• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Aktualitet

Ja kush do të jetë puna e parë e Meghan Markle pas largimit nga familja mbretërore

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet
0
Ja kush do të jetë puna e parë e Meghan Markle pas largimit nga familja mbretërore
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Puna e parë e Meghan Markle pas largimit nga familja mbretërore me bashkëshortin e saj Harry, do të jetë një show kanadez, ku ajo do të paraqitet vazhdimisht.

Sipas një burimi të afërt me ekipin e prodhimit, 38-të vjeçarja Markle do të jetë e ftuar të shfaqet në mënyrë të përsëritur në ‘I Do’, ‘Redo’, ku do të bashkohet me shoqen e saj të ngushtë, stilisten e dasmave Jessica Mulroney, ylli i shfaqjes së ardhshme të realitetit në Netflix.

Paraqitjet e saj në shfaqje do të jenë të rastësishme, sipas një burimi i cili nuk ka zbuluar nëse dhe sa do të paguhet Markle. Në 10-të episode, shfaqja pason 10-të çifte dhe përvojat e tyre katastrofike me dasmën e tyre të parë përpara se të realizonin dasmën e tyre të ëndrrave nga përpjekja e tyre e dytë.

Markle, dikur e divorcuar dhe tani e martuar me Princ Harry, kishte një moment të ngjashëm në jetën e saj, raporton Page Six. Dasma e saj kushtoi më shumë se 42 milionë dollarë dhe veshja e saj ishte dizajnuar nga Givenchy.

Murloney dhe tre fëmijët e saj morën pjesë në ceremoni. Pas paraqitjeve të shumta në emisionin ‘Good Morning America’, ku ajo u dha shikuesve këshilla se si të vishen lirë, por mirë, Mulroney merr shfaqjen e saj, duke shfaqur çifte nga SHBA dhe Kanada.

Markle, e cila ka jetuar në Vancouver me djalin e saj Archie që kur u transferua nga Britania e Madhe në janar, aktualisht është duke kërkuar një agjent Hollywood. Muajin e kaluar, Markle nënshkroi një kontratë me Disney për një projekt deri më tani të panjohur në të cilin ajo do të huazojë zërin e saj në këmbim të një dhurimi për një shoqatë shpëtimi elefantësh që ajo mbështet.

“Ana e industrisë së dasmave që nuk është shfaqur kurrë në televizion”, përshkruan emisionin Murloney në Facebook. Ajo u njoh me Markle gjatë xhirimeve të serisë ‘Suits’, në të cilën Meghan luajti Rachel Zane.

Produksioni nuk iu përgjigj pyetjeve për Meghan Markle, ndërsa publicisti që punoi në shfaqje nuk pranoi të komentojë ndonjë gjë që lidhet me të. Ajo vetëm tha se xhirimet e shfaqjes nuk kishin mbaruar dhe se ende nuk ishte caktuar një datë për premierën. Shfaqja 30-të minutëshe do të jetë në dispozicion në Netflix.

Etiketa: familja mbreteroremeghan marklepuna
Pas

Një tjetër qytet kinez vendoset në karantinë/ Numri i të vdekurve nga coronavirusi vazhdon të rritet

Para

Notat e lojtarëve/Barcelona 2-1 Levante, Messi më i vlerësuari

Të Gjitha

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

nga Fast News
10:43 | 09/06/2025
0

Jetë mes pritjes dhe shpresës, puna “në të zezë”, shpresa e vetme e shumë shqiptarëve

10:42 | 09/06/2025
0

Fëmijët para ekranit: Si po u rrezikohet e ardhmja nga teknologjia?

10:39 | 09/06/2025
0

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

nga Fast News
10:36 | 08/06/2025
0

Recent News

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

10:43 | 09/06/2025
Jetë mes pritjes dhe shpresës, puna “në të zezë”, shpresa e vetme e shumë shqiptarëve

Jetë mes pritjes dhe shpresës, puna “në të zezë”, shpresa e vetme e shumë shqiptarëve

10:42 | 09/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar