Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Nuk do të jepen më 5 000 lekët për të sapolindurit/ Çfarë përmban shporta e bebes?

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Nuk do të jepen më 5 000 lekët për të sapolindurit/ Çfarë përmban shporta e bebes?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Çeku prej pesë mijë lekësh në formën e një bonusi për çdo jetë të re që i shtohet qytetit, do të zëvendësohet me një shportë me produkte që do të blihen nga bashkia.

SHPORTA E BEBES

Lista me gjërat elementare që prindërit mendohen shumë dhe i zgjedhin me përkujdes shumë kohë përpara se të vijë në jetë i/e vogla e tyre, do të vijë dhuratë nga bashkia.

Shporta përmban gjithë çfarë u duhet bebeve, që nga pelenat njëpërdorimshme, letrat e lagura, kremin, vajin biberonin fals e deri te libërthi për kujdesin ndaj fëmijës në vitin e parë të jetës. Të gjitha këto blerje do të bëhen përmes prokurimit publik. Do të jenë përfaqësuesit e bashkisë, ata që do të sigurohen që vlera e shportës të mos e kalojë shumën që jepte dikur bashkia në formën e bonusit cash.

“Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve Sociale propozon që kostoja e parashikuar për një ‘Shportë bebeje’, të përbërë prej produkteve të mësipërme, të mos e kalojë shumën maksimale 5.000 lekë për çdo fëmijë të lindur që regjistrohet”, citohet në vendimin që do të merret këtë të mërkurë nga Këshilli Bashkiak, pa dhënë arsye për rrëzimin e atij të vitit 2007 për bonusin e të sapolindurit.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

KUSHTET

Jo të gjithë banorët e rinj kryeqytetas përfitojnë nga projekti “Shporta e bebes”. Ata që lindin në spitale private apo ata që nuk kanë pasaportizim në Tiranë (së paku njëri prind) nuk marrin shportë.

“Synimi i kësaj shporte është mbështetja në ditët e para të lindjes me produktet e nevojshme dhe të domosdoshme për çdo nënë, e cila ka sjellë në jetë të një bebe. Sa më sipër, ‘Shporta e bebes’ i jepet nënës nëse plotëson një nga kriteret e mëposhtme:

1. Të dy prindërit janë me vendbanim të përhershëm në Bashkinë Tiranë dhe foshnja ka lindur në maternitetin publik “Mbretëresha Geraldinë” ose “Koço Gliozheni”. 2. Një prind është me vendbanim të përhershëm në Bashkinë Tiranë dhe foshnja ka lindur në maternitetin publik “Mbretëresha Geraldinë” ose “Koço Gliozheni”, thuhet në relacionin e projektvendimit të nisur për miratim në Këshill.

Procedurat e përfitimit do të përcaktohen në kontratën e lidhur ndërmjet Bashkisë së Tiranës dhe subjektit që do fitojë tenderin për blerjen e produkteve. Shpërndarja e “Shportës së bebes” do të realizohet pranë njësive administrative, bazuar në numrin e lindjeve të regjistruara nga punonjësit e gjendjes civile pranë institucioneve shëndetësore, ku foshnjat kanë lindur.

Kusht është aplikimi brenda 30 ditëve nga lindja e bebit. Ndërsa bashkia do të kujdeset që shporta të merret jo më larg se dy javë pas marrjes së kërkesës.

Marrë nga Panorama

 

Pas

“Veshur me përparëse grash me ngjyrë të zezë”/ Si analiza e ADN-së zbardhi grabitjen e çiftit Laze në Allias

Para

Acari do të përfshijë të gjithë vendin/ Çfarë duhet të keni parasysh

Para
Acari do të përfshijë të gjithë vendin/ Çfarë duhet të keni parasysh

Acari do të përfshijë të gjithë vendin/ Çfarë duhet të keni parasysh

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Rriten investimet e huaja, përqëndrim kryesisht në pasuritë e patundshme

Rriten investimet e huaja, përqëndrim kryesisht në pasuritë e patundshme

nga Fast News
15:28 | 25/03/2026
0

Ministri Malaj në Bruksel: Shqipëria, progres të qëndrueshëm në drejtim të konvergjencës me Bashkimin Europian

Ministri Malaj në Bruksel: Shqipëria, progres të qëndrueshëm në drejtim të konvergjencës me Bashkimin Europian

nga Fast News
15:17 | 25/03/2026
0

“Evropa rrezikon mungesë karburanti”, kreu i Shell paralajmëron krizë energjetike

“Evropa rrezikon mungesë karburanti”, kreu i Shell paralajmëron krizë energjetike

nga Fast News
09:44 | 25/03/2026
0

Deklarimi i të ardhurave/ Tatimet: Shmangni fluksin, dorëzoni DIVA para 31 marsit

Deklarimi i të ardhurave/ Tatimet: Shmangni fluksin, dorëzoni DIVA para 31 marsit

nga Fast News
09:17 | 25/03/2026
0

Recent News

Rriten investimet e huaja, përqëndrim kryesisht në pasuritë e patundshme

Rriten investimet e huaja, përqëndrim kryesisht në pasuritë e patundshme

15:28 | 25/03/2026
Ministri Malaj në Bruksel: Shqipëria, progres të qëndrueshëm në drejtim të konvergjencës me Bashkimin Europian

Ministri Malaj në Bruksel: Shqipëria, progres të qëndrueshëm në drejtim të konvergjencës me Bashkimin Europian

15:17 | 25/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora