Ditën e sotme një ngjarje tragjike ndodhi në burgun 313 ku një i burgosur për vjedhejn e 120 mijë lekëve të vjetra vari veten në banjën e qelisë.
Bilbil Hasani, 43 vjeç, ndodhej në burg prej disa muajsh, ku mbahej pasi ishte akuzuar se kishte vjedhur një shumë modeste prej 12 mijë lekësh.
Sot, nga burgu i Sigurisë së Lartë 313, u njoftua se 43-vjeçari i kishte dhënë fund jetës, pasi ishte vetëvarur me çarçaf në banjon e qelisë e tij.
Bilbil Hasani, me origjinë nga Kukësi, ishte babai i katër fëmijëve dhe jetonte në Kamëz. Ndërkohë, përmes një postimi në faqen pesonale në ‘Facebook’, ka reaguar me tone të ashpra edhe gazetari Edmond Arizaj, i cili në një farë mënyre bën përgjegjës shtetin, që e mbajti për disa muaj në burg, për një shumë qesharake, ndërkohë që mund të ndiqej në gjendje të lirë.
“Çfarë mut shteti është ky, që çon në vetëvarje babain e katër fëmijëve për 12 mijë lekë”, shkruan Arizaj.
Postimi i Edmond Arizaj
E njihnit Bilbil Hasanin?
Jam i sigurte qe jo. Nuk kishte arsye pse ta njihnit. Arritja e tij me e madhe ne jete dukej qe ishte berja e kater femijeve. Arriti te dilte ne media vetem pasi vari veten sot brenda paraburgut 313, atij te frikshmit, aty ku futen gjithe kriminelet e rrezikshem, si Bilbili. Kishte vjedhur 120 mije leke. Te vjetra. As lajm nuk ka mundur dot te behet ne 2019 per kete shume. Por ama dora e rende e drejtesise shqiptare, shteti yne i ligjit dhe se drejtes, e mbajti kater a pese muaj brenda, derisa Bilbili e zgjidhi vete. A u vetvar nga turpi? Nga humbja e dinjitetit? Nga pamundesia per te paguar qe te pershpejtonte procedurat? Nga inati? Nga dhimbja? Nga qe u cmend? Kush do ta mesoje valle ndonjehere.
Per cfare i ndyu duart me 120 mije leke te vjetra? Se ishte kleptoman, apo se kishte femijet pa buke? Se ishte pa pune, apo se i kerkonte femija rroba? E kishte bere dhe me pare, apo ishte fillestar? Ndoshta kjo mund te sqarohet ndonjehere. Por ama, nuk do sqarohet kurre cfare mut shteti eshte ky, qe con deri ne vetvarje baben e kater femijeve pse ka vjedhur 120 mije leke te vjetra, konvertuar jane 100 dollare, per kater muaj ne paraburgim i binte 25 dollare ne muaj. Nuk mund te ndiqej ne gjendje te lire?! Apo s’kane me cfare plotesojne “sukseset” kunder krimit? Po fare mire mund te themi te gjithe ne tani, sidomos moralistet hazerxhevap te tastierave, “mire t’i behet, pse vodhi, shteti eshte shtet, etj, etj”, nga keto fjalet qe i thuhen qesim kur jane mbi kurrizin e tjetrit. Por qe me zor dalin, apo s’dalin fare kur lexojme perdite shkeljet milioneshe, por autoret vazhdojne qetesisht te lidhin kollaren ne mengjes, madje edhe kur ben vaki te kene pune me drejtesine, ndiqen ne gjendje te lire, derisa te harrohet “muhabeti” dhe te pushohet ceshtja.
Eshte njesoj si polici qe i shkon me vetulla mbledhur asaj gruas qe shet qepe duke ia hedhur poshte, por qe i ka hundet e zena kur gjithe ambienti vjen ere hashash. Apo qendrimit radikal e strikt kur ndalohet nje makine e 2009 me familjare brenda qe ecen ne autostrade me 92 km/ore, dhe qendrimit si laraske kur me 180 km/ore i kalon tek kembet qerosi me BMW e 2019. Qe te mos flasim pastaj per prokuroret e gjykatesit (e keni vene re qe jane te vetmit qe kurre nuk e permendin largimin nga vendi). Bilbili e mbylli vete dosjen e tij. Nuk ia la kenaqesine as prokurorit, as gjykatesit. Me carcafin rreth qafes duke hequr nga kurrizi hallet (e duke ia ngarkuar barren e rende familjes se tij), na tregoi, edhe njehere si plot te tjere me pare, se kjo shtepia jone eshte pa themele, ndersa “ustallaret” duan te ndertojne catine, teksa ciraket u mbajne shkallet ne ajer duke i pare nga poshte.