• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Gjyqtari dha 150 mijë euro për të kaluar Vettingun” Ish-prokurori i njohur ngre dyshime të forta

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
“Gjyqtari dha 150 mijë euro për të kaluar Vettingun” Ish-prokurori i njohur ngre dyshime të forta
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Gentian Trenova është ish-prokurori i cili u shkarkuar nga Vettingu në vitin 2018.

Pas gjetjeve të hetimit administrativ, ai ‘ngeci në rrjetë’ për deklarim të rremë të pasurisë si dhe mbyllje të hetimeve për një prokuror të akuzuar për korrupsion dhe një tjetër person të përfshirë në trafik droge.

Së fundmi Trenova ka reaguar në lidhje me procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale ai ngre dyshime të forta ku shprehet se një gjyqtar ka paguar 150 mijë euro për të kaluar Vettingun në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, por Komisioneri Publik e ka lënë me zemër të ngrirë deri në ditën e fundit.

Por Trenova nuk ndalet me kaq, duke u shprehur se komisionerët publikë presin gjithmonë ditën e fundit për të bërë ankimim, duke shpresuar se nga njëri moment në tjetrin mund të vijë urdhëri politik dhe bakshishi i majmë për të mos e bërë këtë veprim.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

REAGIMI I PLOTE I ISH-PROKURORIT GENTIAN TERNOVA

Thashetheme nga vettingu nr.2. Përsëri vazhdojnë nëpër kafene fjalët se cbëhet nga vettingu. Gjithsesi fjalë janë. Mbase ndonjëra nuk është e vërtetë. Kështu së fundi një gjyqtar paska shpenzuar 150 mijë euro për të kaluar kpk, por për fat të keq komisioneri publik e ka lënë me zemër të ngrire deri ditën e fundit të ankimit dhe ka bërë ankimin. Por nuk është rasti i vetëm. Si për cudi komisionerët publikë presin gjithmonë ditën e fundit për të bërë ose jo ankim me shpresën se deri në minutën e fundit mund të vijë urdhri politik apo bakshishi i majmë për të mosbërë ankim.

Është cudi se ONM bën rekomandim që ditën e parë kur publikohet vendimi në faqen e KPK edhe pse ata nuk dinë shqip, ndërsa komisioneri pret minutën e fundit të ditës fundit për t’u shprehur. Gjithmonë ka një listë te zezë se kush duhet të largohet. Këta dalin gjithmonë të parët në seancë publike pasi hetimin ia bëjnë më shpejt. Por brenda vettingut paska dy grupe të forta. Që të kalosh duhet ta kesh mirë me të dy. Dmth t’i kesh shërbyer me perulje qeverisë ose të paguash shumën e duhur te personi i duhur.

Njëri grup lufton grupin tjetër për të marrë frenat e drejtësisë. Lufta ka viktima nga të dyja kampet. Njëri grup ka lidhje të forta në qeveri , ndërsa grupi tjetër nga një ish-ministër që donte monopolin te procesi i reformës.Kur ndokush arrin të kalojë me ndihmën e një grupi , grupi tjetër bën intrigën e radhës duke përdorur komisionerin publik apo dhe ONM. Intrigat vazhdojnë dhe rubrika e thashethemeve do vazhdojë.

 

Pas

Çfarë po ndodh te Kryeministria? Përfshihet nga flakët një makinë (FOTO)

Para

Një video ‘kompromentuese’ mes Sorecës dhe zv. ministres? Reagon edhe Meta, ja çfarë thotë presidenti

Para
Një video ‘kompromentuese’ mes Sorecës dhe zv. ministres? Reagon edhe Meta, ja çfarë thotë presidenti

Një video ‘kompromentuese’ mes Sorecës dhe zv. ministres? Reagon edhe Meta, ja çfarë thotë presidenti

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Shtohet toka djerrë, Shqipëria blen më shumë drithë nga jashtë. Kryeson Serbia

Shtohet toka djerrë, Shqipëria blen më shumë drithë nga jashtë. Kryeson Serbia

nga Fast News
09:30 | 30/01/2026
0

Pas 20 vitesh, Shqipëria mbyll ndërmarrjet shtetërore “fantazmë” – Në listë, Albbakër, Albkrom, Duhan–Cigare, Superfosfati e “Qendra e Aksioneve”

Pas 20 vitesh, Shqipëria mbyll ndërmarrjet shtetërore “fantazmë” – Në listë, Albbakër, Albkrom, Duhan–Cigare, Superfosfati e “Qendra e Aksioneve”

nga Fast News
09:00 | 30/01/2026
0

Si të lehtësoni jetën e përditshme, 4 këshilla

Si të lehtësoni jetën e përditshme, 4 këshilla

nga Fast News
08:30 | 30/01/2026
0

Të huajt zgjedhin Shqipërinë si trazit, dyfishohet numri i kësaj kategorie “turistësh”

Të huajt zgjedhin Shqipërinë si trazit, dyfishohet numri i kësaj kategorie “turistësh”

nga Fast News
08:00 | 30/01/2026
0

Recent News

Shtohet toka djerrë, Shqipëria blen më shumë drithë nga jashtë. Kryeson Serbia

Shtohet toka djerrë, Shqipëria blen më shumë drithë nga jashtë. Kryeson Serbia

09:30 | 30/01/2026
Pas 20 vitesh, Shqipëria mbyll ndërmarrjet shtetërore “fantazmë” – Në listë, Albbakër, Albkrom, Duhan–Cigare, Superfosfati e “Qendra e Aksioneve”

Pas 20 vitesh, Shqipëria mbyll ndërmarrjet shtetërore “fantazmë” – Në listë, Albbakër, Albkrom, Duhan–Cigare, Superfosfati e “Qendra e Aksioneve”

09:00 | 30/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar