Ngritja e Skuadres se Posacme Anti-Korrupsioni (SPAK) ne ditet e fundit te 2019-teams perben padyshim nje rreze shprese per qytetaret shqiptare se kultura e pandeshkueshmerise e tri dekdave te fundit do te filloje te marre fund dhe keshtu qeverisja do te mbeshtetet ne zbatimin korrekt te ligjeve ne fuqi.
Nderkaq ne shtypin e diteve te para te 2020-tes qytetaret jane informuar mbi fillimin e veprimtarise se SPAK duke perfshire edhe njoftimin se qytetaret mund te bejne online denoncimet e tyre prane ketij institucioni. Mirepo ketu lindin disa pikepyetje qe lidhen me ngjashmerine e kesaj thirrjeje me platformen e diskutueshme te bashkeqeverisjes apo “te qeverisjes me qytetaret” si dhe me bazueshmerine ligjore te kesaj thirrjeje publike ne thelb populiste…
Cilido qytetar ne te drejte mund te pyese: a nuk i mjaftojne SPAK-ur ato qindra dosje dhe denoncime prej mijera faqesh te Kontrollit te Larte te Shtetit (KLSh) te mbledhura ne vite? Nese flitet per abuzimet e zyrtareve te gjitha niveleve, ne keto raporte gjendet informacion i detajuar dhe gjysem i gatshem per hetim, kuptohet nese ekziston vullneti politik per ta ndermarre kete proces.
Per me teper qe gjate kater-pese viteve te fundit KLSH ka raportuar edhe periodikisht si dhe ka depozituar drejtperdrejt ne organin e akuzes qindra dosje me material informues rreth abuzimeve te konstatuara ne ushtrimin e buxhetit te shtetit, ne menaxhimin e fondeve te projekteve apo te pasurive natyrore te vendit. Ne keto raporte gjendet informacion kolosal dhe i perpunuar deri ne hollesi edhe per ceshtje sensitive per publikun dhe qe perfshijne psh kontratat koncesionare me risk zero per klientet e qeverise dhe te dyshuara gjeresisht per formen me te larte te korrupsioni: korrupsioni politik, dmth qe lidhet me ushtrimin e pushtetit.
Eshte pikerisht ku lloj korrupsioni burimi kryesor i deformimit te vullnetit politik te qytetareve, i depertimit te elementeve kriminale ne administraten shteterore dhe institucionet perfaqesuese si partite politike te shnderruara ne grupe interesi, ne Kuvendin e Shqipërisë, etj. Nuk po flas ketu per akuzat e panumerta publike te opozites dje dhe sot, mbi bazen e te cilave mund te operojne disa vjet Prokuroria e Republikes dhe vete Prokuroria e posacme (SPAK) ne permbushjen e detyrave te tyre ligjore.
E ne kete atmosfere shprese gati te venitur mbi suksesin imagjinar te reformes ne drejtesi, vjen thirrja publike e SPAK per denoncimin e korrupsionit te zyrtareve te larte te shtetit (?!)
Personalisht bej pjese nder ata qytetare te ketij vendi qe besojne te shteti i se drejtes, dmth te shteti qe duhet te qeveriset me Kushtetuten dhe me ligjet ne zbatim te saj, te sherbimet publike te mbeshtetura ne taksat dhe jo ne populizmin e cfaredo modeli duke perfshire edhe kete kopje te bashkeqeverisjes.
Kjo mbasi ekziston rreziku qe, me shume se mbledh informacion/prova te besueshme ne dobi te hetimit te korrupsionit, nxit shqiptaret kunder njeri tjetrit, ushqen urrejtjen dhe mosbesimin e publikut ndaj institucioneve te shtetit dhe favorizon ndeshkimin partiak te individeve qe shfaqin sadopak personalitet profesional apo njerezor ne kryerjen e detyrave shteterore. Dmth qe te kete sukses reforma ne drejtesi SPAK dhe strukturat e tjera qe jane ne krijim e siper duhet “te bashkeqeverisin” me ligjin dhe mbi bazen e ligjit, duke e zbatuar ate njelloj si per zyrtaret e larte dhe politikanet, ashtu edhe per fukarenjte qe kane mbushur burgjet e vendit.
Te mos harrojme edhe se kjo ftese publike, mbasi eshte miratuar nga maxhoranca ligji anti-kushtetues I njohur si “ligji anti-shpifje”, tingellon joserioze dhe pa kuptim, prandaj mendoj se duhet hequr dore prej saj sepse eshte kunderproduktive. Aq me teper qe te dhenat personale jane te mbrojtura me ligj te posacem dhe cilido qytetar qe disponon dokumente a prova mbi abuzimin e zyrtareve dhe politikaneve i ka te gjithe mundesite ligjore dhe institucionale te denoncoje sipas ligjeve ne fuqi.