• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Lifestyle

‘Ta pushkatojmë Alketën!’

nga Fast News
5 years më parë
në Lifestyle
0
‘Ta pushkatojmë Alketën!’
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ermal Telhai

Ajo na i ka fajet!



Alketa është një prezantuese dhe sipërmarrëse e suksesshme. Unë nuk mbaj mend që Alketa të ketë paraqitur vulgun në formatet televizive ku është autore apo moderatore, nuk e kam parë asnjëherë që të identifikohet nga dekolteja e ekzagjeruar stil “Dubai”, as me gusto të florinjta luksi ordiner që të vjen pështirë, apo të jetë bërë ndonjë herë lajm me historira të brendshmesh që rrjeti i ka të zakonshme. Kaq mund të shoh nga jashtë, pasi as e njoh nga afër, as e kam takuar kurrë personalisht.

Por këto dy ditë, u “thye” rrjeti, nuk guxoj të hap llogaritë në rrjetet sociale se qënka bërë hataja. E pse e gjithë kjo?! Sepse Alketa performoi në Sanremo.

Nuk e kam kuptuar dhe nuk kam për ta mirëkuptuar kurrë urrejtjen që ne kemi dhe vjellim si shoqëri ndaj sipërmarrësve dhe njerëzve të suksesshëm! Jemi aq të infektuar, sa pjesën më të madhe të hapësirave sociale, i kemi shndërruar në toksike.

Ndoqa prezantimin e saj dhe u binda që paskëshit pasur të drejtë. Ta pushkatojmë!

Alketa ishte veshur në mënyrë të hijshme. Tolerohet kjo?!

Alketa flet shpejt dhe rrjedhshëm, si në shqip, ashtu edhe në italisht (dy herë më e vështirë ta bësh në gjuhë të huaj) dhe ata që kanë njohuri mbi të folurën në publik, e dijnë mirë se sa e vështirë është një gjë e tillë. Alketa e bëri shumë mirë. Tolerohet kjo?!

Alketa tha në monologun e saj që ne kemi qenë vend i izoluar që nuk toleronim “shfaqje të huaja” por që adhuronim stilin Italian në fshehtësi. Ne në fakt kemi qenë djep lirie dhe demokracie para 90-s. Nuk tolerohet apo jo?!

Alketa foli shqip në një prej skenave më prestigjoze të këngës në botë duke thënë që i do të gjithë shqitarët. Mund të tolerohet kjo?!

Alketa tregoi që ka ego dhe i shërben asaj, a thua ne të tjerët nuk bëjmë të njëjtën gjë me çdo mjet. Edhe kjo e patolerueshme!

Alketa falenderoi Italinë për modelin e kulturës që na ka ofruar, për mundësinë që i dha Ermal Metës të fitonte Sanremon në 2018, për mundësinë që i dha asaj të flasë prej aty në emër të kujtdo që do donte por s’ka arritur dot. Tolerohet kjo “tradhëti kombëtare”?!

Është merita e saj që ka arritur të jetë aty ku është, në skenë dhe në sipërmarrje. Ne të tjerët në vend të vrerit, ndoshta duhet ta harxhojmë këtë energji për t’i vënë gishtin kokës, për të përmirësuar veten dhe për të besuar që çdo gjë është e mundur!

Në fakt është paradoksale por reale, që në të njëjtën kohë që linçojmë shqiptarët e suksesshëm të artit, shkencës, sipërmarrjes, krijimtarisë, jemi duke vendosur në peidestal deputetët injorantë me shkolla të blera që na argëtojnë të enjteve, analfabetët funksionalë që paguajmë me taksat tona por që asnjë fjali nuk e mbyllin dot pa gabime drejtshkrimore, këngëtarët që zëri nuk u hyn në punë, kriminelët me pushtet, gafaxhinjtë e të tjerë të ngjashëm.

Njerëzit si Alketa, na i zbardhin faqen!

Gjetiu janë ata që na i nxijnë!

Pas

Plane për fundjavën? Ja si parashikohet moti në vendin tonë

Para

“Rama nuk më ka uruar”, Alketa Vejziu flet pas Sanremos: Në Shqipëri ishte festë kombëtare

Para
“Rama nuk më ka uruar”, Alketa Vejziu flet pas Sanremos: Në Shqipëri ishte festë kombëtare

“Rama nuk më ka uruar”, Alketa Vejziu flet pas Sanremos: Në Shqipëri ishte festë kombëtare

Të Gjitha

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

nga Fast News
16:45 | 11/05/2025
0

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

nga Fast News
16:11 | 11/05/2025
0

2046 kandidatë për 140 vende – Gara parlamentare në Shqipëri

2046 kandidatë për 140 vende – Gara parlamentare në Shqipëri

nga Fast News
10:00 | 11/05/2025
0

Miliarderi që do të dhurojë 200 mld dollarë për të varfrit

Miliarderi që do të dhurojë 200 mld dollarë për të varfrit

nga Fast News
09:57 | 11/05/2025
0

Recent News

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

16:45 | 11/05/2025
Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

16:11 | 11/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar