Si pasojë e reshjeve të dëborës që kanë rënë orët e fundit në një pjesë të vendit, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion për gjendjen e akseve rrugore.
Sipas njoftimit nuk ka akse të bllokuara, por në shumë prej tyre rekomandohet që shoferët të kalojnë me zinxhirë.
Rajoni Verior
Gjatë natës ka pasur temperatura të ulëta dhe erë të fortë në të gjithë Rajonin.
Është punuar për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës në zonat ku ka prezencë ngricash.
Si pasojë e erës së fortë që kthen borën në rrugë dhe temperaturave të ulëta në segmentet Kolesian-Lusen-Bushtricë, Kuben-Vasie, vetëm 10 km e fundit, Qafë Dragalicë – Steblevë kalohet me zinxhirë.
Të gjithë kontraktorët janë në gatishmëri dhe po vazhdojnë punën për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.
Rajoni Qëndror
Gjatë natës nuk ka pasur reshje. Kontraktorët kanë punuar që në orët e para të mëngjesit për shpërndarjen e kripës në segmentet ku ka ngrica.
Vetëm në segmenti Lunik-Steblevë, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve, për shkak të ngricave në rrugë.
Prezencë ngricash ka pasur edhe në segmentet Krujë-Sarisalltik, Elbasan – Gjinar dhe rruga e “Qafë Krrabës”. Është bërë shpërndarja e kripës nga kontraktorët dhe po mbahen në monitorim të vazhdueshëm.
Rajoni Jugor
Gjatë natës ka pasur reshje bore në Qarkun e Korçës, shoqëruar me erëra të forta në lartësitë mbi 900 m mbi nivelin e detit.
Në aksin Boboshticë-Dardhë, në km 5–14, dhe Gërmenj-Leskovik rekomandohet kalimi me zinxhirë, për shkak të erës së fortë.
Është bërë pastrimi dhe kriposja e aksit dhe qarkullimi kryhet pa zinxhirë.
Të gjithë kontraktorët janë në gadishmëri dhe po punojnë për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës në akset rrugore.
“Rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje, të përdorin zinxhirë në segmentet e rekomanduara, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, thuhet në njoftim.