• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Si i ka dalë parashikimi Besnik Mustafait për Edi Ramën?!

nga Fast News
5 years më parë
në Të gjitha
0
Si i ka dalë parashikimi Besnik Mustafait për Edi Ramën?!
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Artur Nura

“Mjaft të kujtojmë mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak të Tiranës për të kuptuar se çfarë metode qeverisjeje do të instalonte në qeverinë shqiptare një ngjitje atje e Edi Ramës”, – do thoshte në një të përditshme Besnik Mustafaj, pasi kishte parë debatin për buxhetin e Bashkisë së Tiranës nga ku ai ndihej i trembur nëse kryebashkiaku do të bëhej Kryeministër dhe sot duhet pranuar qe ka patur te drejte!



Në fakt, pas turit “Dialog me Shqipërinë” dhe atij “Me Vullnetarët përtej së Majtës dhe të Djathtës” dhe deshtimit te qeverise Berisha z. Edi Rama tentoi dhe e realizoi rolin e tij si Kryeministër dhe tashme e kemi ne ekrane kombëtare dy deri tre here ne dite live!

Gjithsecili që ka lexuar me vëmendje jetën politike të këtyre viteve të pluralizmit shqiptar, padyshim që nuk mund të ketë ngelur pa i rënë në sy se së fundi shumë nga figurat domethënëse të Partisë Socialiste janë eklipsuar në forma të ndryshme.

Tashmë vihen re portretet e reja të cilat kanë ardhur kryesisht nga radhët e bashkisë së kryeqytetit apo… të cilët kur e shoqërojnë kryetarin e PS-së, ndërsa shkon “gju më gju me popullin” apo kur nga pas i rri kamera e ERTV-se, shpërndahen në turmë dhe nuk i rrinë në krahë!

Kjo pa dyshim në funksion të një skeme e cila dëshiron që vetëm lideri të jetë në qendër të vëmendjes publike. Vetëm lideri të jetë duke dëgjuar popullin. Vetëm lideri të dialogojë me ta dhe vetëm ai të jetë në vëmendjen e tyre!

Sigurisht që duke parë këtë panoramë domethënëse, gjithkush qe do te lexoje realitetin i ka dhëne të drejtë frikës intelektuale të z. Besnik Mustafaj! Duket qartë që z. Edi Rama nuk ka deshiruar vetem zyrën e Kryeministrit, por edhe të ketë fare kokëçarje aty…

E thënë më thjesht, kjo do të thotë të ketë pushtet shumëplanësh. Pa dyshim që askush nuk mund të besojë që kjo skemë mund të çojë tek ajo e vjetra e diktaturës, por në mënyra më të moderuara, Edi Rama ka një pushtet te padiskutueshëm të Kryeministrit…

Një konotacion me ish-diktatorin…

Duhet thënë që jeta publike dhe politike e z. Edi Rama përcjell disa konotacione negative. Një konotacion negativ për t’u theksuar të vjen ndërmend kur dëgjon shprehjet e tij me popullin të cilët janë përgjithësisht të rinj, ose te vjeter shume!

Ai ben thirrje që të gjithë të bashkohen rreth tij (Partia Socialiste në jetën e tij publike është krejtësisht e eklipsuar) pa dallim feje, krahine, ideje apo të majtës dhe të djathtës. Strategji të ngjashme pa dallime feje, krahine dhe ideje, përveç faktit që të mblidheshin rreth pushtetit të popullit dhe më vonë të kllasës punëtore, ka ndjekur edhe Enver Hoxha për forcimin e pushtetit të tij individual në Shqipëri.

Hoxha, me marrjen e individëve të tipit “askushi” deri nga klasa punëtore dhe pa shkollë, duke u ofruar mundësinë e një shkolle të ndërtuar me ngut që quhej Shkolla e Partisë, realizoi skemën më eficiente për forcimin e pushtetit të tij individual.

Kjo ndodhi më saktë kur deklarohej se pushtetin e ka “kllasa punëtore”…! Të gjithë ata individë mund të jepnin edhe jetën për diktatorin i cili nga “askushi” i bëri me pushtet dhe të ndihen “dikushi” ndaj familjarëve dhe farefisit të cilët përfitonin të gjithë nga pushteti i ri kllasës punëtore!

Diktatori, duke e njohur mjaft mirë këtë zinxhir zhvillimesh, i lejonte ata “askushë” të përdornin pushtetin e tyre të dhënë prej tij dhe kjo bëhej sepse kështu të gjithë ata bëheshin më të ndërvarur ndaj pushtetit të tij personal.

Të gjitha arritjet individuale të atyre “askushëve” nga të cilat përfitonin familjet dhe farefisi vareshin vetëm në një pikë e cila ishte vetë diktatori dhe pushteti i tij i cili po të rrezikohej, mund të bënte që të gjitha të mirat e tyre materiale të zhbëheshin, zhdukeshin!

Askush në këtë botë nuk do që ato që ka tashmë, ndoshta edhe pa i merituar t’i humbë, ndaj ata me “thonj” e me “dhëmbë” kapeshin deri në pikën e fundit për të mos i lëshuar ato të mira të cilat po i gëzonin me aq epsh prej injoranti.

Të vetmit që mund të rrezikonin atë mbretëri të tyre injorante, ishin intelektualët të cilët për këtë shkak edhe persekutoheshin, eklipsoheshin, torturoheshin duke krijuar një skemë dyshe të kundërshtisë: Askushët kundër intelektualëve!

Diktatori kundronte këtë konflikt i paprekur deri në vdekje. Pa dyshim që ajo skemë ka qenë gjeniale dhe diktatori ynë nuk është se e shpiku vetë, ai vetëm e zbatoi duke ua kaluar ideatorëve të saj…

Edi Rama sot…

Sigurisht askush nuk i trembet më një diktature në Shqipëri dhe kjo, jo sepse nuk e dëshiron ndonjë individ, por sepse tashmë shoqëria jonë jeton një jetë shumë të hapur me veten dhe botën e lirë demokratike e cila ia ka ngushtuar kufijtë një mundësie të tillë.

Por trajtimi i ekstremiteteve vlen për të kuptuar më qartë dimensionet e sofistikuara të jetës së sotme politike dhe personalisht bashkohem me shqetësimin e z. Besnik Mustafaj tashme te vertetuar katerciperisht…

Po për ta mbyllur, shpresoj që më shumë se demokratët, këtë shqetësim të z. Mustafaj ta lexojnë socialistët dhe pastaj ata përtej së majtës dhe të djathtës…

Pas

“Marsi do jetë një gong i madh, disa gjëra lidhen bashkë” Paralajmërimi i fortë i Grida Dumës

Para

“Është i paprekshëm nga ligji” Paloka nxjerr emrin e të ‘fortit’: I shërben pushtetit të Edi Ramës

Para
“Është i paprekshëm nga ligji” Paloka nxjerr emrin e të ‘fortit’: I shërben pushtetit të Edi Ramës

“Është i paprekshëm nga ligji” Paloka nxjerr emrin e të ‘fortit’: I shërben pushtetit të Edi Ramës

Të Gjitha

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

nga Fast News
13:00 | 15/05/2025
0

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

nga Fast News
12:30 | 15/05/2025
0

Nga një kurs 5-dollarësh tek një perandori, si lindi suksesi i Ben & Jerry’s?

Nga një kurs 5-dollarësh tek një perandori, si lindi suksesi i Ben & Jerry’s?

nga Fast News
11:45 | 15/05/2025
0

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

nga Fast News
11:30 | 15/05/2025
0

Recent News

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

13:00 | 15/05/2025
Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

12:30 | 15/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar