• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

150 euro për të kaluar kufirin pa kontroll doganor/ Arrestohet 37-vjeçari në Kakavijë

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
150 euro për të kaluar kufirin pa kontroll doganor/ Arrestohet 37-vjeçari në Kakavijë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Një 37-vjeçar u arrestua në Kakavijë pasi ndihmonte persona të ndryshëm të kalonin kufirin me Greqinë pa iu nënshtruar kontrollit doganor.

P.M, merrte 150 euro për çdo rast dhe në herën e fundit ai do ia merrte shqiptares A.V për ta kaluar ilegalisht drejt Greqisë. Policia Kufitare shqiptare dhe kolegët grekë bashkëpunuan për të kapur 37-vjeçarin .

Në fakt ky person përveçse merrej me me transportin e bagazheve merrej dhe me kalimin e paligjshëm të shtetasve që kishin probleme me ligjin ose që nuk lejoheshin të futeshin në Shqipëri ose anasjelltas në Greqi.

Njoftimi i policisë

Kakavijë, Gjirokastër

Policia Kufitare arreston në flagrancë një shtetas i cili kundrejt fitimit ndihmonte shtetasit që kishin probleme për të kaluar kufirin duke mos iu nënshtruar kontrollit në doganën greke të Kakavijës.

Në kuadër të zbatimit të detyrave të përcaktuara në planin e masave të dërguar nga Departamenti për Kufirin dhe Migracionin për rritjen e forcës goditëse ndaj krimeve ndërkufitare me qëllim vënien para përgjegjësisë penale të autorëve, Shërbimet e Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar në Kakavijë në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme, arrestuan në flagrancë shtetasin:

– P. M. vjeç 37, banues në Kakavijë, Gjirokastër, i cili kundrejt fitimit ka ndihmuar një shtetase shqiptare të kalojë kufirin drejt Greqisë. Ky shtetas do i merrte shtetases me iniciale A. V., 150 euro me qëllim që ta kalonte pa iu nënshtruar kontrollit kufitar në tokën greke.

Autori prej disa ditësh mbahej nën vëzhgim nga shërbimet e Policisë Kufitare, pasi disponohej informacion se përveç punës që kryente në transportin e bagazheve, zhvillonte edhe aktivitet kriminal në drejtim të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit duke ndihmuar të kalojnë ilegalisht shtetas të ndryshëm shqiptarë si në hyrje edhe ne dalje në doganën greke të Kakavijës.

Policia Kufitare e Kakavijës ka bashkëpunuar me homologët e saj në tokën greke me qëllim dokumentimin e aktivitetit kriminal të këtij shtetasi.

Veprimet e mëtejshme u kryen nga Specialistët për hetimin e trafiqeve të paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”./FastNewsAlbania

Pas

Një 37-vjeçar kapet në hotel me dy binjake/ Njëra ka ndjenja për të, tjetra e çon në burg

Para

Voltana Ademi mesazh Ramës dhe Lleshajt: Krimit në Shkodër i është lënë fushë e lirë veprimi

Para
Voltana Ademi mesazh Ramës dhe Lleshajt: Krimit në Shkodër i është lënë fushë e lirë veprimi

Voltana Ademi mesazh Ramës dhe Lleshajt: Krimit në Shkodër i është lënë fushë e lirë veprimi

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Connect Albania Forum

Connect Albania Forum

nga Fast News
16:45 | 14/11/2025
0

Eksperti i opozitës analizon buxhetin e Tiranës: Me “shumë koka”, paguan më shumë për stafet sesa për investimet

Eksperti i opozitës analizon buxhetin e Tiranës: Me “shumë koka”, paguan më shumë për stafet sesa për investimet

nga Fast News
12:34 | 14/11/2025
0

Arrestohet fallxhorja, kishte fituar 40 milionë euro, i mashtronte klientet se do gjenin burrë të pasur

Arrestohet fallxhorja, kishte fituar 40 milionë euro, i mashtronte klientet se do gjenin burrë të pasur

nga Fast News
10:30 | 14/11/2025
0

Bashkëpunimi Shqipëri-Itali, ja 10 marrëveshjet që u nënshkruan në Romë

Bashkëpunimi Shqipëri-Itali, ja 10 marrëveshjet që u nënshkruan në Romë

nga Fast News
10:00 | 14/11/2025
0

Recent News

Connect Albania Forum

Connect Albania Forum

16:45 | 14/11/2025
Eksperti i opozitës analizon buxhetin e Tiranës: Me “shumë koka”, paguan më shumë për stafet sesa për investimet

Eksperti i opozitës analizon buxhetin e Tiranës: Me “shumë koka”, paguan më shumë për stafet sesa për investimet

12:34 | 14/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar