Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Sesioni i ri Parlamentar/ Nga ligji anti-KÇK, te shkarkimi Presidentit, Reforma Zgjedhore…

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Sesioni i ri Parlamentar/ Nga ligji anti-KÇK, te shkarkimi Presidentit, Reforma Zgjedhore…
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Më 20 janar nis sesioni i ri parlamentar. Deputetët, gjatë këtij sesioni do të diskutojnë si dhe miratojnë paketa të rëndësishme legjislative ku një prej tyre është dhe paketa ligjore anti-KÇK e cila është një ndër prioritetet e mazhorancës socialiste.

Diskutimi në komisionet parlamentare të draftit të qeverisë për të luftuar atë pjesë të njerëzve të drejtësisë, gjyqtarë e prokurorë që ende nuk e kanë kaluar Vettingun, por edhe anëtarët e organizatave kriminele, do të jetë ndër të parat që do shqyrtohet në komisionet parlamentare. Më 25 nëntor, në prezantimin e projektligjit, kryeministri Edi Rama cilësoi KÇK-në si një organizatë kriminale, kancerin e sistemit të drejtësisë. Madje, Rama urdhëroi që të gjithë deputetët e PS-së ta votojnë ligjin, përndryshe do përjashtohen nga grupi parlamentar.

Parlamenti, me nisjen e sesionit të ri, do duhet të votojë edhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, pasi më 26 dhjetor ka marrë nga KED listën e kandidatëve, që përbëhet nga Artur Metani, Sokol Stojani, Joana Asimi Sorraj, Eris Hysi dhe Lindita Troja.

Komisioni i Reformës Zgjedhore do vijojë punën e lënë përgjysmë, me qëllimin për kalimin sa më parë të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Për Reformën Zgjedhore ndërkohë po punojnë edhe partitë e opozitës jashtëparlamentare.

Kryeministri Edi Rama gjatë vjeshtës së kaluar kishte deklaruar prerë se faza e parë e Reformës Zgjedhore do kalonte në Parlament në fund të dhjetorit. Gjë që nuk ndodhi. E në këto kushte deputetët do duhet të kalojnë ndryshimet e bazuar kryesisht në rekomandimet e OSBE/ODIHR. Faza e dytë e Reformës Zgjedhore, sipas mazhorancës, i takon çështjeve me karakter politik, siç është ndryshimi i sistemit zgjedhor, i kërkuar me ngulm nga deputetët e opozitës parlamentare.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Edhe pse jashtë Parlamentit, opozita e bashkuar ka intensifikuar punën mbi përgatitjen e draftit të saj për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Edhe pse mazhoranca i ka lënë në dispozicion një vend në komisionin parlamentar të Reformës Zgjedhore, pikëpyetja ngrihet nëse opozita jashtëparlamentar do e shfrytëzojë këtë mekanizëm apo do kërkojë mundësi tjetër.

Ky vit politik ka rëndësi edhe mbi fatin e mandatit të Presidentit të Republikës, Ilir Meta, i cili është nën hetim parlamentar. Ndërkohë, pritet të shihet edhe qëndrimi i Kreut të Shtetit në raport me situatën e krijuar në tre bashki, Shkodër, Durrës dhe Vorë, të cilat kanë mbetur pa kryetar.

Me kërkesë të mazhorancës, Kuvendi ngriti komisionin hetimor parlamentar për verifikimin e ligjshmërisë së vendimit të Presidentit të Republikës, Ilir Meta, për anulimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. Në fund të dhjetorit të kaluar, po me kërkesë të socialistëve komisionit hetimor iu shtua edhe një tjetër objekt hetimi, “kontrolli i ligjshmërisë së vendimeve të Presidentit për emërimin e anëtareve të reja në Gjykatën Kushtetuese”.

Por, këto lëvizje të mazhorancës për Presidentin Meta janë tërësisht antiligjore dhe synojnë kapjen e të vetmit institucion të lirë, atë të Presidencës. Si reagim, Ilir Meta deklaroi në nëntor se për të mbrojtur Kushtetutën do t’i drejtohej popullit për referendum.

Ilir Meta ka në dorë edhe zgjidhjen e ngërçit të krijuar në bashkitë Shkodër, Durrës e Vorë, të cilat aktualisht janë pa kryetarë. Kushtetuta sanksionon se vetëm Presidenti i Republikës ka të drejtën e dekretimit të datës së zgjedhjeve.

Nën shenjën e këtyre zhvillimeve të pritshme, që nisin me acarin e janarit, viti politik parashikohet të jetë i nxehtë.

 

 

Pas

Australi, 183 persona arrestohen për zjarrvënie, ja sa vite burg rrezikojnë

Para

Mblidhen 50 mijë firma për sistemin proporcional, Rudina Hajdari pro ndryshimit

Para
Mblidhen 50 mijë firma për sistemin proporcional, Rudina Hajdari pro ndryshimit

Mblidhen 50 mijë firma për sistemin proporcional, Rudina Hajdari pro ndryshimit

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Gjykata Kushtetuese: Mbyllja e TikTok cenoi lirinë e shprehjes

Gjykata Kushtetuese: Mbyllja e TikTok cenoi lirinë e shprehjes

nga Fast News
16:21 | 11/03/2026
0

Ulet çmimi i naftës 5 lekë për litër, arrin 193 në pikat e pakicës në Tiranë

Ulet çmimi i naftës 5 lekë për litër, arrin 193 në pikat e pakicës në Tiranë

nga Fast News
16:06 | 11/03/2026
0

Dita e Verës në Tiranë, devijohet trafiku për 2 ditë

Dita e Verës në Tiranë, devijohet trafiku për 2 ditë

nga Fast News
16:01 | 11/03/2026
0

Rritja e çmimit të karburanteve, ministrja Ibrahimaj: Po monitorojmë çdo ditë tregun

Rritja e çmimit të karburanteve, ministrja Ibrahimaj: Po monitorojmë çdo ditë tregun

nga Fast News
14:58 | 11/03/2026
0

Recent News

Gjykata Kushtetuese: Mbyllja e TikTok cenoi lirinë e shprehjes

Gjykata Kushtetuese: Mbyllja e TikTok cenoi lirinë e shprehjes

16:21 | 11/03/2026
Ulet çmimi i naftës 5 lekë për litër, arrin 193 në pikat e pakicës në Tiranë

Ulet çmimi i naftës 5 lekë për litër, arrin 193 në pikat e pakicës në Tiranë

16:06 | 11/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora