• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Më goditi me grushta”/ E veja në Manzë dhunohet nga komshiu

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet
0
“Më goditi me grushta”/ E veja në Manzë dhunohet nga komshiu
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

DURRËS– Në datën 6 Qershor 2019, një qytetare u dhunua në mes të fshatit Rrotull në Manzë nga bashkëfshatari i saj, Shkëlqim Hoxha. Ajo iu drejtua emisionit “Stop” për të vendosur përpara drejtësisë agresorin, pasi nuk po gjen zgjidhje nga institucionet përkatëse.

“Historia ka nisur 2 vite më parë. Kam patur ngacmime të shpeshta nga Shkëlqim Hoxha. I kam lënë të kuptohet që nuk kam patur interes të kem gjë me të. Unë jam një nënë kryefamiljare, pasi bashkëshorti më ka ndërruar jetë disa vite më parë. Arsyeja që më bëri t’i drejtohem emisionit ‘Stop’ ka të bëjë me ngjarjen e 6 Qershorit… Isha duke blerë disa ushqime te supermarketi i fshatit, sa po hyja në makinë ai më tha të ndaloja. Shkëmbyem disa fjalë dhe duke i kërkuar të mos më ngacmonte më, ai filloi të më godiste me grushta. Ngjarja u pa nga shumë bashkëfshatarë sepse ishte ditë Barjami”





Megjithëse iu drejtua organeve ligjzbatuese, agresori jo vetëm nuk u arrestua, por Prokuroria e Durrësit kërkoi mbylljen e çështjes. Më pas ajo iu drejtua gjykatës dhe kjo e fundit vendosi rifillimin e hetimeve. Kanë kaluar 8 muaj, por ende nuk është ndërmarrë asnjë veprim kundrejt Shkëlqim Hoxhës.

“A është e lejueshme dhuna që ai ushtroi? Këtë pyetje dua t’ia bëj prokurores që pushoi çështjen time. Personi që më ka dhunuar është i lirë, ndërsa unë endem nëpër gjykata…”

Gjithashtu qytetarja u shpreh se Policia e Manzës nuk ka dorëzuar në prokurori asnjë pamje filmike të bizneseve që ndodheshin përreth, për të provuar dhunën e ushtruar ndaj saj.

Emisioni “Stop” komunikoi me një dëshmitar të ngjarjes, i cili shpëtoi zonjën nga dhuna.

Gazetarja: Ju e kishit ndarë atë ditë që ndodhi sherri, nuk e di a është e vërtetë apo jo?

Dëshmitari: Po, e vërtetë është.

Gazetarja: Ku janë zënë?

Dëshmitari: Po, ja mo këtu.

Gazetarja: E goditi ai?

Dëshmitari: E goditi, e goditi.

Gazetarja: Ju, ju ka thirrur thirrur policia, për të dhënë dëshmi?

Dëshmitari: Po!

Gazetarja: Keni dhënë dëshmi në polici?

Dëshmitari: Po!

Gazetarja: E çfarë thatë në dëshmi?

Dëshmitari: Ato që kishim parë.

Gazetarja: E çfarë kishit parë?

Dëshmitari: Po ndodhi këtu, po edhe policia erdhi, pa kamerat, pa gjërat.

Gazetarja: Ju e pohuat, që ishte dhunuar ****?

Dëshmitari: Po, pra! Tani na vjen keq edhe për këtë, edhe atë fshatarin tonë e kemi, po tani kjo është dhunuar.

Nga Drejtoria e Policisë e Durrësit u tha se çështja është përcjellë në prokurori dhe se autori i ngjarjes është ngarkuar me veprën penale “dëmtime të tjera me dashje”.

Prokuroria e Durrësit u shpreh se në muajin Janar të vitit 2020 është regjistruar procedimi penal për Shkëlqim Hoxhën, por detajet e tjera përbëjnë sekret hetimor.

Nga ana tjetër juristi Çlirim Gjata u shpreh se kjo është një vepër e thjeshtë për t’u ndjekur, ndaj dhe nuk mund të tolerohet kjo vonesë. Sipas tij, prokuroria dhe gjykata duhet të ndërmarin sa më shpejt masa, pasi në situata të tilla të afërmit e të dhunuarit mund të ndërmarrin masa ekstreme për të bërë vetëgjyqësi.

“Nëse për për një rrahje duhen 7-8 muaj, çfarë do të bëhet për ato bandat? I bie me 100-vjeçar punon prokuroria. Këto janë vepra të thjeshta, për punë ditësh duhet të mbarojnë. Unë nuk e marr vesh, por kushedi se çfarë ka ndërhyrë te prokuroria që ka 8 muaj që nuk e mbyll këtë histori. Sa më shpejt të ndërhyje gjyqtari me prokurorin, aq më mirë është sepse parandalon ndonjë gjë më të madhe”.

Marrë nga Klan Tv

Etiketa: dhuneManze
Pas

Familja Prenga në zi! Hap dyert e mortit për djalin e vrarë: Do flas kur të gjendet trupi i tij

Para

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga

Para
Aksident në Fier/ Makina del nga rruga

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga

Të Gjitha

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

nga Fast News
10:43 | 09/06/2025
0

Jetë mes pritjes dhe shpresës, puna “në të zezë”, shpresa e vetme e shumë shqiptarëve

Jetë mes pritjes dhe shpresës, puna “në të zezë”, shpresa e vetme e shumë shqiptarëve

nga Fast News
10:42 | 09/06/2025
0

Fëmijët para ekranit: Si po u rrezikohet e ardhmja nga teknologjia?

Fëmijët para ekranit: Si po u rrezikohet e ardhmja nga teknologjia?

nga Fast News
10:39 | 09/06/2025
0

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

nga Fast News
10:36 | 08/06/2025
0

Recent News

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

10:43 | 09/06/2025
Jetë mes pritjes dhe shpresës, puna “në të zezë”, shpresa e vetme e shumë shqiptarëve

Jetë mes pritjes dhe shpresës, puna “në të zezë”, shpresa e vetme e shumë shqiptarëve

10:42 | 09/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar