• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Rrëfehet Zylfie Haklaj: Si filloi saga e vrasjeve në familjen time

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet
0
Rrëfehet Zylfie Haklaj: Si filloi saga e vrasjeve në familjen time
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Dy djemtë e mëdhenj, Hamdiu dhe Halili do të arrestoheshin me akuzën e vrasjes me mjete të forta të ekonomistit Mustafë Shpati në qendër të Bajram Currit. Për 6 muaj, ata do të mbaheshin në burg.

Pas rënies së komunizmit, djemtë e familjes Haklaj, do të ishin protagonistë dhe viktima të një historie të gjatë hakmarrjeje që i kushtoi Tropojës rreth 150 viktima. Një histori, ku ndërthuren interesat politike, zhvillimet e luftës në Kosovë dhe përplasjet për gjakmarrje.



Kjo familje, u ekspozua për herë të parë në vitin 1992. Dy djemtë e mëdhenj, Hamdiu dhe Halili do të arrestoheshin me akuzën e vrasjes me mjete të forta të ekonomistit Mustafë Shpati në qendër të Bajram Currit. Për 6 muaj, ata do të mbaheshin në burg.

“Ne nuk dinim asgjë, policia erdhi në Haklaj, dhe kërkoi vëllezërit Hamdiun dhe Halilin. Për çfarë pyetën vëllezërit? Ata thanë që ka ndodhur një ngjarje dhe ju kanë akuzuar ju. Janë thirrur rreth 80 dëshmitarë në pyetje dhe vëllezërit pas 6 muajsh, pa seancë gjzqësore kanë dal të lirë”, – rrëfen Zylfie Haklaj, Motra e Haklajve.

Ngjarja thuhej se kishte lidhje me privatizimin e pronave të koperativës së Margegajt ku Hamdiu, kishte qenë për 10 vite kryetar. Hamdiu është i vetmi i mbijetuar nga 5 djemtë e Muharremit. Sot ai është 69-vjeç dhe jeton në Suedi, ku ka fituar azil politik. Pas arrestimit që e konsideruan të padrejtë, shënohet krisja e parë e kësaj familjeje të njohur me pushtetarët e rinj të kohës, me në krye mikun e tyre të hershëm, presidentin Sali Berisha.

“Ne si familje e kemi mbështetur Sali Berishën vitet e para të demokracisë. Dy vëllezërit e mi, Hamdiu e Halili kanë pasur njohje personale me Sali Berishën dhe ne si familje e dinim kush ishte familja e tij, kishim besim se do e drejtonte Shqipërinë, ishte njeri i njohur kardiolog, pavarësisht se kishte qenë në udhëheqjen partisë punës në bllok, kishim besim se do ishte njeri i duhur për të drejtuar Shqipërinë”, – rrëfen Zylfie Haklaj, Motra e Haklajve.

Në një kohë që djemtë ndodheshin në qeli në vitin 1992, plaku i Haklajve, Muharremi, vihet në kontakt me presidentin Berisha të cilit i kërkon takim. I pari i familjes kishte një zotim për të bërë sipas traditës zakonore se djemtë e tij ishin të pafajshëm. Ai kërkonte lirimin e tyre. Takimi me Berishën nuk u zhvillua kurrë, edhe pse në një rast ishte arritur deri te caktimi i orarit.

“Në fillim dhe Sali Berisha ka pranuar, ka thanë se do takohem me Muharremin, kanë caktuar orarin, pastaj kur ora ka ardhur Sali Berisha nuk e ka pritur në takim. Në këtë kohë baba kërkoi takim me Kryeministrin Aleksandër Meksi dhe ky i fundit ka dhënë urdhër që djemtë e Muharremit nëse janë të pafajshëm të lirohen dhe vëllezërit janë liruar”, – rrëfen Zylfie Haklaj, Motra e Haklajve.

Deri në këtë moment, djemtë e familjes Haklaj nuk kishin një pozicionim të unifikuar politik. Dy prej vëllezërve kishin qenë themelues të Partisë Demokratike në Tropojë. Pjesa tjetër e familjes kishin kryesisht bindje të majta.

“Në vitet e para të demokracisë, Hamdiu dhe Shkëlqimi kanë marrë pjesë në disa mbledhje që janë organizuar për të kontaktuar njerëz, për ti bindur që të mbështesnin PD, për të ndikuar te njerëzit, që do në përfaqësojë Berisha që është në krye të vendit”, – rrëfen Zylfie Haklaj, Motra e Haklajve.

Pas arrestimit të Hamdiut dhe Halilit, familja Haklaj pozicionohet hapur kundër Partisë Demokratike. Në një bastion të djathtë si ai i Tropojës, tashmë demokratët kishte kundërshtare një prej familjeve më të fuqishme dhe më me ndikim në zonë. Zylfije Haklaj rrëfen se në këtë moment, miqësia e hershme me familjen e Sali Berishës pësoi një krisje të madhe.

“Kur kemi gjykuar të drejtë kemi mbështetur PS dhe ai duke parë që kishim reputacion në Tropojë, familje e madhe, e njohur, kemi njerëz, miq shok dhe ai ka menduar dhe mendon edhe sot, që kemi tentuar ti marrim pushtetin, ne kurrë s’kem tentuar. Ne vetëm kemi menduar të ketë drejtësi në Shqipëri. Përshembull edhe në PD kemi mbështetur njerëz që kanë punuar mirë”, – rrëfen Zylfie Haklaj, Motra e Haklajve.

 

Etiketa: haklajsaga e vrasjeve
Pas

E shkuara kriminale/ Gjykata franceze dënon shqiptarin “e tmerrshëm”

Para

Motra e Haklajve thyen heshtjen: Si lindi hasmëria jonë me fisin Hoxha

Para
Motra e Haklajve thyen heshtjen: Si lindi hasmëria jonë me fisin Hoxha

Motra e Haklajve thyen heshtjen: Si lindi hasmëria jonë me fisin Hoxha

Të Gjitha

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

nga Fast News
16:13 | 19/05/2025
0

Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

nga Fast News
16:09 | 19/05/2025
0

Pensionet me Italinë në fuqi nga 1 qershori, ja çfarë përfitojnë emigrantët

Pensionet me Italinë në fuqi nga 1 qershori, ja çfarë përfitojnë emigrantët

nga Fast News
16:03 | 19/05/2025
0

Mijëra objekte të grabitura nga muzeu ukrainas gjatë tërheqjes ruse në vitin 2022

Mijëra objekte të grabitura nga muzeu ukrainas gjatë tërheqjes ruse në vitin 2022

nga Fast News
09:20 | 19/05/2025
0

Recent News

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

16:13 | 19/05/2025
Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

16:09 | 19/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar