• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Aksion i befasishëm/ Pezullohen nga detyra 7 policë, ja për çfarë akuzohen

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Aksion i befasishëm/ Pezullohen nga detyra 7 policë, ja për çfarë akuzohen
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën e sotme janë pezulluar nga detyra 7 efektivë policie.

Sipas Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave dyshohet se policët kanë shpërdoruar detyrën, duke u përfshirë në favorizimin e kultivimit të kanabisit, ndërtimeve pa leje, e duke mos raportuar ngjarjet.

Në njoftimin zyrtar thuhet se këta efektivë ishin pjesë e Komisariatit të Krujës dhe se gjatë hetimeve ka arritur të sekuestrohet dhe një sasi kanabisi.

NJOFTIMI ZYRTAR I SHÇBA

Durrës – SHÇBA finalizoi me sukses operacionin e koduar “Abuzuesit e detyrës 2”, pezullohen nga detyra 7 punonjës policie të dyshuar për shpërdorim detyre Drejtoria Rajonale e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat( SHÇBA) Durrës, në bashkëpunim dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, finalizoi me sukses operacionin e koduar “Abuzuesit e detyrës 2”.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Pas një hetimi disa mujor, duke aplikuar metoda speciale, nën drejtimin e Prokurorisë u bë i mundur dokumentimi me prova ligjore i veprimtarisë së kundraligjshme të subjekteve të këtij procedimi. Ata dyshohet se duke keqpërdorur atributet që u jepte detyra dhe funksioni, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me shtetas të tjerë, kanë konsumuar veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Punonjësit e Policisë kryenin funksione të ndihmës/specialistit për Rendin, në Komisariatin e Policisë Krujë, në DVP Durrës. Shpërdorimi i detyrës dhe veprimtaria e kundraligjshme e këtyre subjekteve është shtrirë përgjatë vitit 2019 në vende dhe kohë të ndryshme, ku veprimet dhe mosveprimet e tyre konsistojnë në favorizime të kultivimit të bimëve narkotike, ndërtimeve pa leje, fshehje dhe manipulim të ngjarjeve, pengimin e zbulimit të së vërtetës dhe fakteve kriminale, mos-raportime të ngjarjeve kriminale, mos-evidentim të kallzimeve të shtetasve sipas detyrimeve ligjore, etj. Gjatë hetimeve u sekuestrua një sasi kanabisi dhe u asgjësuan bimë narkotike.

Mbështetur në provat dhe faktet e grumbulluara, Gjykata e Krujës caktoi masat e sigurimit personal “Pezullim nga detyra” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, për:

– Xh.B., punonjës i Patrullës së Përgjithshme;

– S.D., Ndihmës/specialist për Rendin;

– M.C., Ndihmës/specialist për Rendin;

– N.S., Ndihmës/specialist për Rendin;

– K.D., Ndihmës/specialist për Rendin;

– D.S., Ndihmës/specialist për Rendin;

– F.B., punonjës i Patrullës së Përgjithshme.

Hetimet e këtij procedimi penal vazhdojnë deri në dokumentimin e plotë të veprimtarisë së kundraligjshme të këtyre subjekteve dhe të subjekteve të tjerë, të përfshirë në këtë veprimtari. SHÇBA nxit qytetarët të denoncojnë çdo rast abuzimi me detyrën të punonjësve të policisë, duke telefonuar në numrin falas 0800 90 90, duke garantuar reagim të shpejtë dhe të ashpër ligjor.

Pas

Ju që shani Alketën, pini uthull!

Para

U tha se sot do të bëhej rivlerësimi i pronave, bllokohet sistemi në Hipotekë

Para
U tha se sot do të bëhej rivlerësimi i pronave, bllokohet sistemi në Hipotekë

U tha se sot do të bëhej rivlerësimi i pronave, bllokohet sistemi në Hipotekë

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Shenjat që tregojnë se s’do të jeni kurrë i pasur

Shenjat që tregojnë se s’do të jeni kurrë i pasur

nga Fast News
10:15 | 12/02/2026
0

Banka Botërore skeptike për sigurimin e detyrueshëm nga tërmetet e përmbytjet, ja rezervat…

Banka Botërore skeptike për sigurimin e detyrueshëm nga tërmetet e përmbytjet, ja rezervat…

nga Fast News
09:40 | 12/02/2026
0

Hap dyert Panairi i Turizmit 2026, thirrje për bashkëpunim dhe standarde më të larta në sektor

Hap dyert Panairi i Turizmit 2026, thirrje për bashkëpunim dhe standarde më të larta në sektor

nga Fast News
09:19 | 12/02/2026
0

Shqipëria në rrezik! INSTAT: Rënie e fortë e lindjeve gjatë 2025-ës

Shqipëria në rrezik! INSTAT: Rënie e fortë e lindjeve gjatë 2025-ës

nga Fast News
09:02 | 12/02/2026
0

Recent News

Shenjat që tregojnë se s’do të jeni kurrë i pasur

Shenjat që tregojnë se s’do të jeni kurrë i pasur

10:15 | 12/02/2026
Banka Botërore skeptike për sigurimin e detyrueshëm nga tërmetet e përmbytjet, ja rezervat…

Banka Botërore skeptike për sigurimin e detyrueshëm nga tërmetet e përmbytjet, ja rezervat…

09:40 | 12/02/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar