• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Gjithë jetën me bombël oksigjeni: ‘I lutem zotit të më marrë’ (VIDEO)

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Gjithë jetën me bombël oksigjeni: ‘I lutem zotit të më marrë’ (VIDEO)
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Një 63-vjeçar vuan nga një sëmundje e rëndë kronike në mushkëri dhe kërkon nga shteti të shkojë në një azil për të moshuarit, por përfaqësuesja e shërbimit social tha se ai nuk plotëson kërkesat për azil, pasi ai e ka një shtëpi të tijën dhe se nuk e ka mbushur moshën 65-vjeçare. Megjithatë do të bashkëpunohet me organizatat për të referuar rastin, që të mund të gjendet një zgjidhje.

Miniera nuk i mori jetën, por e la për gjithë jetën me një bombol oksigjeni, pa të cilën nuk jeton dot. “Pa gjurmë” ka trokitur këtë të mërkurë, në derën e një 63-vjeçari, Kamber Merxho, i cili vuan nga një sëmundje e rëndë kronike në mushkëri. Edhe pse trajtohet me pension invaliditeti të shkallës së parë, ky 63- vjecar nuk ka një shoqërues për t’u kujdesur për të. Ndaj apeli i tij është kërkesa për të shkuar në një azil për të moshuarit.

‘Me pension invaliditeti te shkallës së parë. Më japin vetëm 38 mijë lekë të vjetra. Ilaçet gjysmë për gjysmë me rimbursim. E kam të pamundur të përballoj koston. 70 mijë lekë një pompë. Unë duhet të kem një shoqërues. Kam disa muaj që kam bërë dokumentet për të shkuar në azil, kam kërkuar në njësinë nr. 7 por ata më kanë përcjellë duke më thënë që s’kam mbushur moshën. Letrat e mia ndodhen 25 metra larg kësaj banese, por nuk kam përgjigje. Dua të di a më takon? Më hanë duar për punë, por nuk punoj dot. Prandaj kërkoj ndihmë .Më kanë thënë të drejtohem tek privati. Ku të jetë më e mira. Unë nuk kam pretendime‘-rrëfen i përlotur ky 63-vjeçar.

Gjatë transmetimit live, në shtëpinë e Kamber Merxhos mbërrin edhe përfaqësuesja e shërbimit social, e cila u shpreh se 63-vjecari nuk plotëson kërkesat për azil, pasi ai e ka një shtëpi të tijën dhe se nuk e ka mbushur moshën 65-vjeçare, që të mund të strehohet në institucion. Por pavarësisht kësaj do të bashkëpunohet me organizatat për të referuar rastin, që të mund të gjendet një zgjidhje për Kamber Merxhën.

Një i afërm infermier, kujdeset për kërkesat mjekësore që ia imponon sëmundja, ndërsa thotë se gjendja është e rënduar dhe se diagnoza Spok, nga e cila vuan ky 63-vjeçar kërkon një tjetër ambient. Dikur me një familje të shkëlqyer, banor i Tiranës, pranë rrugës së Durrësit, sot ai ka mbetur i vetëm, pasi gruaja e la në emigracion. Babai i një djali përdorues i lëndëve narkotike, ka kohë që nuk e sheh dritën e diellit. Me një frymëmarrje të mekur nga bombola e oksigjenit, 24 orët e tij shoqërohen me një frymëmarrje artificiale.

“Jam braktisur, jam vetëm me një nënë në moshë madhore, që ka nevojë vetë për ndihmë. Nuk mundem dot. Kam pasur një familje shumë te mirë, por erdhi koha emigrova në Greqi më vitin 1999. Atje pata probleme me fëmijët. Nuk e njihnim botën jashtë dhe pas një viti e gjysmë u ktheva në Shqipëri. Gruaja mbeti atje, ne u divorcuam. Djalin jeton këtu dhe është 40 vjeç beqar. Kërkoi të ndahej nga unë. Ai jeton në një shtëpi me mua, por i ndarë nga unë. Nuk me ndihmon. Ka mbi 20 vjet që është përdorues i lëndëve narkotike. Jam munduar t’i mësoj jetën e vërtetë, por ai nuk ka bërë asgjë”-rrëfen me një frymëmarrje të mekur nga bombola e oksigjenit Kamber Merxho.

Gjunjëzimi prej sëmundjes, nuk ia ka thyer zemrën këtij babai, i cili edhe pse ka duruar dhunën nga i biri përdorues i lëndëve narkotike shpreson ende se situata do të ndryshojë.

“Ka ushtruar dhunë ndaj meje dhe ka ushtruar dhunë. Ka filluar punë tani dhe unë jam i lumtur, por Zoti qoftë me të. Mbrëmë ka qenë e vetmja ditë që mua nuk me ka shqetësuar. Jam i merakosur gjithë kohës për të”.

Nëna e tij është një 85-vjeçare, e cila edhe ajo nuk mundet dot t’i vijë në ndihmë të birit, i cili dergjet në shtrat.

‘Unë jetoj në Porcelan. Vij çdo ditë tek djali. E kam merakun këtu. E di që s’ka njeri. Një vajzë që kam, nuk ka mundësi. Kam një vëlla që vjen e ndihmon, por edhe ai i moshuar, shprehet nënë e djalit përdorues i lëndëve narkotike./Reporttv



Pas

Shokuese/ Gjatë operacionit në tru pacientja luan me violinë! (VIDEO)

Para

Tranzit në Shqipëri/ 1.3 ton kokainë e kapur në Maqedoni kaloi me lejen e SPAK

Para
Tranzit në Shqipëri/ 1.3 ton kokainë e kapur në Maqedoni kaloi me lejen e SPAK

Tranzit në Shqipëri/ 1.3 ton kokainë e kapur në Maqedoni kaloi me lejen e SPAK

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Autoriteti i Konkurrencës hap hetim për tregun e transportit detar të udhëtarëve

Autoriteti i Konkurrencës hap hetim për tregun e transportit detar të udhëtarëve

nga Fast News
12:30 | 19/12/2025
0

Shqiptarët janë komuniteti i dytë më i madh i huaj në Itali, me 557 mijë persona

Shqiptarët janë komuniteti i dytë më i madh i huaj në Itali, me 557 mijë persona

nga Fast News
10:53 | 19/12/2025
0

Rehabilitimi i zonave minerare kërkon 100 mln euro, rrezik për mjedisin dhe shëndetin publik

Rehabilitimi i zonave minerare kërkon 100 mln euro, rrezik për mjedisin dhe shëndetin publik

nga Fast News
09:19 | 19/12/2025
0

Nuk ndryshon norma bazë e interesit, Guvernatori i BSH analizon ekonominë

Nuk ndryshon norma bazë e interesit, Guvernatori i BSH analizon ekonominë

nga Fast News
18:52 | 17/12/2025
0

Recent News

Autoriteti i Konkurrencës hap hetim për tregun e transportit detar të udhëtarëve

Autoriteti i Konkurrencës hap hetim për tregun e transportit detar të udhëtarëve

12:30 | 19/12/2025
Shqiptarët janë komuniteti i dytë më i madh i huaj në Itali, me 557 mijë persona

Shqiptarët janë komuniteti i dytë më i madh i huaj në Itali, me 557 mijë persona

10:53 | 19/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar