj ka një kerkesë ku thekson se ministrja e arsimit Besa Shahini duhet të shkarkohet urgjentisht, pas krijimit të kësaj situate të paprrecedentë dhe të mjeruar sipas tij, ku është lënë të bjerë shkolla dhe arsimi publik në vend.

LETRA E PLOTE E AKTIVISTIT ALTIN HAZIZAJ

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

  1. Kryeministër, shkarkoni urgjentisht Ministren e Arsimit!

I nderuar Z. Kryeministër,

I nderuar Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë,

E nderuar Kryetare e Komisionit Parlamentar të Edukimit dhe Informimit Publik,

E nderuar Kryetare e n/komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut,

E nderuar Kryetare e n/komisionit Parlamentar për Dhunën në Familje dhe të Miturit,

E nderuar zv.Kryetare e Aleancës së Grave Deputete,

Ju drejtohem të gjithëve ju, me këtë letër të hapur publike, për të kërkuar shkarkimin urgjent nga detyra e Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë si përgjegjësen kryesore të dhunës dhe shfrytëzimit seksual të fëmijëve ne shkollat publike në vend!

Emisioni investigativ STOP, prej disa ditësh po përcjell ngjarje tepër të rënda, të cilat po skicojnë tablonë e institucioneve arsimore publike të kthyera në streha të grabitqarëve seksualë dhe të pedofilëve.

Ne të tretin program televiziv, tashmë janë vetë nxënësit, që sjellin përpara kamerave një situatë skandaloze, në të cilën fëmijët shfrytëzohen seksualisht nga mësuesit e tyre. Fëmijët deklarojnë se nuk ishte vetëm një mësues që abuzonte seksualisht me nxënëset, por një grup i tërë mësuesish. Kjo situatë e dhunës seksuale ndodhte edhe ndërmjet vetë stafit pedagogjik në prani të nxënësve.

  1. Kryeministër,

A nuk do të kishit kërkuar edhe ju, shkarkimin e Ministres së Arsimit për këtë situatë të paprecedentë dhe të mjeruar, ku është lënë të bjerë shkolla dhe arsimi publik në Shqipëri? Si prind i një fëmije që bëhet gati të shkojë në kopësht e shkollë, a nuk do të bëje të pamundurën që askush të mos guxonte të prekte, shfrytëzonte apo dhunonte seksualisht fëmijën tënd?

A do kishit Ju guximin ta ulni Ministren në tryezën e Qeverisë këtë të mërkurë e ta shihni drejt e në sy Ministren Shahini, pa menduar dhe pa të dalë përpara syve imazhet e vajzave që klithin për ndihmë, teksa mësuesit e tyre i dhunojnë seksualisht?

I nderuar z. Ruçi,

Si Kryetar i Grupit Parlamentar “Miqtë e Fëmijëve” a nuk ndjeheni i turpëruar për faktin se sot të vetmet lajme që vijnë nga Ministrja juaj e Arsimit janë ato me pedofilë dhe grabitqarë seksualë, që shkatërrojnë fëmijërinë e fëmijëve tanë?

E dashur Vasilika, Fatjona, Eglantina dhe Elona,

Ju jeni nëna të fëmijëve vajza dhe djem! A nuk ia bëni dot pyetjen vetes: Po sikur… t’i kishte ndodhur fëmijës tim? A nuk do të kishit ulëritur prej dhimbjes qe të del nga shpirti, si nëna dhe nuk do të kishit kërkuar ikjen një orë e më parë të Ministres që ka lejuar për shkak të mos-veprimeve të saj, që kaq shumë fëmijë të shfrytëzohen dhe abuzohen seksualisht?

A do të keni kurajo të uleni përkrah Ministres Shahini, të qeshni, bisedoni apo mbështesni punën e saj, kur në të vërtetë imazhet që ju vijnë në mendje janë ato të vajzave të pambrojtura, të lëna vetëm, që nuk kanë guxim të bëzajnë, sepse mësuesit e kësaj Ministreje po i grabisin çfarë është më e shtrenjta për to: fëmijërinë dhe dinjitetin?!

VEPRONI SA NUK ËSHTË VONË!

Mos lejoni që humbja e dinjitetit të këtyre vajzave të bëhet shkak për humbjen e dinjitetit tuaj, por edhe tonit, si qytetarë dhe si shoqëri!

Sinqerisht,

Altin Hazizaj

Drejtor Ekzekutiv

CRCA/ECPAT Shqipëri

Tiranë, 18 Shkurt 2020

 

 

Pas

Prekëse/ Loja që ka shpikur ky baba sirian që vajza e tij të qeshë e të harrojë luftën (VIDEO)

Para

“Do publikohen prova të reja” Meta njofton konferencën tjetër të jashtëzakonshme

Para
“Do publikohen prova të reja” Meta njofton konferencën tjetër të jashtëzakonshme

“Do publikohen prova të reja” Meta njofton konferencën tjetër të jashtëzakonshme

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Shtohet toka djerrë, Shqipëria blen më shumë drithë nga jashtë. Kryeson Serbia

Shtohet toka djerrë, Shqipëria blen më shumë drithë nga jashtë. Kryeson Serbia

nga Fast News
09:30 | 30/01/2026
0

Pas 20 vitesh, Shqipëria mbyll ndërmarrjet shtetërore “fantazmë” – Në listë, Albbakër, Albkrom, Duhan–Cigare, Superfosfati e “Qendra e Aksioneve”

Pas 20 vitesh, Shqipëria mbyll ndërmarrjet shtetërore “fantazmë” – Në listë, Albbakër, Albkrom, Duhan–Cigare, Superfosfati e “Qendra e Aksioneve”

nga Fast News
09:00 | 30/01/2026
0

Si të lehtësoni jetën e përditshme, 4 këshilla

Si të lehtësoni jetën e përditshme, 4 këshilla

nga Fast News
08:30 | 30/01/2026
0

Të huajt zgjedhin Shqipërinë si trazit, dyfishohet numri i kësaj kategorie “turistësh”

Të huajt zgjedhin Shqipërinë si trazit, dyfishohet numri i kësaj kategorie “turistësh”

nga Fast News
08:00 | 30/01/2026
0

Recent News

Shtohet toka djerrë, Shqipëria blen më shumë drithë nga jashtë. Kryeson Serbia

Shtohet toka djerrë, Shqipëria blen më shumë drithë nga jashtë. Kryeson Serbia

09:30 | 30/01/2026
Pas 20 vitesh, Shqipëria mbyll ndërmarrjet shtetërore “fantazmë” – Në listë, Albbakër, Albkrom, Duhan–Cigare, Superfosfati e “Qendra e Aksioneve”

Pas 20 vitesh, Shqipëria mbyll ndërmarrjet shtetërore “fantazmë” – Në listë, Albbakër, Albkrom, Duhan–Cigare, Superfosfati e “Qendra e Aksioneve”

09:00 | 30/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar