• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Ekskluzive : Vijojnë skandalet në universitetin “Haxhi Zeka”

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet
0
Ekskluzive : Vijojnë skandalet në universitetin “Haxhi Zeka”
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Ramë Hajraj

Vijojnë skandalet në universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë, universitet që rezulton të jetë çerdhe punësimi për anëtarët e PDK-së sipas mediave të ndryshme në Kosovë.

Ramë Hajraj, ish-student në universitetin “Haxhi Zeka” në Kosovë, i të dy niveleve të studimeve bachelor dhe master prej periudhës 2012-2018 shprehet për Fast News Albania që sistemi i drejtësisë në Kosovë është i politizuar, megjithatë kërkon të luftojë punësimet partiake, duke i’u drejtuar gjykatës për shkeljet proçeduriale-administrative të zhvilluara nga komisioni vlerësues i këtij universiteti në lidhje me konkursin për praktikantë në administratën qendrore të universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë.



Për çfarë konkursi bëhet fjalë? Përse keni kërkuar anulimin e këtij konkursi?

Bëhet fjalë për konkursin për praktikantë në administratën qendrore të universitetit “Haxhi Zeka“ në Pejë. Konkursi duhet të anulohet për shkak të identifikimit të disa shkeljeve procedurale/administrative që i ka zhvilluar komisioni vlerësues.

Cilat janë shkeljet administrative të zhvilluara nga komisioni gjatë procedurave të rekrutimit të kandidatëve?

Shkeljet procedurale-administrative të dispozitës ligjore në ketë rast konkursit për angazhimin e praktikantëve për punë praktike në Administratën e Universitetit “ Haxhi Zeka “ dhe rregullores të miratuar nga Këshilli Drejtues me datë 27.11.2018 e cila në nenin 4 pika 4 përmban elemente të nenit diskriminues dhe konsiderohet vepër penale sipas kodit të procedurës penale dhe ligjit për mbrojtjen nga diskriminimi.

Duke ju referuar këshillave juridike komisioni duke anashkaluar kompetencat e tij dhe duke vepruar në harmonizim jo të plotë me to, ka anashkaluar vlerësimin e dokumentacioneve të aplikantëve dhe të njëjtat nuk i ka refuzuar por ka vazhduar me procedurën e vlerësimit dhe testimit që konsiderohet shkelje e procedurës administrative të paraqitur si këshill juridike shprehimisht tekstit “ Në procedurën e pranimit të kandidatëve do të bëhet testimi dhe intervista e kandidatëve, të cilët i plotësojnë kushtet sipas konkursit “ nëse i referohemi datës së diplomimit, unë kam diplomuar me datë 1 tetor 2018, dhe nuk i plotësoj kushtet për aplikimit dhe si rrjedhojë nuk duhet të ftohem në testim dhe në intervistë.

Bashkangjitur më poshtë gjeni konfirmimin e rishqyrtimit të dokumentacionit:

Me dy fotot e fundit, argumentohet që komisioni ka bërë shkelje procedurale/administrative gjatë vlerësimit dhe si rrjedhojë është duke vazhduar ta mbrojë parimin që nuk ka asnjë shkelje procedurale dhe konkursi nuk duhet të anulohet.

Gjithashtu neni 4, pika 4 përmban elemente të nenit diskriminues dhe parimisht është kërkuar me ankesën e drejtuar me datën 16.01.2020 UHZ dhe Këshillit Drejtues, që të rishqyrtohet nëse përmban elemente të nenit diskriminues që bie ndesh me aktet tjera juridike dhe normative.

Duke ju referuar ligjit për mbrojtje nga diskriminimi, neni 2 pika 1.2 shprehimisht tekstit “ Qasje në të gjitha llojet dhe nivelet e udhëheqjes profesionale, trajnimeve profesionale, trajnimeve të avancuara profesionale dhe rikualifikimet përfshirë edhe përvojën e punës praktike “ unë konsideroj që më është mohuar qasja në përvojën e punës praktike.

Ku bazoheni kur thoni që konkursi është bërë qëllimisht për të pranuar militantët e tyre politik ?

Duke u bazuar në shkrimet e publikuara nga mediat në Kosovë, që paraqesin me fakte që Universiteti “ Haxhi Zeka “ është vatër e punësimeve politike është bazë e mjaftueshme që unë të aludoj që konkursi është bërë qëllimisht për të pranuar militantët e tyre politik.

https://l.facebook.com/l.php?u=https%3A%2F%2Fsinjali.com%2Funiversiteti-haxhi-zeka-ne-peje-konfirmon-se-eshte-nen-udheheqjen-e-krereve-te-pdk-se%2F%3Ffbclid%3DIwAR0jxKVSxfcgDXneOvtUnNi-wT3twA9kYZ6fHbCynpiCEfAYeD8J05kn_H0&h=AT3qpwgLfRbWjJyUAP5mK8BHoW-PZYLuumExDgGQmoUfwo__p1XHEa7mcWunG_D6IcpufvAatWAe5_hWsNWqbRDpSDYVX9qc_8IBdMQWetbbaAxFeuEN2QslMibqM0Qsfs4

https://l.facebook.com/l.php?u=https%3A%2F%2Fsinjali.com%2Ftendera-ne-universitetin-e-pejes-fitoi-edhe-bashkeshortja-e-koordinatorit-te-pdk-se%2F%3Ffbclid%3DIwAR38dFoYnxs1Eqs0t0zNdiwVKhcIb811cNdGLNkreVy_oTuuETBBMpThO2g&h=AT0gtfNT40JI0o3bGyNMIHmj2O3pyIN5H8Brg0HOnFt7f5AD1Lf0jV62zhwllGOJJpUUuqjz9yz1KM1ZcDtPgWRGUVdwxxxRBvRZKXu0vXGZh-czetxhnQZpJC5zzsDK5eu-

Disa faktorë të tjerë që e mbështesin aludimin tim janë: pyetjet joprofesionale në testim duke anashkaluar udhëzuesin për përpilimin e pyetjeve të rekrutimit, shpërndarja e pyetjeve te studentët para kohës së testimit, vlerësimi i seleksionues në intervistë dhe pyetjet joprofesionale gjatë intervistës, duke përfshirë edhe nenet diskriminuese.

Thoni që zyrtarët institucional kanë tentuar që të ju shantazhojnë përmes video incizimeve në mënyre të paautorizuar, por që s’ka përmbajtje të veprës penale. Si mund ta vërtetoni ketë ?

Vërtetimi i kësaj mund të bëhet vetëm nga organet e drejtësisë duke kontrolluar të gjitha mjetet elektronike të personit mbi të cilin rënkon akuza, kamerat e sigurisë dhe dëshmitarët e involvuar në rast.

Unë gjatë ditëve në vijim do të dorëzoj kallzim penal përmes avokatit të angazhuar për këtë rast.

Etiketa: kallzim penaluniversiteti haxhi zekavater punesimesh
Pas

Mbërrin në Turqi studentja shqiptare, ndodhej në ‘epiqendrën’ e koronavirusit

Para

Kosova ndalon importin nga Kina

Para
Kosova ndalon importin nga Kina

Kosova ndalon importin nga Kina

Të Gjitha

Mijëra objekte të grabitura nga muzeu ukrainas gjatë tërheqjes ruse në vitin 2022

Mijëra objekte të grabitura nga muzeu ukrainas gjatë tërheqjes ruse në vitin 2022

nga Fast News
09:20 | 19/05/2025
0

Me dhomë gjumi, 11 tualete dhe 40 televizorë… Brenda avionit luksoz që Katari i dhuroi Donald Trump-it

Me dhomë gjumi, 11 tualete dhe 40 televizorë… Brenda avionit luksoz që Katari i dhuroi Donald Trump-it

nga Fast News
09:00 | 19/05/2025
0

Njerëzit mund të bëhen të pavdekshëm deri në vitin 2030 – thotë një ish-shkencëtar i Google

Njerëzit mund të bëhen të pavdekshëm deri në vitin 2030 – thotë një ish-shkencëtar i Google

nga Fast News
08:40 | 19/05/2025
0

Mos u mundo të jesh më i miri në punë! Sekreti që shefat nuk duan ta dish…

Mos u mundo të jesh më i miri në punë! Sekreti që shefat nuk duan ta dish…

nga Fast News
08:20 | 19/05/2025
0

Recent News

Mijëra objekte të grabitura nga muzeu ukrainas gjatë tërheqjes ruse në vitin 2022

Mijëra objekte të grabitura nga muzeu ukrainas gjatë tërheqjes ruse në vitin 2022

09:20 | 19/05/2025
Me dhomë gjumi, 11 tualete dhe 40 televizorë… Brenda avionit luksoz që Katari i dhuroi Donald Trump-it

Me dhomë gjumi, 11 tualete dhe 40 televizorë… Brenda avionit luksoz që Katari i dhuroi Donald Trump-it

09:00 | 19/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar