• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Ahmet Prençi: “Policia mbylli sytë dhe bashkëpunoi me krimin”

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet
0
Ahmet Prençi: “Policia mbylli sytë dhe bashkëpunoi me krimin”
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi është treguar mjaft i ashpër, teksa komentoi ngjarjet e rënda kriminale, që kanë ndodhur përgjatë vitit 2019-të, por vlerësoi reagimin e policisë në pengmarrjen e 49-të vjeçarit, Jan Prenga.

Ahmeti sulmoi ashpër Policinë e Shtetit, që sipas tij, nuk po bën misionin e saj, si dikur kur ai ishte në krye të saj, por po bashkëpunon me krimin e organizuar.



“Jo për të ngjallur panik te njerëzit, por situata është problematike dhe komplekse. Po të analizojmë ngjarjet, janë shumë të rënda, sidomos të fundit, që lidhen me të shkuarën kriminale të aktorëve, që përplasen në këtë arenë të kriminalitetit shqiptar.

E gjithë situata lidhet me aktivitetin e paligjshëm dhe lirshmërinë që kanë grupet kriminale në Shqipëri për të ushtruar aktivitetin, aq më tepër shtrirja e tyre jashtë, por të gjithë pasojat përplasen këtu. Edhe ngjarjet e fundit janë pasojë e pazareve të prishura.

Policia e Shtetit ka reaguar mjaft mirë, në ndjekjen e këtyre ngjarjeve, por puna e policisë nuk është të veprojë kur ndodhin ngjarje të rënda kriminale, puna e tyre është të parandalojnë ngjarje. Mendoj se çalon puna, besueshmëria që ka në komunitetit, është një raport shumë i dobët.

Policia është spostuar nga misioni i saj, kemi parë policë që bashkëpunojnë me krimin. Policia mbylli sytë e bashkëpunimi me krimin për kanabisin dhe trafikimin e tij. Me tonelata të kësaj lënde që është eksportuar jashtë vendit, ka ndikim dhe policia.

Më tej, grupet e organizuara morën misione të jashtëzakonshme, duke trafikuar në Amerikën latine. Pra, u krijuan kushtet e përshtatshme për ta bërë vendin tonë vend kanabisi dhe më pas trafikun e saj jashtë. Policia në vend që të ketë një partneritet të mirë me shoqërinë, ka bërë të kundërtën e saj. Nëse ne do donim të kishim një polici në luftë me bandat, ne kemi parë një polici në luftë me qytetarët, që nga arrestimi për energjinë, deri të prishja e banesave, që nuk është punë e policisë. Një element tjetër shumë i rëndësishëm është hetimi dhe zbardhja e ngjarjeve të vjetra, janë mijëra ngjarje të vjetra të pazbuluara. Kjo i shërben shumë parandalimit të krimit. Shteti, drejtësia, vendosin ekuilibër, kur zbardhen këto ngjarje të vjetra.

Kemi parë lirimin nga burgu të dhjetëra kriminelëve të rrezikshëm në vend, që ishin dënuar me burgim të përjetshëm dhe sot janë të lirë. Këta gjyqtarë iu dhanë dënim të përjetshëm atyre, por sot kam parë kujdes qeveritar për t’i liruar ato, që janë shumë të fuqishëm. Konkurrojnë bizneset e ndershme me para të pista. Puna e policisë është të ndjekë paranë, për të mos i lënë këto grupe të organizuara të fuqizohen me pasuri marramendëse”, tha Prençi, i ftuar në emisionin “Kjo Javë”.

I pyetur se kush e favorizoi lirimin e anëtarit të bandës së Durrësit, Endrit Dokles, Prençi u shpreh: “S’dua të merrem me emra, pasi janë në dosje. Nëse ne do presim me iniciativa qeveritare që do bëjmë këtë e atë, ne nuk jetojmë në të ardhmen, por në të sotme, dhe e sotmja është mjaft e rëndë.”

Etiketa: ahmet precikriminaliteti shqiptar
Pas

Tentoi t’i jepte fund jetës së saj: Vajza ka një mesazh për nënën heroinë

Para

Robert Berisha: “Do jeni gjithmonë rruga ime! Ju dua”

Para
Robert Berisha: “Do jeni gjithmonë rruga ime! Ju dua”

Robert Berisha: “Do jeni gjithmonë rruga ime! Ju dua”

Të Gjitha

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

nga Fast News
08:43 | 14/05/2025
0

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

nga Fast News
08:25 | 14/05/2025
0

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

nga Fast News
08:10 | 14/05/2025
0

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

nga Fast News
08:05 | 14/05/2025
0

Recent News

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

08:43 | 14/05/2025
Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

08:25 | 14/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar