• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Ministria i hoqi licensën, reagon shkolla në Tiranë: Po bëjmë mësim online dhe po na ‘shijon’ shumë

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Ministria i hoqi licensën, reagon shkolla në Tiranë: Po bëjmë mësim online dhe po na ‘shijon’ shumë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën e djeshme shkolla private “Udha e Shkronjave” në Tiranë ka vendosur që të mbyllë dyert për shkak të dyshimeve dhe frikës për përhapjen e koronavirusit.

Mirëpo sot Ministria e Arsimit ka vendosur ti heqë licensën për këtë vendim, dhe ka deklaruar se udhëheqësit e këtij institucioni duhet të ndiqen nga organet e drejtësisë për përhapje paniku.





Pak pas këtij vendimi të ministres Besa Shahini, ka ardhur dhe reagimi i shkollës, me një kontekst ironik.

Aty thuhet se mësimi po bëhet online dhe po iu ‘shijon’ shumë.

“Sot, mësimi në shkollën “Udha e shkronjave” është duke u zhvilluar ONLINE dhe po na “shijon” shumë 🙂 sepse jemi të kënaqur që kemi marrë një masë për mbrojtjen e shëndetit të tyre, duke shkëputur kontaktet fizike dhe duke ulur në maksimum ekspozimin ndaj sëmundjeve infektive, ndër to edhe coronavirusi i dyshuar (e theksojmë i dyshuar)”, thuhet në faqen zyrtare të shkollës private.

Por kjo shkollë nuk ndalet me kaq, duke renditur sipas tyre 9 fakte që dëshmojnë për nivelin e ulët të inspektimit nga ana e ministrisë së Arsimit.

DEKLARATA E PLOTE

PROCEDURA ADMINISTRATIVE E MINISTRISË SË ARSIMIT dëshmon nivelin e ulët të bashkëpunimit me shkollat
————————————————
1. Inspektim në shkollën “Udha e shkronjave”. Katër vetë. Ora 8:30, 24 shkurt 2020.
2. Dhënie nga ana e tyre e dokumentit që autorizohen për kontroll, ku duhej të ishte objekti i kontrollit dhe personat e autorizuar. E lexojmë. E marim në dorëzim. I pyesim “Ka ndonjë mjek nga ju?” Na thonë “Jo, s’jemi për atë punë”.
3. Vjedhje e dokumentit që lanë, pasi e lanë. (E morën tinëz dhe në prani të tre mësueseve tona, e pranuan në heshtje që e kishin marrë tinëz, refuzonin t’i përgjigjeshin pyetjes “E morët përsëri dokumentin nga zyra jonë?” VJEDHJE)
4. Lëshim procesverbali të firmosur nga katër vetë, prej tyre. Procesverbali ishte letër e bardhë pa kokë.
5. U kërkojmë në dy kopje se duam një origjinal. Nuk donin, por më vonë binden që të na japin një kopje në origjinal.
6. Marrim një nga kopjet.
7. Pasi e marrim, pendohen dhe na e kërkojnë, me mesazhin “Ju nuk mundet ta kini, ndaj na e jepni”. (përse e bën të dytin, kur ju duheshin të dy?)
8. Pasi refuzojmë t’ua japim ERJAL SELAMAJ, inspektor i Drejtorisë Arsimore në prani të 3 shoqëruesve të vet, ushtron dhunë ndaj drejtorit, kap për gryke, për mesi dhe fut me zor duart në xhepat e drejtorit për të marrë kopjen e procesverbalit që e lanë vetë. KËTA JANË INSPEKTORËT ARSIMIT QË KUJESEN PËR SHËNDETIN E POPULLIT.
9. Thërrasim 3 mësuese për t’u bërë dëshmitare. Ne shkuam me një farë besimi duke qenë vetëm. Por besimi nuk bën punë me shtetin.

Jemi duke folur për KUJDES PËR SHËNDETIN E NXËNËSVE.
Ne ende nuk kemi një problem shëndetësor, të paktën kështu thuhet zyrtarisht dhe ne po guxojmë ta besojmë, megjithëse gënjeshtrën nuk e kanë problem, por kemi vetëm frikën dhe dyshimin për çastin, dhe shiko se çfarë hilesh, vjedhjesh dokumentash e force përdorin.
Kjo është SIGURIA JURIDIKE me të cilën duhet të përballojmë SIGURINË SHËNDETËSORE?
Me këtë lloj bashkëpunimi me drejtorët e shkollave ruhet SHËNDETI I FËMIJËVE, I MËSUESVE, DREJTUESVE, PERSONELIT NDIHMËS?

Prindërit duhet të jenë të qartë që MEKANIZMI I GËNJESHTRËS përforcohet me FORCËN/autoritetin E INSTITUCIONEVE. Në rëntë epidemia, që nuk urojmë, të gjithë do t’u ikin me vrap përgjegjësive të tyre. Kur u ikin me vrap ata që janë në krye, nuk ka sesi të mos ndodhë më poshtë.

Ne e dimë që çdo masë që merret nga dikush, ka pasojë edhe shkaktimin e panikut. Çfarë të bëjmë? Të mos marrim masa? Të mos blejmë ilaçe? Të mos blejmë produkte ushqimore? Po pse nuk shkaktonkan panik maskat shtetërore e personelit në Rinas, por quhen masa të duhura? Pse nuk shkaktonka panik komiteti i emergjencës me mbledhjet e veta, por qënkan masa “antipanik”?
Pse masat tona nuk quhen masa të mirëfillta kujdesi, por quhen se sjellin panik?

 

 

Pas

Meta e nis javën i revoltuar, tregon 8 hapat e grushtit të shtetit në Shqipëri

Para

Shpërndarja e lajmeve të rreme për koronavirusin, Prokuroria nis hetimet: Kujdes, do të dënoheni!

Para
Shpërndarja e lajmeve të rreme për koronavirusin, Prokuroria nis hetimet: Kujdes, do të dënoheni!

Shpërndarja e lajmeve të rreme për koronavirusin, Prokuroria nis hetimet: Kujdes, do të dënoheni!

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

nga Fast News
14:58 | 09/09/2025
0

Del raporti: Cmimet rriten lehtë në gusht, ndikojnë kryesisht ushqimet

Del raporti: Cmimet rriten lehtë në gusht, ndikojnë kryesisht ushqimet

nga Fast News
14:56 | 09/09/2025
0

UMSH marrëveshje bashkëpunimi me Qendrën e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve, ja mesazhet që u dhanë

UMSH marrëveshje bashkëpunimi me Qendrën e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve, ja mesazhet që u dhanë

nga Fast News
14:49 | 09/09/2025
0

Në Tropojë, një nga projektet më të mëdha për energjinë e erës, ja kush e financon

Në Tropojë, një nga projektet më të mëdha për energjinë e erës, ja kush e financon

nga Fast News
10:34 | 09/09/2025
0

Recent News

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

14:58 | 09/09/2025
Del raporti: Cmimet rriten lehtë në gusht, ndikojnë kryesisht ushqimet

Del raporti: Cmimet rriten lehtë në gusht, ndikojnë kryesisht ushqimet

14:56 | 09/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar