• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Sanremo 2020-të/ Monologu rrënqethës i Rula Jebreal

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet
0
Sanremo 2020-të/ Monologu rrënqethës i Rula Jebreal
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

A kishit veshur të brendshme atë natë? E mbani mend, atë mëngjes keni kërkuar emrin e një kontraceptivi online? A ju duken seksi burrat që veshin xhinse?

Nëse gratë nuk duan të përdhunohen, nuk duhet të vishen si të përdala. Këto janë disa nga pyetjet që u janë drejtuar në sallën e gjyqit dy vajzave italiane, të cilat kishin denoncuar dhunën seksuale. Pyetje të qëllimta, që mbështesin një të vërtetë të hidhur e mizore: Ne gratë, nuk jemi kurrë të pafajshme!



Nuk jemi të pafajshme, sepse denoncuam shumë vonë, ose sepse denoncuam shumë shpejt, sepse jemi shumë të bukura, ose shumë të shëmtuara. Nuk jemi të pafajshme, sepse ishim shumë të disponueshme dhe e merituam. Do të të mbroj, nga frika dhe brengat nga çdo telash që do të hasësh gjatë rrugës. Nga padrejtësitë dhe mashtrimet e kohës tënde. Ti je një qenie e veçantë dhe unë do të kujdesem për ty.

Jam rritur në një jetimore, bashkë me qindra vajza të tjera. Mbrëmjeve, një nga një ne tregonim një histori, historitë tona. Ishin përralla të trishta. Jo përralla nënash që përkëdhelin gjumin, por përralla bijash të pafata, që gjumin trembnin. Tregonim për nënat tona, të torturuara, të vrara, të dhunuara. Çdo natë, para se të flinim, çlironim fjalët e dhimbjes. Unë i dua fjalët. Këtë e kam mësuar duke jetuar në një vend me luftë. Kam mësuar t’i besoj fjalës dhe jo pushkës, për të kërkuar që ta bëj botën një vend më të mirë, sidomos për gratë. Pastaj vijnë numrat.

Në Itali, në këtë vend të mrekullueshëm që më ka mikpritur, shifrat janë të pamëshirshme. Çdo tre ditë vritet një grua, 6 gra janë vrarë javën e kaluar. Në 85% të rasteve, agresori nuk troket në derë, për një arsye të thjeshtë, ai i ka çelësat e shtëpisë. Gjurmët e tij janë mbi tapet, e shenja e buzëve gjendet ende te gotat në kuzhinë. Zemrën time do ta hedh mes yjesh një ditë. Betohem, do ta bëj e përtej tendës së kaltrës në të kaltër do të fluturoj kur gruaja e cirkut Të bëhet e artë dhe e argjentë.

Dhe pa kaluar në stacion, trenin e fundit do të marrë Nëna ime Zakia, që të gjithë e thërrisnin Nadia e humbi trenin e saj të fundit kur unë isha pesë vjeç. Vrau veten, duke u djegur. Po dhimbja filloi si një flakë e ngadaltë që filloi të ngjitej e t’i pushtonte rrobat, që kur ishte adoleshente. Trupi i saj, ishte diçka nga e cila kishte nevojë të lirohej, kishte qenë tortura e saj. Nëna ime, Nadia ishte përdhunuar brutalisht kur ishte 13 vjeç, dy herë nga i njëjti burrë. Sistemi e detyroi të heshtë, nuk e lejuan të denonconte. Plagët dhembin më shumë, kur duan të t’i prekin për të të besuar. Burri që e kishte përdhunuar, ishte me të në momentin kur flakët po i hanin trupin. Ai i kishte çelësat e shtëpisë.

Françeska Rame, teksa dhunohej në 9 mars të vitit 1973, kërkoi shpëtim në muzikë. “ Duhet të jem e qetë, duhet të jem e qetë. Do të ngjitem pas zhurmës së qytetit, pas poezisë së këngëve, duhet të jem e qetë” , recitonte në monologun tronditës “Përdhunimi” gjatë të cilit përjetonte ndodhinë e tmerrshme. Unë u bëra gruaja që jam, sepse i detyrohesha nënës dhe bijës sime që është ulur në sallë mes jush. I detyrohemi të gjitha, të gjithë, një nëne, një bije, një motre, vendit tonë, madje edhe burrave, i detyrohemi idesë së qytetërimit dhe barazisë. I detyrohemi idesë më madhështore, lirisë! Tani do t’u flas burrave. Na lini të lira që të jemi ato që duam të jemi: Nëna me dhjetë fëmijë, ose nëna të askujt, shtëpiake, apo gra në karrierë, murgesha, apo kurva. Thjesht na lini të bëjmë atë që duam me trupin tonë dhe rebelohuni bashkë me ne, sa herë që dikush na tregon me gisht se çfarë duhet të bëjmë. Bëhuni miqtë tanë, sa herë që dikush t’ju pyesë: “Çfarë kishte bërë ajo, për të merituar çka ndodhi?”

Është një kohë e bukur e djersitur, një stinë rebele. Çasti kur godet shigjeta që arrin në kasafortën qiellore duke shpuar yjet. Një ditë njerëzit do të kapen për dore e në një çast. Në këtë çast do të bekohen të gjithë. Më zgjodhën që të nderoj muzikën dhe gratë, por jam këtu për të folur për atë çka është e nevojshme të flitet. Sigurisht, kam veshur një fustan të bukur. Mund ta bisedoni nesër në një bar, “Si ishte veshur Rula?”

Por të mos pyetet më kurrë një grua e përdhunuar: “ Çfarë kishit veshur atë natë?” Nënën time e tmerronte ajo pyetje, nëna ime nuk ia doli dot, e si ajo edhe shumë gra të tjera. Ne gratë nuk duam të kemi frikë. Duam të na duan. Unë i detyrohem nënës sime, i detyrohemi vetes, bijave tona. Askush nuk mund të na i heqë të drejtën e përgjumjes me përralla. Duam të jemi nota, heshtje, zhurmë, të lira në kohë dhe në hapësirë, duam të jemi kjo: Muzikë./FastNewsAlbania

Etiketa: monologrulasan remo
Pas

Poli Hoxha: “Vrasjet që nisën pas 90-ës dhe që do të vijojnë”

Para

Panik në Shkodër/ Dy shpërthime të fuqishme me tritol gjatë natës, ja kush ishte objektivi (EMRI)

Para
Panik në Shkodër/ Dy shpërthime të fuqishme me tritol gjatë natës, ja kush ishte objektivi (EMRI)

Panik në Shkodër/ Dy shpërthime të fuqishme me tritol gjatë natës, ja kush ishte objektivi (EMRI)

Të Gjitha

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

nga Fast News
16:13 | 19/05/2025
0

Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

nga Fast News
16:09 | 19/05/2025
0

Pensionet me Italinë në fuqi nga 1 qershori, ja çfarë përfitojnë emigrantët

Pensionet me Italinë në fuqi nga 1 qershori, ja çfarë përfitojnë emigrantët

nga Fast News
16:03 | 19/05/2025
0

Mijëra objekte të grabitura nga muzeu ukrainas gjatë tërheqjes ruse në vitin 2022

Mijëra objekte të grabitura nga muzeu ukrainas gjatë tërheqjes ruse në vitin 2022

nga Fast News
09:20 | 19/05/2025
0

Recent News

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

16:13 | 19/05/2025
Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

16:09 | 19/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar