• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Shqiptarët rrisin shpenzimet për tu mbrojtur nga sëmundjet, ja qyteti që nuk kursen kur vjen puna te shëndeti

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Shqiptarët rrisin shpenzimet për tu mbrojtur nga sëmundjet, ja qyteti që nuk kursen kur vjen puna te shëndeti
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Gjatë vitit 2018 shqiptarët kanë rritur shpenzimet ndaj shëndetit, duke vërtetuar se barra e sëmundjeve po ndikon edhe në strukturën e buxhetit të familjeve.

Të dhënat nga INSTAT tregojnë se sëmundjet janë rritur në popullatë dhe kjo është reflektuar edhe te shpenzimet e familjeve shqiptare.  Sipas Anketës së Buxhetit të Familjes, shpenzimet për shëndet u rritën nga 3.9% e totalit të shpenzimeve të familjes në 4.2% të totalit.

Edhe për vitin 2018, qarku i Fierit mbante rekord për sa i përket këtyre shpenzimeve, ku rreth 6% të totalit shkonin për shëndetin. Në krahasim me një vit më parë fierakët rritën shpenzimet me 0.9 pikë përqindje.

Pas Fierit, shpenzimet më të larta janë regjistruar në Kukës dhe Shkodër, me përkatësisht 5.2% dhe 4.9%.  Në qarkun e Kukësit shpenzimet ndaj shëndetit janë rritur më shumë se dyfish. Kjo ishte rritja më e madhe për vitin 2018.

Edhe në Qarkun e Tiranës dhe Beratit, shpenzimet ndaj shëndetit janë regjistruar më të larta se mesatarja kombëtare. Në Tiranë shpenzimet ndaj shëndetit ishin 4.3% e totalit, të cilat shënuan gjithashtu rritje në raport me një vit më parë. Ndërsa në Berat shpenzimet ndaj shëndetit u regjistruan 4.2%.

Në anën tjetër shpenzimet më të ulëta ndaj shëndetit kanë qenë në qarkun e Elbasanit. Sipas të dhënave të publikuara nga Anketa e Buxhetit të Familjes një familje nga Elbasani shpenzon mesatarisht për shëndetin 3.1% të totalit të shpenzimeve.

Shpenzimet kanë qenë të ulëta edhe në qarkun e Korçës dhe Durrësit, ku kishin të njëjtën peshë prej 3.5%. Me një diferencë të vogël edhe shpenzimet në Vlorë dhe Lezhë ishin sa 3.6% e totalit, ndjekur nga Dibra me një peshë prej 3.7%.

Dibra, gjithashtu, ishte një nga qarqet ku pesha e shpenzime shënoi rritje me gati 1.6 pikë, nga 2.1% në 3.7%.

Në qarkun e Gjirokastrës, ndonëse prej kohësh po përjeton plakjen e popullsisë me ritme të shpejta, shpenzimet ndaj shëndetit janë më të ulëta se mesatarja e vendit, të cilat ishin sa 3.9%.

Anketa e Buxhetit të Familjes është një vrojtim statistikor që kryhet pranë njësive ekonomike familjare (NjEF) dhe jep një panoramë të situatës socio-ekonomike të NjEF në Shqipëri. Anketa e Buxhetit të Familjes 2018 u krye nga INSTAT përgjatë gjithë vitit, me një kampion prej 9.384 NjEF. Në përfundim të vrojtimit u intervistuan rreth 7.559 NjEF të shpërndara në mënyrë uniforme në të gjithë territorin e Shqipërisë./ Monitor

Pas

Biznesmen i njohur karburanti, kush është 47-vjeçari që u vra në Tropojë (FOTO)

Para

Parandalohet krimi/ Tmerroi klientët duke hyrë me kallash në lokal, arrestohet i riu nga Durrësi

Para
Parandalohet krimi/ Tmerroi klientët duke hyrë me kallash në lokal, arrestohet i riu nga Durrësi

Parandalohet krimi/ Tmerroi klientët duke hyrë me kallash në lokal, arrestohet i riu nga Durrësi

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Sherifi ka mbërritur në qytet

Sherifi ka mbërritur në qytet

nga Fast News
13:58 | 08/11/2025
0

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

nga Fast News
12:45 | 08/11/2025
0

Si ta fitoni besimin e bashkëbiseduesit, 8 këshilla

Si ta fitoni besimin e bashkëbiseduesit, 8 këshilla

nga Fast News
12:15 | 08/11/2025
0

“1 miliardë euro për shëndetësinë”, Rama tregon se cfarë do të bëjë për të sëmurët me kancer, mjekët dhe infermierët

“1 miliardë euro për shëndetësinë”, Rama tregon se cfarë do të bëjë për të sëmurët me kancer, mjekët dhe infermierët

nga Fast News
11:55 | 08/11/2025
0

Recent News

Sherifi ka mbërritur në qytet

Sherifi ka mbërritur në qytet

13:58 | 08/11/2025
Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

12:45 | 08/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar