• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Basha publikon raportin e S&P dhe ngre alarmin: Korrupsioni i qeverisë me PPP po shkatërron ekonominë shqiptare

nga Fast News
5 years më parë
në Të gjitha
0
Basha publikon raportin e S&P dhe ngre alarmin: Korrupsioni i qeverisë me PPP po shkatërron ekonominë shqiptare
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pas publikimit të raportit të Standard&Poor’s , ka ardhur edhe reagimi i kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Sipas liderit demokrat, i cili ka vendosur ta ripostojë artikullin, ky raport vë në dukje faktin që qeveria me krijimin e Korporatës së Investimeve Strategjike, po rrezikon borxhin publik.





Gjithashtu Basha shton se korrupsioni i qeverisë me PPP-të po shkatërron ekonominë shqiptare.

“Qeveria rrezikon borxhin publik me krijimin e Korporatës së Investimeve Strategjike. Për këtë arsye S&P paralajmëron ulje të renditjes për vendin tonë.

Sipas S&P korrupsioni i qeverisë me PPP po shkatërron stabilitetin fiskal dhe ekonominë e shqiptarëve”, shkruan Basha.

ARTIKULLI I REVISTES MONITOR

Agjencia e Vlerësimit të Standard & Poor’s (S&P) ka lajmëruar se do të ulë renditjen për borxhin publik të Shqipërisë nga stabël që u vlerësua aktualisht për shkak të materializimit të rreziqeve që mund të vijnë nga aktivizimi i Korporatës së investimeve dhe PPP, të cilat mund të krijojnë detyrim jashtë bilancit fiskal.

S&P vë në dukje se qeveria shqiptare duke krijuar Korporatën e investimeve Strategjike, e cila synon devijimin e një pjesë të shpenzimeve kapitale jashtë administrimit të buxhetit dhe ministrisë së Financave krijon një buxhet  dytësor që bëhet shkak për detyrime të reja që rrezikojnë borxhin publik. Sipas agjencisë ndërkombëtare të Vlerësimit duket se qeveria shqiptare ka marrë masa shkatërruese për stabilitetin fiskal afatmesëm dhe afatgjatë. Përderisa ka aktivizuar një paktë projektesh PPP që janë kërcënim për borxhin publik.

“Risku kontingjent fiskal mbetet i lartë s i pasojë e PPP-ve. Ndonëse qeveria ka vendosur si tavan për pagesat e PPP-ve normën 5% të ardhurave tatimore vjetore ne mendojmë se kjo nuk do të zbatohet nga qeveria, pasi nuk ka asnjë mbikëqyrës për zbatimin e këtij përcaktimi”, thuhet në raportin përmbledhës të vlerësimit për Shqipërinë.

“Ne e konsiderojmë ekonominë tejet të euroizuar (pra nuk ka monedhë vendase të fortë) dhe produkt të një informaliteti të lartë kombinuar me tregun kapital të dobët, të limituar në efektivitetin e politikës monetare. Gjithashtu S&P lajmëron se vlerësimi për borxhin e Shqipërisë do të vijë në ulje nëse politika monetare Shqipërisë do të vijojë të jetë joeficente, teksa ulja e normës bazë nuk ka ndikuar në rritjen e kredisë.

Rritja ekonomike në Shqipëri është ulur për 2019 si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit dhe uljes së shitjeve të energjisë elektrike. S&P mendon se vitit 2019 do të përmbyllet me një rritje ekonomike jo më shumë se 2.7%. Përfundimi i projektit të gazsjellësit TAP do të ndikojë negativisht rritjen ekonomike, e cila në periudhë afatmesme mund të jetë rreth 3,5% në vit. Sipas vlerësimeve të S&P Shqipëria vlerësohet dobët në “Vlerësimin institucional”, gjendjen ekonomike (kjo bazuar në GDP/capita dhe trendin rritës), gjendjes së borxhit dhe eficencës së politikës monetare.

Pas

Pamje nga seanca/ Masakroi me thikë gruan, ja çfarë vendosi gjykata për Lulzim Cukun

Para

“Tani që jemi ne mirë, Bashkimi Europian është keq” Rama në SHBA: Duhet të përballemi me një mallkim…

Para
“Tani që jemi ne mirë, Bashkimi Europian është keq” Rama në SHBA: Duhet të përballemi me një mallkim…

“Tani që jemi ne mirë, Bashkimi Europian është keq” Rama në SHBA: Duhet të përballemi me një mallkim…

Të Gjitha

Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për faljen e gjobave, si të përfitoni

Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për faljen e gjobave, si të përfitoni

nga Fast News
16:12 | 21/05/2025
0

Pse pagesat pa kontakt dhe kod QR do të zëvendësojnë POS-in tradicional?

Pse pagesat pa kontakt dhe kod QR do të zëvendësojnë POS-in tradicional?

nga Fast News
13:18 | 21/05/2025
0

Gjendet rastësisht pas 37 vitesh statuja e Jim Morrison që u vodh nga varri

Gjendet rastësisht pas 37 vitesh statuja e Jim Morrison që u vodh nga varri

nga Fast News
08:30 | 21/05/2025
0

Vajza që ka udhëtuar çdo shtet të botës e vetme rrëfen ku nuk do të kthehej më kurrë

Vajza që ka udhëtuar çdo shtet të botës e vetme rrëfen ku nuk do të kthehej më kurrë

nga Fast News
08:10 | 21/05/2025
0

Recent News

Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për faljen e gjobave, si të përfitoni

Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për faljen e gjobave, si të përfitoni

16:12 | 21/05/2025
Pse pagesat pa kontakt dhe kod QR do të zëvendësojnë POS-in tradicional?

Pse pagesat pa kontakt dhe kod QR do të zëvendësojnë POS-in tradicional?

13:18 | 21/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar