Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Tensionet me Turqinë, Greqia “detyrohet” të japë mbështetje pa kushte për Shqipërinë

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Tensionet me Turqinë, Greqia “detyrohet” të japë mbështetje pa kushte për Shqipërinë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Jashtëm i Greqisë ka kërkuar hapjen e negociatave me Shqipërinë sa më shpejt të jetë e mundur, duke theksuar se vendi ynë ka përmbushur të gjitha kushtet.

Gjatë një takimi me ministrin e Jashtëm kroat, Gordan Radman, Nikos Dendias i ofroi Kroacisë ndihmën e Greqisë për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor gjatë presidencës së BE-së. Duke parë tensionet e fundit në rajonin e Mesdheut, një BE e qëndrueshme është në interesin e Greqisë.

“Integrimi i Ballkanit përbën një qëllim strategjik për Greqinë, që nga Samiti i Selanikut, në vitin 2003. Ne jemi të bindur se kjo është mënyra më e mirë për të promovuar paqen, stabilitetin dhe prosperitetin në rajonin tonë”, u shpreh ministri i Jashtëm grek. “Natyrisht, ne mezi presim Samitin e Zagrebit për të marrë dritën jeshile për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, u shpreh Dendias, citon Greece City Times.Sipas Athinës zyrtare, Tirana dhe Shkupi i kanë përmbushur kushtet e kërkuara. “Vendimi për hapjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duhet të merret sa më shpejt të jetë e mundur është e rëndësishme, në mënyrë që të sigurohet vazhdimësia e reformave në të dyja vendet, si dhe stabiliteti në rajon. Sigurisht kushtet e kërkuara janë përmbushur”, u shpreh Dendias.

Pasi foli për marrëdhëniet e Greqisë me Turqinë dhe veprimet e këtij vendi të fundit në Mesdheun Lindor, Dendias tha se “Presidenca Kroate ka një rol të madh në lidhje me marrëdhëniet me Turqinë”, por kjo kërkon diskutim të mëtejshëm.

“Sa i përket kufijve të jashtëm të BE-së, qeveria ime po bën çmos për të krijuar një mënyrë më të mirë për të mbrojtur kufijtë e Bashkimit Europian”, tha ministri i jashtëm grek, por duke marrë parasysh “mjedisin tonë detar, ishujt, afërsia me brigjet e Turqisë, kjo nuk është gjëja më e lehtë”.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Deklarata e ministrit vjen pas një takimi në Bruksel midis kryeministrit grek Qiriakos Mitsotaqis me Presidentin e Këshillit Europian Charles Michel, ku diskutuan për çështjen e negociatave. Në ditët në vijim, Michel do të takohet me të gjithë liderët e vendeve anëtare për të dalë me një propozim përfundimtar për hapjen e negociatave në samitin e Këshillit të BE-së në mars, shkruan Shekulli.

Për Greqinë kushti kryesor për negociatat ka qenë respektimi i të drejtave të minoritetit grek në vendin tonë, duke kërcënuar disa herë me vendosjen e vetos. Por deklarata e fundit e kreut të diplomacisë greke dërgon një sinjal pozitiv se këto mosmarrëveshje duket se po shkojnë drejt zgjidhjes. Në janar të këtij viti, vetë kryeministri Mitsotakis paralajmëroi Shqipërinë se nuk do të ofronte mbështetjen e tij për negociatat për aq kohë sa nuk respektohen të drejtat e minoritetit grek .

Në një dalje publike, ai ritheksoi dhe njëherë se parakusht për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian është minoriteti dhe respektimi i të drejtave. “Ne nuk duam që të mbyllen dyert e BE-së, por posaçërisht për Shqipërinë ka parakushte për respektimin e pakicës greke” tha ai. Mitsotakis i dërgoi madje një mesazh kryeministrit shqiptar Edi Rama “Mesazhi është që ne ju mbështesim, por nuk mund të pranojmë që të drejtat e pakicës greke të mos mbrohen”, tha ai. Por deklarata e fundit e ministrit të jashtëm sinjalizon se është bërë përparim në këtë çështje.

Pas

Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, në vetting javën që vjen (Data)

Para

Junçaj: SPAK-u do t’ua bëjë të vështirë zyrtarëve të përfshihen në korrupsion

Para
Junçaj: SPAK-u do t’ua bëjë të vështirë zyrtarëve të përfshihen në korrupsion

Junçaj: SPAK-u do t'ua bëjë të vështirë zyrtarëve të përfshihen në korrupsion

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Fondet për bujqësinë dhe skenari për ta nxjerrë sektorin nga kriza

Fondet për bujqësinë dhe skenari për ta nxjerrë sektorin nga kriza

nga Fast News
10:52 | 06/04/2026
0

Eksperti i njohur bën llogaritë: Qeveria përfiton mbi 70 mln euro nga rritja e çmimit të naftës

Eksperti i njohur bën llogaritë: Qeveria përfiton mbi 70 mln euro nga rritja e çmimit të naftës

nga Fast News
10:32 | 06/04/2026
0

La mjekësinë për t’u marrë me modën, si u bë Armani një nga markat më të fuqishme ndërkombëtare

La mjekësinë për t’u marrë me modën, si u bë Armani një nga markat më të fuqishme ndërkombëtare

nga Fast News
10:24 | 06/04/2026
0

Naftë e shtrenjtë, por importi i makinave arriti rekord historik në mars; 3-fishohen dhe elektriket

Naftë e shtrenjtë, por importi i makinave arriti rekord historik në mars; 3-fishohen dhe elektriket

nga Fast News
10:15 | 06/04/2026
0

Recent News

Fondet për bujqësinë dhe skenari për ta nxjerrë sektorin nga kriza

Fondet për bujqësinë dhe skenari për ta nxjerrë sektorin nga kriza

10:52 | 06/04/2026
Eksperti i njohur bën llogaritë: Qeveria përfiton mbi 70 mln euro nga rritja e çmimit të naftës

Eksperti i njohur bën llogaritë: Qeveria përfiton mbi 70 mln euro nga rritja e çmimit të naftës

10:32 | 06/04/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora