Kryetari i Partisë Demokratike ka nisur prej ditësh turin e tij “Po të dëgjoj” , i cili ka për qëllim takimin me qytetarë të ndryshëm.
Ditën e sotme, lideri demokrat ka trokitur në derën e një kryefamiljari me emrin Elton dhe më pas ka hyrë brenda për të dëgjuar hallet dhe problemet e qytetarit.
Ndër të tjera Basha e ka pyetur Eltonin në lidhje me shpenzimet dhe të ardhurat e familjes, ku kryefamiljari ka zbuluar se e përballon jetën me një rrogë të thjeshtë.
Ndër të tjera kryedemokrati kërkon të pyesë të riun për dicka intime, ku i kërkon që të hapë frigoriferin e të shohë gjendjen, për të kuptuar kështu se si familja e kalon muajin me ato të ardhura që ka.
BISEDA NE VIDEO
Basha: Si jeni, si kaluat…? Mirë jeni? Më familjen je?
Entoni pas dere: Mirë
Basha: Kam ardhur të flas me ju… (dhe futet brenda)
Entoni: Kam punuar zakonisht në lokale të mira…
Basha: Po ju zonjë (I drejtohet gruas me fëmijë në krahë)
Zonja: Unë pa punë
Basha: Pa punë…
Entoni: Tani i jam futur një kursi,…mora një zanat. Iu futa kursit të elektrikut, gipsit dhe lyerjes.
Basha: Me thënë të drejtën s’kam ardhur as për fushatë e as për zgjedhje. Kam ardhur me bashkëbisedu sepse ne politikanët…
Entoni: Po hajde, ulu njeherë. Taksirat…
Basha: Faleminderit… (Futen brenda dhe ulen)
Basha: Çfarë pjese të të ardhurave i shpenzoni për ushqim?
Entoni: Mesatarja mujore shkon tek 500-600 mijë lekëshi….Shëndetësia për mua është primare…minimalja e jetesës, shendetësia dhe qetësia.
Basha: Rendi, siguria…
Entoni: Po, patjetër…ligji i fortë sepse tani jemi familjarë. Kur dëgjojmë u vra, u bë, të kap dhe frika.
Basha: Kur flasim për ushqimin, a i plotësoni nevojat minimale?
Entoni: Minimale them që po….
Basha: Tani një pyetje fare intime…e keni në dorë të thoni po ose jo, a ti hdh një sy frigoriferit dhe raftit të ushqimeve?
Entoni: Patjetër….
Basha çohet dhe hap frigoriferin. Shikon brenda shihen e qumështit, pak djathe dhe ujë.
Kryedemokrati: Kjo është gjendja normale e frigoriferit?
Entoni: Është fund muaji, kështu që…
Basha: Ju kërkoj ndjesë që ju erdha kështu në mes të ditës. Unë do ta marr gjithë shkallën. Shpresoj të gjej të njëjtën mikpritje tek të tjerët, por unë gjithsesi do të përpiqem t’i dëgjoj.
Entoni: Ju kërkoj ndjesë se isha çik rrëmujë…
Basha: Shëndet e jetë….fëmijeëve dhe ju.
Kryedemokrati çohet, përshëndet të gjithë familjarët dhe largohet për të trokitur në një tjetër derë.