• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

ARRSH publikon planin: Punimet te Unaza e Madhe, ja si do të kryhen lëvizjet

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet
0
ARRSH publikon planin: Punimet te Unaza e Madhe, ja si do të kryhen lëvizjet
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Është bërë publik Plani i Ri i Menaxhimit të Trafikut gjatë punimeve në segmentin rrugor “Pallati me Shigjeta-Rrethrrotullimi Shqiponja” faza 1. Ky plan është bërë i ditur nga Autoriteti Rrugor Shqiptar përmes një statusi në faqen zyrtare. Në këtë plan, qytetarët do të njihen me zonat ku do të bllokohet qarkullimi dhe cilat do të jenë rrugët alternativë.

Për lëvizjet e automjeteve me Drejtim Durres- Tiranë.



  1. Pranë Kryqëzimit të rrugës “Dardania” dhe rrugës “Nozllaku” do lejohet kalimi DJATHTAS me dalje në rrugën dytësore të superstradës (në afërsi të Kompleksit Eifel) – e aksesueshme për lëvizjet drejt Yrshekut, Kasharit, Yzberisht etj.
  2. Pranë fillimit të mbikalimit të Kamzës, do aksesohet DJTAHTAS nga superstrada për në rrugë dytësore, gjithashtu dhe në drejtim të Rr. “Kasem Shima” (pranë CFO FARMA), e cila për shkak të gjeometrisë së ngushtë të urës pranë lumit Lana, do jetë vetëm me 1 sens (drejt rrugës 7 Nentori).
  3. Mbikalimi Kamzës KRAHU MAJTË (drejtimi Durrës-Tiranë) do të përdoret me 2 korsi për të pasur të njëjtën vazhdimësi trafiku si superstrada.
  4. Nënkalimi i Kamzës (Veri-Kamëz-Tiranë) nga 2 korsi – ngushtohet në 1 korsi pas rrugës “7 Marsi”.
  5. Në zbritje të Mbikalimit kemi bashkimin në 3 korsi – 2 prej të cilave vijnë nga Superstrada dhe një nga nënkalimi Kamzës.
  6. Lëvizja në Sheshin Shqiponja do mbetet me rrethrrotullim, në ndryshim nga rrethrrotullimi ekzistues do spostohet 30 m drejt jugut, dhe do zgjerohet në rreze për të akomoduar një numër më të madh mjetesh.
  7. Rruga “Teodor Keko” (Unaza e Re drejt Pallatit me Shigjeta dhe anasjelltas) do të përdoret me 3 korsi në të dy senset e lëvizjes.
  8. Rruga “Vangjel Noti” (pranë ish AMC) do vazhdojë të përdoret si përdoret aktualisht me dy korsi (me nga një korsi për çdo sens lëvizje).

Per levizjet e automjeteve me Drejtim Tiranë–Durrës

  1. Me 3 korsi do të lëvizet nga rrethrrotullimi Shqiponja dhe deri përpara mbikalimit të Kamzës, nga ku vazhdon lëvizja normale e mjeteve drejt Durrësit apo Kamzës e veriut të vendit.
  2. Rruga “Dritan Hoxha” në drejtimin Tiranë–Durrës do të ngushtohet nga 4 korsi në 3 korsi (që në rrethrrotullimin me 3 korsi të jetë linjë e vazhduar trafiku) dhe ngushtimi i korsisë do të kryhet rreth 100 m nga rrethi (pranë karburantit ekzistues).

Lëvizja e Këmbësorëve

  1. Këmbësorët nuk do të mund të qarkullojnë në asnjë moment në krahun e djathtë të rrugës “29 Nëntori” (drejtimi Tiranë–Durrës) dhe në krahun e djathtë të rrugës “Vangjel Noti” (drejtimi drejt rrethit Shqiponja) pasi në këtë zonë do të kryhen punimet në këtë fazë.
  2. Këmbësoret do të mund të kalojnë në vendkalimet e dedikuara me vijëzim e sinjalistikë në rrugën “Dritan Hoxha” dhe rrugën “Teodor Keko”.
    3. Rruga “29 Nëntori” (nga sheshi Shqiponja në drejtim të Durrësit) për arsye të sigurisë rrugore nuk do të ketë kalime të këmbësorëve. Këmbësorët duhet të kalojnë vetëm tek nënkalimi i Kamzës në vendkalimet që funksionojnë aktualisht.

Pas

Detaje të reja/ Kolecaj qëlloi 10 herë plumba ndaj policisë, si u vetëvra në tualetin e shtëpisë

Para

Kishte konflikte të mëparshme, 32-vjeçari i alkoolizuar i përplas makinën me dashje

Para
Del EMRI/ “U filmua duke pirë d.rogë në lokal” Ky është kryebashkiaku socialist i videos së famshme

Kishte konflikte të mëparshme, 32-vjeçari i alkoolizuar i përplas makinën me dashje

Të Gjitha

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

nga Fast News
08:43 | 14/05/2025
0

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

nga Fast News
08:25 | 14/05/2025
0

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

nga Fast News
08:10 | 14/05/2025
0

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

nga Fast News
08:05 | 14/05/2025
0

Recent News

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

08:43 | 14/05/2025
Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

08:25 | 14/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar