Silva Bino, specialiste e ISHP ishte e ftuar në “Mbrëmje në Abc” me Mirela Milorin për të dhënë më shumë detaje rreth situatës së shkaktuar nga koronavirusi.
Mes të tjerash Bino u ndal edhe tek lajmi i përfolusr së fundmi se në spitalin e Kavajës do të ndërtohet karantina.
Lidhur me këtë Bino tha se në Shqipëri nuk do ndërtohen spitale të dedikuara për shkak se ende nuk kemi një rast të konfirmuar.
Pjesë nga intervista:
Silva Bino: Italia ka marrë disa masa të rëndësishme që na mbron të gjithëve ka vendosur një sistem karantine në Lombardi dhe në këtë mënyrë ka marrë një masë të rëndësishme edhe për neve. Ne kemi marrë masa të tjera më të fuqishme, sic është përforcimi i evidentimin në Rinas, në porte të qytetarëve që vijnë në këto zona. Në mënyrë që asnjë rast të mos humbet dhe të kapet sa më shpejt
Mirela Milori: U fol për karantinë në Kavajë, po e ndërtoni këtë karantinë?
Silva Bino: Ne nuk ndërtojmë spitale të dedikura për monentin. Jemi vend që nuk kemi raste, por duhet të mendojmë. Njerëzit e kanë marrë sikur po ndërtojmë një karantinë për murtajën. Sot është koncepti i izolimit. Ka karantine dhe vetëkarantinë, ka edhe karantinë vullnetare. Ju e keni parë që gjithnjë gjatë mbledhjeve të task forcës është diskutuar në mënyrësn se si do të funksionojë. Karantina moderne mund të jetë edhe në një pallat, ku është evidentuar dikush dhe ne do vendosim masa për evidentim, vendoset shiriti. Durrësi, Kavaja dhe Tirana janë qytete që kanë lidhje me Italinë. Janë disa plane dhe duhet të zbatohen.
Mirela Milori: Ka zëra që po e bëni karantinën se ju e keni rastet?
Silva Bino: Unë nuk jam një person që gënjej. Njerëzit mund të kenë shkruar shumë sot edhe për arsye plitike. Unë kam punuar dhe gjatë pandemisë në vitin 2009, që ishte pak a shumëe njëjta situatë./abcnews.al/