Ka nisur dhe seanca parlamentare, ku deputeti i Ballit Kombëtar Artur Roshi, ka kërkuar interpelancë me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj.
Roshi i ka kërkuar Lleshajt llogari për disa gjëra duke i drejtuar dhe pyetje ministrit.
“Cila është procedura ligjore që ndiqet për teportimin. Cfarë procedurë është ndjekur për Harun Celik, deportimi apo dëbimi? A ishin në dijeni se në Turqi i kërcënohej jetë? A mendoni se kjo do të ndikojë keq në hapjen e negociatave? A mendoni se mënyra e sjelljes së shtetasve të huaj ndikon në sigurinë e bizneseve dhe investimeve në vendin tonë?”, u shpreh Roshi.
Nga ana tjetër Lleshaj është përgjigjur se këto vendime të rëndomta nuk merren nga ministria por drejtoria e Kufirit dhe Emigracionit.
“Sa i përket rastit të shtetasit turk. Dënimi i qytetarëve nga Shqipëria që nuk diponojmë dokumnte është një çështje e rëndomtë. Vendimet e dëbimit janë vendime adiministrative, nuk i bën ministria, janë drejtoritë vendore të Kufirit dhe Emigracionit. Çdo vit nga Shqipëria do të dëbohen me mijëra qytetarë që nuk kanë dokumentacion të rregull. Ka dëbim vullnetar dhe dëbim me detyrim. Si ky i fundit vitin e fundit janë dënuar 45 qytetarë. Do të ishte e rëndësishme që të ishin ezauruar hapa të tjerë ligjorë, duhet të kishit hetuar një hetim administrativ para se çështjen ta trajtonit politikisht. Mund të kishit iniciuar një hetim penal për rastin para se të japim një staturë politike. Rasti është i tillë, qytetari turk Harun Çelik është ndaluar se është kapur me vizë kanadeze false. Nuk ka qenë asnjëherë rezident në Shqipëri. Në momentin e dëbimit nuk ka ngritur pretendime, gjë që vërtetohet se ka firmosur urdhrin dhe kjo e mbyll cdo diskutim. Atij iu ofruan të gjitha të drejtat e kushtetutës për të huajt, mundësitë për të kundërshtuar aktin apo kërkimit të azilit, por ai nuk ka preferuar që të shfrytëzojë këto të drejta” tha ai.”, u shpreh ai.