Një tjetër vajzë showbizzi implikohet me botën e krimit. Bëhet fjalë për Marina Fara-n, vajzën e vetme të këngëtares së njohur Eli Fara.
Në profesion juriste, në rrjete sociale fotomodele Marina rezulton në listën e 53 personave të implikuar në aksionin “Mezhgorani”, që çoi në ndalimin e 28 personave, shumë prej të cilëve të dyshuar për trafik dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.
Në përgjimet e bëra nga Prokuroria ka dalë edhe emri i Roxhensa Vangjush Kapurani, e datëlindjes 27.03.1986, e lindur në Korçë dhe banuese në Tiranë, emri i vërtetë me të cilën rezulton e regjistruar në regjistrin e Gjendjes Civile Marina Fara.
Sipas burimeve të sigurta pranë Policisë, Marina ka pasur kontakte të shpeshta telefonike me njërin nga të ndaluarit.