• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Bënte kërdinë duke grabitur banka e biznese, arrestohet në Tiranë 27-vjeçari i rrezikshëm (VIDEO)

nga Fast News
5 years më parë
në Të gjitha
0
Bënte kërdinë duke grabitur banka e biznese, arrestohet në Tiranë 27-vjeçari i rrezikshëm (VIDEO)
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Shtetit ka arrestuar një 27-vjeçar,  i cili rezulton se ka kryer 8 grabitje, ku 3 prej tyre janë bërë në Durrës, 4 në Tiranë dhe 1 në Elbasan.

Mësohet se personi që ka rënë në pranga është identifikuar si shtetasi Astrit Thaçi, i cili është arrestuar mbrëmjen e djeshme në zonën e Kombinatit në kryeqytet.





Mesditën e djeshme, në kërcënimin e armës ai grabiti një argjendari në qytetin e Elbasanit.

Burime zyrtare konfirmojnë se ai është dhe autori i grabitjes së filialit Kredo.al javën e shkuar në Durrës dhe autori i plagosjes së shtetasit Ramazan Terziu në tentativë për t’i vjedhur banesën.

Ai është autori i 8 grabitjeve apo tentavi grabitjesh, më konkretisht:

Në Durrës, në datën 08.02.2020, në lagjen 12, Durrës, është vjedhur me armë zjarri filiali i një banke të nivelit të dytë, ku autori mundi të merrte një shumë prej 100.000 lekësh.

-Më datë 10.02.2020, në lagjen 13, Plazh, Durrës, nën kërcënimin e pistoletës ka tentuar të vjedhë banesën e shtetasit R. T., duke e plagosur në këmbë.

-Më datë 11.02.2020, në lagjen nr. 14, Shkozet, Durrës, nën kërcënimin e armës ka vjedhur në një Big Market, nje shumë prej 100.000 lekësh dhe steka me cigare.

Po ky shtetas, më datë 12.02.2020, në rrugën “Muhamet Gjollesha” pranë Zogut të Zi, Tiranë, ka tentuar të vjedhë në një agjenci turistike.

-Me datë 12.02.2020, në rrugën “Llambi Bonat” Kombinat , Tiranë, nën kërcënimin e armës ka tentuar të vjedhë në një Big Market.

-Me datë 13.02.2020, në rrugën “Kongresi i Lushnjës”, nën kërcënimin e armës ka tentuar të vjedhë në një Big Market.

-Më datë 15.02.2020, në rrugën “Abdyl Frashëri” jashtë banesës së shtetasit R. N., e ka goditur këtë shtetas me sende të forta duke i marë një shumë prej 300 eurosh dhe një aparat celular Iphone 11 ProMax.

Në Elbasan, më datë 15.02.2020, në lagjen “Ali Pasha”, Elbasan, nën kërcënimin e pistoletës ka vjedhur në një argjendari, një sasi bizhuterish.

Policia bën me dije se në momentin e kapjes, këtij shtetasi iu gjetën dhe sekuestruan sendet e mëposhtme: -17 varëse floriri, dy ora dore floriri, 20 byzylykë floriri dhe 51.700 lekë të reja.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, Tiranë dhe Elbasan, për veprën penale “Vjedhja me armë, e mbetur në tentativë”, “Plagosja e rëndë me dashje”, Vjedhja me dhunë” dhe “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”.

 

 

Pas

Tragjike në Itali/ Humb jetën gruaja shqiptare, nënë e dy fëmijëve (EMRI-FOTO)

Para

Panik në Shkodër/ Tritol në makinën e administratorit të Vllaznisë

Para
Panik në Shkodër/ Tritol në makinën e administratorit të Vllaznisë

Panik në Shkodër/ Tritol në makinën e administratorit të Vllaznisë

Të Gjitha

Dilema: Cfarë turizmi na duhet? Ka përgjigje

Dilema: Cfarë turizmi na duhet? Ka përgjigje

nga Fast News
11:43 | 23/06/2025
0

Hormuzi dhe ne…

Hormuzi dhe ne…

nga Fast News
11:00 | 23/06/2025
0

Gara e qyteteve për turistët, Tirana më e lira, por më e zëna

Gara e qyteteve për turistët, Tirana më e lira, por më e zëna

nga Fast News
10:40 | 23/06/2025
0

Konflikti Izrael- Iran, përtej tifozllikut të radhës

Konflikti Izrael- Iran, përtej tifozllikut të radhës

nga Fast News
10:30 | 23/06/2025
0

Recent News

Dilema: Cfarë turizmi na duhet? Ka përgjigje

Dilema: Cfarë turizmi na duhet? Ka përgjigje

11:43 | 23/06/2025
Hormuzi dhe ne…

Hormuzi dhe ne…

11:00 | 23/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar