• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Nuk ndalet Operacioni Forca e Ligjit/ Ultimatum 3 ‘të fortëve’, iu nxjerr emrat: Verifikoni pasurinë brenda 48 orëve

nga Fast News
5 years më parë
në Të gjitha
0
Nuk ndalet Operacioni Forca e Ligjit/ Ultimatum 3 ‘të fortëve’, iu nxjerr emrat: Verifikoni pasurinë brenda 48 orëve
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Operacioni Forca e Ligjit nuk është ndalur as ditën e sotme, ku efektivja e policisë ka dalë sërish në konferencë, duke paralajmëruar tre persona të tjerë që janë subjekt i rradhës i paketës anti-KCK.

Në deklaratë, agjentja bëri me dije se sapo janë nisur formularët nga OFL shtetasve Dashamir Gjoka, banues në Durrës, i dënuar në Itali për trafik të qënieve njerëzore.





Emiliano Hajri, i dënuar në Gjermani për trafik narkotikësh e pastrim parash.

Edlir Hajri. me lidhje familjare me Emiljano H pasi dyshohet se gezon pasuri te prejardhura nga krimi.

Ndër të tjera në deklaratë u tha se këta tre subjekte duhet të justifikojnë pasurinë e tyre brenda 48 orësh, ose në të kundërt do iu sekuestrohet.

DEKLARATA E PLOTE

Në kuadër të operacionit Forca e Ligjit, në vijim të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL sapo i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

– Dashamir. Gj., me banim në Durrës, pasi rezulton i dënuar në Itali për veprën penale “Trafik i qenieve njerëzore”.

– Emiljano H., me banim në Durrës, pasi rezulton i dënuar në Gjermani për trafikim narkotikësh dhe pastrim parash.

– Edlir H., banues në Durrës, me lidhje familjare me Emiljano H., pasi dyshohet se gëzon pasuri të prejardhura nga krimi.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, i cili do të vlerësojë dosjen e përgatitur nga OFL-ja mbi aktivitetin kriminal të këtyre subjekteve, si edhe pasurinë e tyre.
Sapo të bëjë këtë vlerësim, SPAK-u duhet t’i kërkojë Gjykatës Speciale masën e sekuestrimit për pasuritë e subjekteve dhe pas sekuestrimit, në jo më shumë se 6 muaj Gjykata Speciale duhet të vendosë për konfiskimin përfundimtar të tyre.

Me marrjen e masës së sekuestros, çdo pronë e subjekteve do të administrohet nga agjencia e posaçme e Ministrisë së Brendshme. Vetëm banesa mund të vazhdojë të përdoret për strehim, por nuk mund të shitet apo të jepet me qira nga subjekti.
Të gjitha subjektet e Ligjit Special, pra të gjithë të dënuarit apo të akuzuarit gjatë 30 viteve të fundit, për krimet e parashikuara në këtë ligj, do të kalojnë sitën e provës së ligjshmërisë së pasurisë së tyre. Asnjë përjashtim nuk do të ketë dhe nuk mund të ketë dhe çdo përpjekje për të tjetërsuar ndërkohë pronën, duke përdorur familjarë apo të njohur, do të rëndojë të dyja palët. Kujtojmë se Ligji Special parashikon vlerësime dhe hetime specifike të pasurisë edhe për rrethin familjar të personave të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar e krime të rënda.

Për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë, OFL do të informojë publikun në vijimësi.

 

Pas

Vettingu në polici/ Del lista, këta janë zyrtarët e lartë që do të kalojnë në ‘sitë’ (EMRAT)

Para

“Nuk e ka shumë të gjatë në politikë” Rudina Hajdari i kthehet Mustafa Nanos: I dashur…

Para
“Nuk e ka shumë të gjatë në politikë” Rudina Hajdari i kthehet Mustafa Nanos: I dashur…

“Nuk e ka shumë të gjatë në politikë” Rudina Hajdari i kthehet Mustafa Nanos: I dashur…

Të Gjitha

Kartat Blu: Cili vend i BE-së ofron pagën minimale më të lartë për punëtorët jashtë Bashkimit Europian?

Kartat Blu: Cili vend i BE-së ofron pagën minimale më të lartë për punëtorët jashtë Bashkimit Europian?

nga Fast News
09:58 | 23/05/2025
0

Çohet në mëngjes dhe gjen një anije mallrash “të parkuar” në oborrin e shtëpisë

Çohet në mëngjes dhe gjen një anije mallrash “të parkuar” në oborrin e shtëpisë

nga Fast News
09:52 | 23/05/2025
0

Shkollën e lanë, por jo ëndrrën, njihuni me 10 ikonat e reja të suksesit

Shkollën e lanë, por jo ëndrrën, njihuni me 10 ikonat e reja të suksesit

nga Fast News
09:50 | 23/05/2025
0

Tarifat e Trump po i bëjnë të pasurit më të pasur! Sa ka fituar secili prej tyre brenda vitit?

Tarifat e Trump po i bëjnë të pasurit më të pasur! Sa ka fituar secili prej tyre brenda vitit?

nga Fast News
09:48 | 23/05/2025
0

Recent News

Kartat Blu: Cili vend i BE-së ofron pagën minimale më të lartë për punëtorët jashtë Bashkimit Europian?

Kartat Blu: Cili vend i BE-së ofron pagën minimale më të lartë për punëtorët jashtë Bashkimit Europian?

09:58 | 23/05/2025
Çohet në mëngjes dhe gjen një anije mallrash “të parkuar” në oborrin e shtëpisë

Çohet në mëngjes dhe gjen një anije mallrash “të parkuar” në oborrin e shtëpisë

09:52 | 23/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar