Yuri Kim prej disa javësh ushtron detyrën e ambasadores më të re të SHBA në Shqipëri.
Së fundmi ajo ka zgjedhur të vetëprezantohet në një klip që zgjat rreth 2 minuta.
Gjatë fjalës së saj, ambasadorja Kim thekson se pret me kënaqësi të punojë për shqiptarët dhe rendit 3 prioritetet që do të ketë në krye të kësaj detyre.
Gjithashtu ajo ka folur edhe për karrierën e saj prej 2 dekadash si diplomate.
MESAZHI I PLOTE I YURI KIM
Për më shumë se dy dekada, kam pasur priviligjin t’u shërbej Shteteve të Bashkuara si diplomate. Nga Pekini në Bagdad, e në shumë vende ndërmjet tyre, jam përpjekur të forcoj marrëdhëniet e SHBA në botë. Përgjatë 23 viteve të mia në Uashington, kam punuar mbi shumë nga prioritetet tona kyçe të politikës së jashtme duke ndihmuar që të sjell paqe dhe begati. Jam veçanërisht e nderuar që të vij në Shqipëri në fillim të 2020, vit që shënon 100 vjetorin e njohjes së pavarësisë së Shqipërisë nga SHBA. 100 vjet më parë, presidenti Uillson kundërshtoi ndarjen e Shqipërisë midis fqinjëve të saj dhe ndihmoi në rrugëtimin e Shqipërisë si anëtare e lidhjes së Kombeve, në dhjetor të 1920. Ashtu si SHBA kanë mbështetur Shqipërinë ndër vite, Shqipëria ka qënë një mike dhe aleate besnike e SHBA. Ndjehem e privilegjar që jam këtu. Gjatë mandatit tim në Shqipëri kamë në plan që të punoj mbi tri prioritete.
Së pari, do të punoj për të thelluar marrëdhëninen tonë në fushë e mbrojtjes, që Shqipëria të bëhet aleate më e fortë dhe e aftë.
Së dyti, do të vijoj të nxis zhvillimin demokratik të Shqipërisë për të mbështetur përpjektjet e tuaja për anëtarsimin në BE. Aspiratat evropioane të Shqipërisë dhe reformat që ato kërkojnë, do të sjellin më shumë begati dhe qëndrueshmëri për ju dhe rajonin.
Së treti, do të punoj për të nxitur eksportet dhe investimet e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri në mënyrë që të krijojmë më shumë vende pune dhe mundësi për amerikanët dhe shqiptarët. Pres me kënaqësi që të takoj qytetarët shqiptarë, të mësoj për trashësiminë tuaj të pasur kulturore, të vizitoj peisazhet tuaja të mahnitshme, të shioj kulinarinë tuaj të shijshme, të përjetoj mikpritjen tuaj të jashtëzakonshme dhe shumë gjëra të tjera. Pra ejani të komunikojmë. Mirë se iu gjeta dhe shihemi së shpejti!
Ambasadorja e re e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, prej pak javësh ka marrë detyrën e re dhe ka zhvilluar një tur takimesh në disa institucione të rëndësishme në vend. Kim është takaur me Presidentin e Republikës, Kryeministrin, kreun e Kuvendit dhe kreun e opizitës. Po ashtu ka zhvilluar një bisedë me Prokurorin e Përgjithshëm, ka shkuar në SPAK dhe në Këshillin e Lartë Gjyqësor, po ashtu ka takuar dhe disa prej ministrave dhe kreun e Bashkisë së Tiranës. Kim ka parë nga afër edhe zonat e prekura nga tërmeti në Durrës.