• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Linda Rama flet për herë të parë në kongres, kritikon Ramën: S’më ka dhënë argumentin bindës…

nga Fast News
5 years më parë
në Të gjitha
0
Linda Rama flet për herë të parë në kongres, kritikon Ramën: S’më ka dhënë argumentin bindës…
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Linda Rama, bashkëshortja e Edi Ramës për herë të parë ka marrë pjesë sot në një Kongres të Partisë Spcialiste. Gjithashtu, po sot ka mbajtur fjalimin e saj të parë në këtë Kongres.

Duke u fokusuar te problematikat e grave dhe vajzave në shoqëri, Linda Rama nuk kurseu as kritikat ndaj bashkëshortit të saj kryeministër, Edi Ramës.



“I bukur është stadiumi i ri kombëtar, dhe të tjerat që me siguri janë më pak nga ata që i duhen Shqipërisë, por a ma thotë dot njeri se Edi nuk më ka dhënë arguemnt bindës, pse nuk kemi një sistem funksional për fëmijët në shkolla. Më në fund dëgjova që kopshti zoologjik do të të ndërtohet sipas standardeve, shpresoj që këtë herë të ndërtohet, por nuk kemi edhe në zona të tjera të vendit”, tha Linda Rama.

Pjesë nga fjala e bashkëshortes së kryeministrit:

Mirëse iu gjej. Përveç pjesëmarrjes në takimet e fillimit dhe mbylljes së fushatave kam ruajtur me fanatizëm. Por befasisht e ndeja të natyrshme edhe ftesën që m’u bë dhe për të marrë fjalën. Them befasisht se kam ndjerë të kundërtën për t’u shfaqur protagoniste. Pseja e pranimit të kësaj ftese mbase do të dalë në rreshtat e fjalës sime, por mu duke momenti dhe vendi i duhur për të folur, faleminderit kujt i shkoi mendja për të më ftuar. Fjala ime nuk pretendon të jetë asgjë më shumë sesa për të ndarë me ju disa mendime modeste.

Në vjeshtën e 2005 PS-ja zgjidhte kryetarin e ri, në atë kohë kishim filluar të aplikonim shkollat komunitare në jug të vendit, diku në Gjirokastër. Kryetari i asaj komune ishte delegat në kongresin e trazuar që zgjidhi kryetar Edin. Në përfundim delegati erdhi në zyrë dhe dikush nga ne e pyeti dhe ai tha ‘nuk zgjodhëm ne tha, kryetarin, por fëmijët tanë, që na mbytën me mesazhe duke na thënë ‘zgjidhni atë të gjatin se është modern, ai’. Edi erdhi në krye të PS-së si thirrje e fëmijëve të atyre që i dhanë jo pak Shqipërisë pas daljes në rrugën e lirisë dhe demokracisë. Ka ndodhur një ndryshim i madh i paimagjinueshëm. Kjo me siguri është edhe pjesë e arsyes që më bëri të vij këtu tek ju gratë që i përkisni partisë dhe kanë meritë për këtë ndryshim, ta thelloni dhe ta bëni që të shtrihet poshtë. Kur një burrë del në skenë, ai është një më shumë, ndërsa një grua e mbart detyrimin për t’u bërë forcë tërheqëse më shumë. Në këndvështrimin tim kjo ngjitje e gruas në vëmendje është vlerësim i admirueshëm, jo thjeshtë individual. Jam e tunduar për të rrokur cdo temë por dua të qëndroj te thirrja e fëmijëve. Për mua fëmijët janë shëmbëlltyra e Europës që kemi brenda ndesh.

Kam parasysh dëmin që i bëhet nga egërsia dhe vulgariteti nga agresiviteti. Përpara tyre shtrihet një jetë që nuk ka të ngjarë me jetën tonë që kemi kaluar. A bëhet gjithcka duhet që gjenerata e re të jetë mishërimi i përkatësisë Europiane të Shqipërisë? A është kuptuar se sfida e fëmijëve tanë nuk do të jenë të njëjta me ato që përballojmë ne? A mjafton që ndryshimi dhe vullneti për realitetin e ri. Le të marrim për një cast ndryshimin që ka sjellë interneti. Nr. i përdorueseve e ka kaluar mesataren botërore, por numrat nuk na e thonë sigurinë e tyre në internet.

Mosha e tyre që përdorin internetin vjen duke u ulur, por nuk e dimë si e absorvon ushqimin e ekranit. Prindërit janë ende rojet e pazëvendesueshme. Por 30% e tyre nuk dinë ta përdorin dhe shumë të tjerë të mbingarkuar, preferojnë t’ia lënë internetit. Shumica e fëmijëve e aksesojnë nga telefoni dhe kjo është kaq e letë sa rrezikon që e vetmja mëhallë që do të njohin do të jetë mëhalla e internetit dhe gjuha e tyre të jetë zhargoni i shkurtimit.

Shkolla, kopshte, cerdhe, kënde lojërash janë bërë shumë, por edhe sikur të mbaronte nevoja për to jemi shumë të zbuluar në lidhje me sfidën që po flasim. Prandaj ju lutem angazhohuni ku zëri juaj dëgjohet për një ofertë të re për fëmijët e këtij vendi. Është e qartë pse duhet të kemi një Teatër të ri kombëtar, apo të tjera salla si arturbina, por a mund të jemi të qeta ne nënat kur i vetmi teatër fëmijësh është Teatri i Kukullave një hije e ftohtë e atij që ishte kur Tirana ishte 5-fish më e vogël se e sotmja. Pse falë fondeve publike të mbijetojë një mega shoë si festivali në RTSH në kohën e konkurrencës së lirë, ndërkohë që më i madhi duhet të ishte një festival mbarëkombëtar për fëmijët.

I bukur është stadiumi i ri kombëtar, dhe të tjerat që me siguri janë më pak nga ata që i duhen Shqipërisë, por a ma thotë dot njeri se Edi nuk më ka dhënë arguemnt bindës, pse nuk kemi një sistem funksional për fëmijët në shkolla. Më në fund dëgjova që kopshti zoologjik do të të ndërtohet sipas standardeve, shpresoj që këtë herë të ndërtohet, por nuk kemi edhe në zona të tjera të vendit.

Në nëntorin e 105 të pavarësisë Zaho kishte mbushur 5-vjeç, në mbrëmje më vjen një mesazh nga mësuese Elda, ‘Zaho më ka surprizuar dhe prekur sot’. Të nesërmen më tregoi se po pyesim fëmijët pse e duam Shqipërinë dhe kur erdhi radha e Zahos më tha ‘Se ajo është shtëpia jonë’. O e bëni ju gratë socialiste atë që politika duhet të bëjë një ofertë të re për fëmijët ose nuk e bën kush. Ose e bën PS-ja këtë vend shtëpi të fëmijëve të të gjithë shqiptarëve nuk ka për ta bërë dot kush. U bëftë më e mira për ju dhe familjet tuaja

 

Pas

“Është themeli i shtëpisë tonë anti-sizmike”, Rama lavde në mes të Kongresit për Lindën

Para

Batha përmbys Partizanin për 3 minuta, mbyllet pjesa e parë

Para
Batha përmbys Partizanin për 3 minuta, mbyllet pjesa e parë

Batha përmbys Partizanin për 3 minuta, mbyllet pjesa e parë

Të Gjitha

Përfitimet nga Samiti, ga politikat për të rinjtë tek tregu i përbashkët

Përfitimet nga Samiti, ga politikat për të rinjtë tek tregu i përbashkët

nga Fast News
17:00 | 16/05/2025
0

Ku t’i kaloni pushimet këtë verë?

Ku t’i kaloni pushimet këtë verë?

nga Fast News
16:45 | 16/05/2025
0

Kush janë 10 sportistët më të paguar në botë në 2025? Cili kryeson?

Kush janë 10 sportistët më të paguar në botë në 2025? Cili kryeson?

nga Fast News
16:30 | 16/05/2025
0

Si të paraqiteni më të mençur sesa jeni?

Si të paraqiteni më të mençur sesa jeni?

nga Fast News
16:15 | 16/05/2025
0

Recent News

Përfitimet nga Samiti, ga politikat për të rinjtë tek tregu i përbashkët

Përfitimet nga Samiti, ga politikat për të rinjtë tek tregu i përbashkët

17:00 | 16/05/2025
Ku t’i kaloni pushimet këtë verë?

Ku t’i kaloni pushimet këtë verë?

16:45 | 16/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar