• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Politika amerikane duhet të shpejtojë” Spartak Ngjela tregon 2 rrugët e vetme për shqiptarët

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
“Politika amerikane duhet të shpejtojë” Spartak Ngjela tregon 2 rrugët e vetme për shqiptarët
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Spartak Ngjela

Antikorrupsioni shqiptar krijoi në Kosovë qeverinë e tij. Antikorrupsioni në Tiranë nuk po strukturohet që të jetë afër pushtetit.

Politika amerikane duhet të shpejtojë në Tirane, me strukturimin përfundimtar të SPAK-ut, në funksion të eliminimit të korrupsionit të lartë shtetëror.

Dy rrugë ka sot për shqiptarët: ose do të shkatërrohet Shqipëria prej korrupsionit të lartë shtetëror, ose do të shkatërrohet korrupsioni për të ndërtuar Shqipërinë moderne si shtet me prodhim industrial.

I. Rama po kërkon ta bllokojë këtë ristrukturim modern të Shqipërisë. Domethënë Rama nuk po luan për interesin e Shqipërisë. Prandaj e zvarrit SPAK-un që të fitojë kohë. Krimi i organizuar luftohet bashkë me korrupsionin e lartë shtetëror, kurse Rama po kërkon bllokim me zvarritje.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Kjo tregon që pikërisht kështu po ia kërkojnë forcat që po përplasen në interesa të kundërta me politikën amerikane në Ballkanin Perëndimor.

Po ambasadorja amerikane e porsaardhur në Tiranë, çfarë po bën? Po bën ende vizita. Në fakt duhet të godasë hapur politikisht, për të treguar forcën kundrejt bllokimit që po kërkohet t’i bëhet Reformës antikorrupsion nga Rama, Meta, Berisha dhe Basha. A e di politika amerikane se Shqiptarët do ta prisnin me entuziazëm të lartë pro-amerikan, eliminimin e korrupsionit me proces penal antikorrupsion?

Në fakt, duhet ta dijë, sepse janë njëqind vjet interes amerikan për botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor, dhe tani, Amerika, me shqiptarët, është në kulmin e forcës së vet në këtë zonë.

II.  Antikorrupsioni për Shqipërinë dhe Kosovën është një kërkesë patriotike, kurse për të ardhmen e politikës amerikane në Ballkanin Perëndimor, është një domosdoshmëri. Gadishulli Ilirik, ka mbi dymijë vjet që është qëndër e politikës së madhe botërore: ose Roma, ose Rusia ose Amerika – por, të tetë milionët iliro-shqiptare, sot, janë me Amerikën.

E di këtë ambasadorja amerikane? Sigurisht që e di, se është pikërisht ajo që përmendi njëqind vjetorin e ndërhyrjes së presidentit Ëillson në shpëtim të Shqipërisë.

lll. Korrupsioni i lartë shqiptar në Tiranë dhe në Prishtinë, është me Beogradin dhe me Moskën. Sigurisht që këtë e di edhe politika amerikane. Atëherë?

Në Tiranë, korrupsioni i lartë politik i të dy krahëve, sot është i lidhur edhe me Pekinin, edhe me Moskën, prandaj po kërkon vetëm të bllokojë SPAK-un dhe të fitojë kohë.

Atëherë? Po pritet ndërhyrja drastike e politikës amerikane. Kurse shqiptarët janë gati. Fjalët e tepërta nuk kanë më asnjë vlerë.

Pas

“Ti sekuestrohet pasuria Ermal Hoxhës, bashkëpunëtor i Olsi Ramës” Flamur Noka bën thirrjen e fortë për nipin e ish-diktatorit

Para

I dënuar për vrasje dhe trafik femrash, ky është ‘i tmerrshmi i Beratit’ që po përgatitet të lirohet nga burgu

Para
I dënuar për vrasje dhe trafik femrash, ky është ‘i tmerrshmi i Beratit’ që po përgatitet të lirohet nga burgu

I dënuar për vrasje dhe trafik femrash, ky është ‘i tmerrshmi i Beratit’ që po përgatitet të lirohet nga burgu

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Forbes rendit shqiptarin Arbër Sejdijin mes inovatorëve që po transformojnë tregtinë me AI

Forbes rendit shqiptarin Arbër Sejdijin mes inovatorëve që po transformojnë tregtinë me AI

nga Fast News
11:30 | 13/01/2026
0

Rriten shpenzimet për “përfaqësuesit e popullit”, mbi 7 milionë euro për paga dhe shpërblime për deputetët në 2025

Rriten shpenzimet për “përfaqësuesit e popullit”, mbi 7 milionë euro për paga dhe shpërblime për deputetët në 2025

nga Fast News
11:00 | 13/01/2026
0

5 vendimet që duhet t’i merrni para moshës 30-vjeçare

5 vendimet që duhet t’i merrni para moshës 30-vjeçare

nga Fast News
10:30 | 13/01/2026
0

Dëmet në bujqësi nga përmbytjet, ministri Salla garanton fermerët për mbështetje

Dëmet në bujqësi nga përmbytjet, ministri Salla garanton fermerët për mbështetje

nga Fast News
09:47 | 13/01/2026
0

Recent News

Forbes rendit shqiptarin Arbër Sejdijin mes inovatorëve që po transformojnë tregtinë me AI

Forbes rendit shqiptarin Arbër Sejdijin mes inovatorëve që po transformojnë tregtinë me AI

11:30 | 13/01/2026
Rriten shpenzimet për “përfaqësuesit e popullit”, mbi 7 milionë euro për paga dhe shpërblime për deputetët në 2025

Rriten shpenzimet për “përfaqësuesit e popullit”, mbi 7 milionë euro për paga dhe shpërblime për deputetët në 2025

11:00 | 13/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar