• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Të gjithë emigrantët do deklarojnë pasurinë, do gjurmohen në fund të botës/ Rama njofton për amnisti

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Të gjithë emigrantët do deklarojnë pasurinë, do gjurmohen në fund të botës/ Rama njofton për amnisti
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i qeverisë nga Kongresi i PS ka njoftuar se të gjithë qytetarët shqiptarë dhe emigrantët duhet të deklarojnë të gjitha paratë dhe asetet.

Kryeministri Rama u shpreh se do të ketë një amnisti me një afat të caktuar, ku të gjithë ata që kanë fituar para në emigracion, t’i deklarojnë dhe t’i fusin në bankë me një interes të ulët.

Megjithatë nëse do ta kalojnë këtë afat atëherë do të ketë sekuestrim të pasurisë.

Kush nuk e deklaron, ai shprehet se do ta ndjekim deri në fund të botës.

“Janë shqetësuar shumë njerëz nga OFL sepse nuk e kuptojnë ku mbaron OFL. E dimë që informaliteti në Shqipëri është gjigand, por kemi adresuar vetëm infomalitetin e shtëpive, por jo të parave.

Sa kursime emigrantësh rrinë nën jastëk, sa makina të emigrantëve rrinë nën jastëk se mund t’i kapë ky ligj që s’ka lidhje me të, por Shqipëria nuk mund të vazhdojë të paguaj për arsimin e vajzave, që kur dalin në kafe të shohin makina luksi të injorantëve, që e bëjnë zero gjithë atë që prindërit thonë të shtëpia, mëso xhani i mamit… kjo duhet të mbarojë.

Sikundër edhe pjesa tjetër, njerëzit punojnë, Shqipëria nuk është me shumicë kriminelësh, por njerëzish që punojnë, por ata nuk mund të shohin që ata që punojnë më pak, të kenë më shumë. Por ka një ndryshim të madh mes aseteve kriminale dhe atyre me punë të ndershme.

Në punë të zezë kanë punuar shqiptarët kur emigruan se nuk i prit njeri me krahë hapur, por produktet e asaj pune nuk janë kriminale ndaj do lançojmë një amnisti të përgjithshme, ku  të gjithë shqiptarët me një afat të kufizuar, që të gjitha paratë dhe asetet t’i deklarojnë, dhe jo një a dy organizata të ngrihen, por bota mbarë, kjo do bëhet!

Emigrantët shqiptarë nuk mund të mbajnë para në bankat andej me një mijë e një vështirësi, as nuk mund të tmerrohen për të sjellë lekë në familje apo të blejnë shtëpi…. të gjithë ata që nuk i kanë paratë nga krimi… ata që janë prokuror, gjykatës, janë të përjashtuar, nuk amnistohen, do japin llogari, nga unë i pari, herët ose vonë do japim llogari një më një, pastaj secili t’i dalë për zot, aty s’kam më socialist apo demokrat, aty ka o me punë të ndershme o tek vendi.

Të tjerët me një afat kohor të kenë mundësi të sjellin paratë në Shqipëri, të fusin në banka me një interes minimal, që në do t’i çojmë për arsim dhe shëndetësi në shërbim të publikut.

Kur mbaron afati je tek OFL, nuk ka më i ke djersë apo para krimi. Kush i ka gjërat e padeklaruar, se do fusim elementin tjetër, që të gjitha pasuritë e shqiptarëve jashtë, do deklarohen këtu, shteti duhet t’i dije, dhe ka të drejtë të gjëmojë deri në fund të botës nëse ke një shtëpi që se ke deklaruar”. 

Pas

Aktivisti reagon ashpër ndaj bashkëshortes së Ramës: Më ngjau me Nexhmijen, NEVERI!

Para

Do e përdhunoj kufomën e saj të djegur për t’u siguruar që ka vdekur/ Shokon aktori i njohur

Para
Do e përdhunoj kufomën e saj të djegur për t’u siguruar që ka vdekur/ Shokon aktori i njohur

Do e përdhunoj kufomën e saj të djegur për t’u siguruar që ka vdekur/ Shokon aktori i njohur

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

200 mln euro dëm në arbitrazh, ja kompanitë që do t’i marrin lekët shtetit

200 mln euro dëm në arbitrazh, ja kompanitë që do t’i marrin lekët shtetit

nga Fast News
14:12 | 07/11/2025
0

Nga falja e borxheve te marrëveshjet 3-vjeçare me shtetin, Rama shpjegon si do të zbatohet “Paqja Fiskale”

Nga falja e borxheve te marrëveshjet 3-vjeçare me shtetin, Rama shpjegon si do të zbatohet “Paqja Fiskale”

nga Fast News
14:07 | 07/11/2025
0

Deri më 2014 do falen 525 mln euro borxhe në Tatime dhe Dogana; Kategoritë që përfitojnë

Deri më 2014 do falen 525 mln euro borxhe në Tatime dhe Dogana; Kategoritë që përfitojnë

nga Fast News
09:35 | 07/11/2025
0

Ukraina “ndërpret” lidhjet me Moskën – Zëvendëson monedhën kombëtare “kopek” me valutën ukrainase

Ukraina “ndërpret” lidhjet me Moskën – Zëvendëson monedhën kombëtare “kopek” me valutën ukrainase

nga Fast News
09:00 | 07/11/2025
0

Recent News

200 mln euro dëm në arbitrazh, ja kompanitë që do t’i marrin lekët shtetit

200 mln euro dëm në arbitrazh, ja kompanitë që do t’i marrin lekët shtetit

14:12 | 07/11/2025
Nga falja e borxheve te marrëveshjet 3-vjeçare me shtetin, Rama shpjegon si do të zbatohet “Paqja Fiskale”

Nga falja e borxheve te marrëveshjet 3-vjeçare me shtetin, Rama shpjegon si do të zbatohet “Paqja Fiskale”

14:07 | 07/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar