• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Fajin e ka sistemi/ Lindin fëmijët por nuk regjistrohen

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet
0
Fajin e ka sistemi/ Lindin fëmijët por nuk regjistrohen
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në redaksinë e emisionit “Stop” janë drejtuar shumë prindër të shqetësuar, për shkak se nuk mundet të regjistrojnë fëmijët e tyre të porsalindur. Dy raste janë evidentuar në qytetin e Tiranës dhe në Patos. Aleksandër Allkanjari tregon se bashkëshortja e tij ka lindur djalin e tyre në datën 10 Janar 2020. Ai i përket njësisë administrative Nr. 4 dhe pasi ka dalë nga spitali ka shkuar ta regjistrojë, por atje i thanë se nuk punon sistemi. Ndërkohë gruas së tij i duhet të dalë jashtë shtetit së bashku me fëmijën, por duhet që më parë ta pajisë më pasaportë. Njëkohësisht mosregjistrimi i privon edhe nga marrja e bonusit të bebeve.

Aleksandër Allkanjari: Ka lindur nusja fëmijën tek materniteti “Koço Gliozheni”, që në datën 10 Janar të 2020. Kërkonim të regjistronim fëmijën në maternitet dhe na thanë janë pezulluar nëpër maternitetet në Tiranë, aplikimi i fëmijëve për regjistrim. Na thanë do shkoni tek Njësia Bashkiake Numër 4. U bë 3 javë rresht që shkojmë tek njësia kemi probleme me sistemin thonë. Nuk dimë çfarë të bëjmë tani, fëmija është i paregjistruar, na duhen tani edhe ne dokumentet. Na duhet pasaportë për fëmijët, se nusja duhet të lëvizë jashtë vendit, punët tona, plus bonusi që është në këtë mes.





Tefta Caka nga Patosi ka të njëjtin problem. Djali i saj është bërë baba në datën 27 Nëntor 2019 dhe jeton në Milano, por i ka lënë prokurë zonjës, për ta regjistruar vajzën në Patos. Por zonjës Caka i kanë thënë se adresa e djalit figuron në Ruzhdie dhe jo Patos. Punonjësit janë përpjekur të lidhen me Drejtorinë, por nuk kanë mundur pasi sistemi nuk punon. Ky proces mesa duket po krijon vështirësi për qytetarët sepse edhe në Durrës, Asllan Alibejsi nga Romanati nuk po regjistron dot nipin e tij, të lindur në 31 Dhjetor 2019. Ndërkohë nipi i tij nuk është në gjendje të mirë shëndetësore dhe duhet të vizitohet, por i kërkojnë certifikatën e lindjes.

Asllan Alibejsi: Tani ata të qendrës shëndetësore që kemi në fshat në Romanat, më kërkojnë certifikatë lindje sepse duhet ta ndjekim me vaksina, se u bë një muaj fëmija. Siç ka dalë nga spitali e kemi mbajtur në shtëpi se ku ta çojmë, nuk njihet. E dyta, certifikatën e lindjes ma kërkojnë tek puna e nuses së djalit, që t’i njihet leja.Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile thotë se pas 30 vjetësh po futet sistemi i adresave në Shqipëri, i cili bën bashkë dy struktura, Gjendjen Civile dhe Urbanistikën e Bashkisë.

Gazetarja: Ku qëndron problemi? Pse nuk mundet ta regjistrojë djalin?

Punonjësja: Në sistemin e Gjendjes Civile ka hyrë sistemi i ri i adresave dhe që nga data 7 ka disa probleme, që dita-ditës po presim që t’i rregullojnë.

Gazetarja: Nuk ju kanë thënë gjë, kur do rregullohet?

Punonjësja: Jo! Po presim domethënë, adresa e rrugëve, e fshatrave, që t’i sistemojnë edhe t’i regjistrojmë. Ka që i kanë në Itali, presim që t’iu çojmë ne certifikatat, që të bëjnë regjistrimin për pasaporta, për dokumente identifikimi, por është një procedurë që mund të jetë me ditë, jo po edhe sot. Jo më larg se sot, na erdhi një mesazh tek grupi që komunikojmë me këta të drejtorisë, që jemi duke punuar. Fëmijët që lindin në maternitet nuk regjistrohen në zyrën e Gjendjes Civile, i regjistron materniteti direkt.

Gazetarja: I njëjti sistem është?

Punonjësja: Po i njëjti, të njëjtin kemi. Të njëjtin problem ka ajo atje, të njëjtin problem kemi dhe ne.

Gazetarja u drejtua tek sistemi i maternitetit të Durrësit, sistemi i të cilit atë ditë punonte dhe falë emisionit “Stop”, u bë i mundur regjistrimi i Ronaldos së vogël.

Pas

Lindin dyshime, helikopteri ku udhëtoi Kobe Bryant nuk pati defekt në motor

Para

Thaçi: Do të kandidoj përsëri për president të vendit

Para
Thaçi: Do të kandidoj përsëri për president të vendit

Thaçi: Do të kandidoj përsëri për president të vendit

Të Gjitha

Ultimatumi i Ramës: Nga e hëna nuk ka më qumësht apo bylmet që shitet pa faturë, do sekuestrohen

Ultimatumi i Ramës: Nga e hëna nuk ka më qumësht apo bylmet që shitet pa faturë, do sekuestrohen

nga Fast News
11:50 | 12/07/2025
0

Zbulohet qyteti i humbur në rërën egjiptiane

Zbulohet qyteti i humbur në rërën egjiptiane

nga Fast News
11:33 | 12/07/2025
0

Rama publikon pamjet nga pastrimi i zonës së Dajlanit në Shkodër: Pas shumë vitesh lumi Buna rrjedh i lirë

Rama publikon pamjet nga pastrimi i zonës së Dajlanit në Shkodër: Pas shumë vitesh lumi Buna rrjedh i lirë

nga Fast News
11:28 | 12/07/2025
0

Gratë që drejtojnë: Bordi, marrëdhëniet me investitorët dhe tregjet e kapitalit

Gratë që drejtojnë: Bordi, marrëdhëniet me investitorët dhe tregjet e kapitalit

nga Fast News
10:36 | 12/07/2025
0

Recent News

Ultimatumi i Ramës: Nga e hëna nuk ka më qumësht apo bylmet që shitet pa faturë, do sekuestrohen

Ultimatumi i Ramës: Nga e hëna nuk ka më qumësht apo bylmet që shitet pa faturë, do sekuestrohen

11:50 | 12/07/2025
Zbulohet qyteti i humbur në rërën egjiptiane

Zbulohet qyteti i humbur në rërën egjiptiane

11:33 | 12/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar