• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Gjekmarkaj: “Kryeministri ka mllef të vjetër me gazetarët, i kanë thënë shumë të vërteta”/ Nuk është padron i të vërtetave në këtë vend

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Gjekmarkaj: “Kryeministri ka mllef të vjetër me gazetarët, i kanë thënë shumë të vërteta”/ Nuk është padron i të vërtetave në këtë vend
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Analisti Agron Gjekmarkaj mendon se kryeministri Edi Rama ka një mllef të vjetër me gazetarët, duke kujtuar deklaratën e Ramës në parlament se ‘ka media e analistë që janë paguar nga krimi i organizuar’, Gjekmarkaj deklaroi në “Real Story” se opozitarizmi gazetaresk e ka bezdisur shumë Ramën dhe i ka thënë shumë të vërteta. Sa i përket paketës anti-kçk, ai u shpreh se është një batutë e kthyer në ligj.

“Kryeministri e di që gënjen sidomos në raport me gazetarët, me analistët. E ka mllef të vjetër ai këtë sepse ca kohë i quajti ‘kadrinj’, ‘kazanë’. E ka shumë problem sepse mbase opozitarizmi gazetaresk e ka bezdisur shumë, i kanë thënë shumë të vërteta, i kanë vënë në dukje një problematikë të rëndë që e ka shoqëruar gjatë 7 viteve, sjelljen në parlament, në pushtet lokal dhe pak a shumë kudo në hierarkinë e lartë të shtetit të personave të cilët kanë pasur një të shkuar të errët kriminale dhe tani ai i kthehet botës mediatike me të njëjtën akuzë. Kjo është qesharake, është e pakuptimtë por është edhe e turpshme dhe e rrezikshme në të njëjtën kohë. Të gjitha të vërtetat nuk flenë tek shtëpia e Edi Ramës. Nuk është padron i të vërtetave absolute në këtë vend. Ligjërimi i tij të lë të kuptosh sikur ai sapo ka komunikuar me Zotin dhe na jep verdiktin nga foltorja e parlamentit por nuk është kështu. E vërteta është shumë relative herë pas here. Në këtë kontekst atij i duhet sepse ai e di se çfarë ka bërë me KÇK-në. Një batutë e ka shndërruar në ligj, kjo tregon se sa banale në thelb është gjithë lëvizja, gjithë ngrehina e institucioneve që i shkojnë nga pas, të cilat komandohen prej tij në mënyrë hierarkike dhe e di që po cenon thelbin e të drejtave të njeriut”, deklaroi Gjekmarkaj.





Ai tha se me këtë ligj, drejtorët e policisë kanë të drejtë të vënë në përgjim këdo për të cilin kanë dyshime dhe këta mund të jenë kriminelë por edhe kundërshtarë duke e kthyer në një gjueti shtrigash.

“Në një vend demokratik edhe kriminelët kanë të drejta, unë nuk kam simpati për kriminelët, nuk i mbroj kriminelët por në çdo vend kanë të drejta. Njerëzit e zakonshëm kanë të drejta, të dyshuarit kanë të drejta dhe këto të drejta i përcaktojnë institucionet, i përcakton prokuroria dhe mbi të gjitha Gjykata. Në këtë rast këto të drejta i ka në dorë drejtori i Policisë. Nuk është kaq e thjeshtë. Është edhe një hakmarrje, jo tamam por më shumë dhe tallje në reformën në drejtësi që ai prokurorit të përgjithshëm, kryetarit të SPAK-ut i vë në krye Ardi Veliun dhe në rreth çdo drejtor policie ka të drejtë të fusë në përgjim këdo që ai mund të dyshojë. Pra, dyshimi në vetvete ngrihet si institucion por dyshimi mund të jetë dhe gjueti shtrigash. Dyshimi mund të përdoret për kriminelët por mund të përdoret dhe për kundërshtarët. Unë jam i bindur që kjo është një gjë që nuk bind në vetvete duke gjykuar 7 vitet e Edi Ramës, serioziteti i tij ndaj luftës së krimit. Gazetarët i thonë filloje nga Surreli, nga vila jote. Shumë mirë, le ta fillojë, le tua mbyllë gojën gazetarëve por nuk e bën. Vetëm bën retorikë nga foltorja e parlamentit. I thonë për ministrat, përsëri nuk e bën. I thonë për një oligark dhe njerëzit që ka përreth, përsëri i mbron”, deklaroi analisti, shkruan “BalkanWeb”.

Sipas tij, sulmi ndaj gazetarëve e analistëve është një akt i shëmtuar po aq sa paketa antishpifje.

“Kështu që në këtë kontekst ai sot ka preferuar që të mbrohet duke sulmuar botën mediatike. Unë mendoj që ka kryer një akt të shëmtuar po aq të shëmtuar saç ishte ligji që tentoi të miratonte në parlament dhe nuk ia doli për momentin për shkak të presionit kombëtar dhe ndërkombëtar që ishte ai i antishpifjes. Kjo më trishton sa i përket sulmit që i bën kolegëve dhe gazetarëve. Unë nuk mendoj se ti e merr rrogën nga krimi, as unë dhe as të tjerët. E marrim secili nga puna që bëjmë. Se si e merr rrogën kryeministri dhe rrogat e tjera duhet ta shohim me lupë këtë punë”, tha Gjekmarkaj.

Pas

Artan Hoxha: “Mënyra si janë sjellë me viktimën është shumë e rëndë/ Ka një lloj respekti edhe ndaj viktimës!

Para

Albin Kurti: “Do të ulem në tavolinë me serbët, edhe pa na kërkuar falje”

Para
Albin Kurti: “Do të ulem në tavolinë me serbët, edhe pa na kërkuar falje”

Albin Kurti: “Do të ulem në tavolinë me serbët, edhe pa na kërkuar falje”

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Miratohet buxheti, 204 miliardë lekë fond për pensionistët! Këshilli Administrativ vendos tavanet buxhetore për vitet 2026-2028

Miratohet buxheti, 204 miliardë lekë fond për pensionistët! Këshilli Administrativ vendos tavanet buxhetore për vitet 2026-2028

nga Fast News
18:13 | 04/09/2025
0

Ambicie ëndërrimtare? Analiza e DW: Rama njoftoi planin për heqjen e parasë “cash”, por sa realiste është një ekonomi digjitale?

Ambicie ëndërrimtare? Analiza e DW: Rama njoftoi planin për heqjen e parasë “cash”, por sa realiste është një ekonomi digjitale?

nga Fast News
11:07 | 04/09/2025
0

Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë në qershor, 34% më pak se mesatarja e rajonit! Ja vendi me rrogën më të lartë

Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë në qershor, 34% më pak se mesatarja e rajonit! Ja vendi me rrogën më të lartë

nga Fast News
11:07 | 03/09/2025
0

Çmimi i arit arrin nivelin rekord, vetëm këtë vit u rrit me 30%, ja shkaqet kryesore

Çmimi i arit arrin nivelin rekord, vetëm këtë vit u rrit me 30%, ja shkaqet kryesore

nga Fast News
11:05 | 03/09/2025
0

Recent News

Miratohet buxheti, 204 miliardë lekë fond për pensionistët! Këshilli Administrativ vendos tavanet buxhetore për vitet 2026-2028

Miratohet buxheti, 204 miliardë lekë fond për pensionistët! Këshilli Administrativ vendos tavanet buxhetore për vitet 2026-2028

18:13 | 04/09/2025
Ambicie ëndërrimtare? Analiza e DW: Rama njoftoi planin për heqjen e parasë “cash”, por sa realiste është një ekonomi digjitale?

Ambicie ëndërrimtare? Analiza e DW: Rama njoftoi planin për heqjen e parasë “cash”, por sa realiste është një ekonomi digjitale?

11:07 | 04/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar